Mendime
Gjergj Kabashi: Čubrilović – “Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”
E marte, 31.01.2023, 07:59 PM
Vaso Čubrilović: “Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”. A ka nisur të thyhet tashmë…?
Nga
Gjergj Kabashi
“Shtyllën
kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”
Vaso
Čubrilović, anëtar i SANU (Akademia e Artit dhe Shkencave të Serbisë), person
që gjithë jetën ka punuar për shkatërrimin e plotë të popullit shqiptar.
Siç
e shohim për ditë ne që kemi sy me pa e vesh me dëgjuar, atë “shtyllë” po e
then për çdo ditë.
A
nuk është thurje e këtij kurrizi kur i pari i një komuniteti fetar që e
vlrësojnë më të madhin në vend, hero kombëtar (bazuar në fe) e ka Sulltan
Muratin, kriminelin ndër më të medhenjt e njerëzimit?
A
nuk është islamizmi politik thyreje e kësaj “shtylle kurrizore”?
A
nuk është shkuarja në ISIS për “ta mbrojtur” Tokën e Shamit dhe Levantin në
Siri dhe Irak dhe rënia “shehid” e aq shumë “arnautëve” atje, po ashtu?!
A
nuk është ndarja e popullit në bazë të përkatësisë religjioze, madje edhe nga
“udhëheqësit tonë”?!
A
nuk është ndërtimi dhe meremetimi i kaq shumë xhamive …, thyerje e “shtyllës
kurrizore…?
E
gjithë kjo është planifikuar për të na vrarë me Islam dhe që në fund ta vrasim
vetën me “dorën tonë” dhe të armiqësohmi për interesa jo-shqiptare të huaja që
e duan dhe e kanë si synim zhbërjen tonë kombëtare shqiptare.
Që
serbët të vijnë në “pelegrinazh” në objektet kulturore-religjioze e historike
të vendit tonë, në këtë pjesë të Dardanisë sonë historike, ndërsa “arnauti” i
vetvrarë me islam të shkojë “për pelegrinazh”, larg, shumë larg tokës së vet,
në Mekë e Medinë?!…
Prandaj,
Serbia ka me u njohur në histori si roja më e madhe e islamit ndër shqiptarët,
që formalisht i kanë takuar kësaj feje. Do të mbahet në mend se është
themeluesja e “Velika Medresa Krala Aleksandra” në Shkup, në vitin 1937
(Medreseja e Madhe Mbreti Aleksander), një medresë që i ka shkolluar spiunët të
fshehur pas imamëve me shkollim të mesëm, (myezinve) dhe për fillesën e hershme
për themelimin e Medresës “Alaudin” në Prishtinë, që duhej të shkollonte kuadro
fetarë në kohën kur pas LDB Tito e Rankoviqi nuk lejonin asnjë shkollë fillore e
të mesme në gjuhën shqipe.
Nga
synimi për pastrimin etnik të shqiptarëve nuk ka hequr dorë gjithë jetën e tij.
Për ironinë e fatit, shpërblimin jetësor ia jep Sinan Hasani, kur ishte kryetar
i Jugosllavisë pas vdekjes së Titos. Ka qenë pjesëmarrës në atentatin ndaj
Franc Ferdinandit me 28 korrik 1914 si anëtar i organizatës serbomadhe “Mlada
Bosnja” (Bosnja e Re), që shërbeu si shkas i shpërthimit të Luftês së Parë
Botërore në vitin 1914.
Fotoja
si djalosh të ri e paraqet Vaso Čubriloviq-in në kohën e atentatit.
Edhe
islamizimi dhe xhamizimi i paimagjinueshëm i Kosovës dhe mbarë shqiptarisë pas
çlirimit të Kosovës në pjesën e dytë të Qershorit 1999 e deri sot, (900 xhami u
ndertuan pa i pyetur shqiptarët dhe edhe 300 të tjera priten të ndërtohen) flet
se ideja e
Vaso
Čubrilović-it për të na vrarë me islam, po funksionon dhe është duke shkuar me
sukses të madh përpara, aq me sukses sa tashmë nga fabrikat “për prodhimin e
turqve” për ditë e më shumë po mbijnë si këpurdhat pas shiut Vaso Čubrilović-et
e rinj nga radhët e “arnautëve”.
Po
të kishte mundësi të ngritej nga varri, Vaso Čubriloviq do të ishte tejet i
lumtur dhe befasuar që projekti i tij jetësor dhe i çdo serbomadhi , tashmë po
zbatohet jo nga serbët si dikur, por nga “shqiptarët” (arnautët) e përpunuar
për të qenë turkomëdhenj-panislamist nëpër “xhamitë tona” , të ndërtuara e
meremetuara nga Turqia neoosmane, në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë për
krijimin e Njeriut të Ri “Arnaut”.
Gjithçka
duron antishqiptarizmi, përpos shqiptarizmit!
Mund
të jetë një imazh i 1 person
Vaso
Çubrilloviq 1897 – 1990
Çubrilloviq
ka qenë pjesëmarrës në atentatin ndaj Franc Ferdinandit në Sarajevë, në vitin
1914. Qysh dihet vrasja e trashëgimtarit të fronit austrohungarez është kryer
për motive hakmarrëse, për shkak të
mbështetjes që Austrohungaria në atë kohë i pati dhënë krijimit të shtetit
shqiptar. Pas këtij atentati, qysh dihet nga historia, shpërtheu Lufta e Parë
Botërore.
*
Vaso
Çubriloviq, (SANU) Akademik serb që gjithë jetën e tij ka punuar për shfarosjen
e shqiptarëve:
Mendimi
i plotë.
