Mendime
Albert Zholi: “Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha
E marte, 31.01.2023, 07:16 PM
“Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”
“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish-
diktatorit, Enver Hoxha
-
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tashmë e ka deklasifikuar plotësisht
informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial.
Sapo
erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë.
-Pak
ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane,
Velleda Lucia Costa.
-Në
shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal
Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.
-Shtëpia
ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga
Berati.
Përgatiti
për botim: Albert Z. ZHOLI
“Vila
nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do
të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar pardje, dhe
rtsh.al, sjell detaje lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë
e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth
kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe "Sekret Shetëror”. Komisioni i
Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret
shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë
e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31”
si “Konfidencial”. Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën
përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel
klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret
shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e
informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.
Arsyet
Arsyet
për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të
ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e
kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet
nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur
dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar. Në vijim të shkresës së
sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë
së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime
të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në
mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të
gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila
nr. 31”. Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të
ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në
funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj.,
nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në
funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën
e krijimtarisë artistike për vendin tonë.
Dokumenti
“Implementimi
i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës
Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial,
por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti
“Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”,
përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të
prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila
nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit
të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga
rtsh.al. Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht
edhe DSIK-së.
Çfarë është “Vila nr.
31” dhe pse mori këtë emër?
Kur
bëhet fjalë për ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha, ende publiku në ditët tona
i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”. Pavarësisht se kuptimi i këtij
numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi,
prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të
partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e
Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në
kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga
MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e
Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.
Ndërtesa e ish- vilës së
Hoxhës
Vila
ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i
periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj,
deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i
rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën
e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë
mister në kohën e diktaturës komuniste.
Historia
Sapo
erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më
vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda
Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte
pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Shtëpia ku u vendos diktatori
ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më
9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio
Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi
shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar
marrëveshjen e datës 9.1.1940. Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontratë
qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim
zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e
shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan
Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça. Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua
dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të
vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Hamit
Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2 mars 1948. Pasi Koçi Xoxe u
largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të
dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë
shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.
Arkitektura
Vila
e parë që ngjan të jetë një shtëpi me arkitekturë të viteve 30 ku gjithçka ka
një hije njerëzore. Pjesa tjetër është një ndërtim socialist me cepa, strukturë
të rëndë dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Ka të dhëna gojore se
cepi i fundëm i ndërtuar me arkitekturë të re, por...Diktatorët ikin popujt studiojnë historinë!