«Ne
serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët dhe nëse duhet të ngremë
kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në
territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota,
duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.
Që
ILIRET DARDAN të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë,
t’ua nxijmë jetën!
Të
arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane
dhe t’ua vrasim krenarinë ilire, t’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë
emrat, t’ua njollosim emblemat dhe që t’ua fshijme simbolet e lashta ilire,
duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre,
njëkohesisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta përvetsojmë ne.
Shqiptarët
duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë
njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo platformë
duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e
vetme e shtetit tonë!
Mos harroni se mosqenia e Shqiptarëve është vet egzistenca e kombit Serb.”
Tu
ka ulë kambkryq bythziu i Stamollit dhe po kqyrë kush ash e kush s’asht me te.
Tuj ta religjiozizu jetën me investimet e pafundme religjioze, ka arritur të
krijoi edhe struktura të sigurisë së vet në vendin e popullin që e banon
Gadishullin Ilirik, i cili s’ka qenë kurrë i tij.
Krijesat
turkoshake-panislamike, po thonë se “Islami na bashkon”, apo jo?
“Na
bashkon” me ujgurin në Kinë, malajzezin, dagestanasin, çeçenin,
azerbejxhanasin, palestinezin, marokenin, algjerianin, libianin, somalezin
etj?!
Nëse
dikush habitet e më pyet se vallë kush qenkan këto struktura të sigurisë, i
them se një ndër to janë edhe këta që na raportojnë për mosrespektimin e
“standardeve”…?!
Janë
dishepujt mendor të “xhamive tona” që na i meremeton e ndërton gratis Turqia!
Gratis,
si për “vëlla!”
Këta
janë nxënësut e Vasa Çubriloviqit dhe çubriloviqve të pa fund.
Me
një fjalë: Janë “çetnikët tonē!”.
Dikur
patëm pësuar për “fajin turk” , për shkak të asimilimit me islam …
Atëhere
për ta pshtue bythen e vet , teksa tërhiqej te Gryka e Bosforit, “vëllau turk”
i ka dhënë hapësirat e pafundme të popullit shqiptar tek fqinjt “kaurr”, vetëm
se “të kishte e donte si vëlla!”
Kësaj
radhe ma shlyen krejtësisht komentin në shkrimin e document.no , Turqia me
këshilla të reja udhëtimi për SHBA dhe Europën
Tyrkia
med nytt reiseråd for USA og Europa – Document
E
kishin shlyer krejt komentin, gjë që s’kisha mundesi ta shihja une qysh ndodhte
përpara.
Komenti
im panturqve u kishte djeg shumë, sidomos pyetja ime e thjeshtë, që ua kisha
drejtuar shqiptarëve:
*
Pse mbi 70 minoritete të Turqisë detyrimisht duhet të jenë vetëm turq?
*
Pse Greqia multietnike duhet të jetë vetëm greke?
dhe
*
Pse Serbia me aq shumë minoritete duhet të jetë vetëm serbe?
Dhe:
Pse Shqipëria me 96 % shqiptarë dhe Kosova me 92 % shqiptarë, duhet të jenë me
çdo kusht multietnike, madje kësaj të fundit po tentohet ti imponohet
asociacioni njëetnike për serbët , që janë vetëm 4 % të banorëve të Kosovës?
Në
atë shkrim në fb e kisha tërhequr vërejtjen, pothuaj duke klithur, se nuk duhet
të lejojmë në asnjë mënyrë që të keqpërdoremi nga ana e Turqisë për zënkat dhe
ngatërresat e saja me Europën dhe botën për islamin, se Islami e as Kurani
(edhe kur ia vë flakën dikush) , nuk e kanë asnjë domethënje përpara
përkatësisë sonë si shqiptar, përpara identitetit tonë kombëtar, përpara gjuhës
sonë të shenjtë, heronjve të kombit tonë. Kurani është vetëm një libër i
mbamendjes botërore, qysh janë Bibla e mëhershme, Talmudi, qysh janë Vedat e
lashta dhe e gjithë ajo literaturë që na e kujton “fëmijërinë njerëzore”. Andaj
reagimi i politikanit Behxhet Pacolli që i kishte dalur “në mbrojtje” Turqisë,
është një reagim jonjerëzor dhe me pasoja të rënda për shqiptarizmin pasi vet
investimet e pafundme të Turqisë neoosmane e kanë si qëllim parësor që të
prekun në ndërgjegjen dhe natyrën e kombit shqiptar, në mënyrë që si popul
“mysliman” të bëhemi pjesë e ngacmimeve e ngatërresave gjeostrategjike të
politikës panislamike të Turqisë.
Ne
jemi vetëm Shqiptarë andaj problemet dhe politikat fetariste të askujt s’kanë
pse të na interesojnë.
Kisha
shkruar për asimilimin tonë me islam dhe xhami (900 i ndërtuan e 300 kanë në
plan t’i ndërtojnë!) si dhe e kisha vënë në pah verbërinë tonë të
paimagjinueshme, vdekjen tonë për së gjalli, përderisa shihet qartë se duan të
na shkatërrojnë si komb.
*
Për
vetën time jo që nuk më interesojnë “standardet” e atyre që e shkatërrojnë
tokën dhe popullin që i përkas, por nuk do të ndalem kurrë ndaj këtij
antishqiptarizmi, deri në çastin e fundit të jetës.
PS!
Nëse nuk shohim sot se
çka është duke na ndodhur, atëhere kur do të shohim ne?