Mendime
Idriz Zeqiraj: Të vihet pika mbi "i"
E marte, 31.01.2023, 07:54 PM
TË
VIHET PIKA MBI "i"
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Shumësia
e medieve, mirë të paguara nga banda e bashkuar PAN, janë në një sulm frontal,
kundër Qeverisë Kurti, pozitës aktuale. Njëri nga eksponentët e PAN-it,
deklaroi se "Lëvizja Vetëvendosje është
një shtëpi budallë!" Dhe, si në "kor bretkocash", horrakët
PAN-istë, e përsërisin, si refren koral. Zhurmim të shtuar, këtij sllogani, i
japin horrakët analistë, më saktë, banalistë.
Zakonisht,
paneli debatues është "etnikisht i pastër", lehaqenër të paguar, që
vetëm shpifin, nxijnë Kurtin me qeverinë e tij. Por, rastisë të jetë një i
VV-së dhe shumë rrallë dy. Moderatorët provokojnë me pyetje, por, nuk
ndërhyjnë, kur debati zjarrmon me etiketime fyese e shpifje monstrume për
pozitën aktuale.
Slloganit
se "LVV është një shtëpi budallë", LVV i përgjigjet me slloganin e
saj se Pronto mafia, përkatësisht, "PAN-i janë një shtëpi hajnash,
kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh".
Për
ta saktësuar se kush nga palët kundërthënëse, në konflikt, ka të drejtë dhe
kush i gabuar, ka ardhur koha "të vihet pika mbi "i". Dhe, kjo
është fare e thjeshtë: Të organizohen sondazhe serike, kombëtare dhe
ndërkombëtare, të përkufizuara në dy pyetjet vijuese:
1)
Cila nga akuzat qëndron: "LVV është një shtëpi budallë", akuzë e
bandës PAN apo "PAN-i është një shtëpi hajnash, kontrabandistësh,
kriminelësh, tradhtarësh" - akuzë e LVV për Pronto mafinë - PAN?
2)
Kush e shkatërroi, realisht, Kosovën, duke e vënë në pikëpyetje edhe
ekzistencën faktike të shtetit të Kosovës? Pozita aktuale apo opozita e sotme?
Një
anketim, një sondazh masiv e serioz, do ta "vinte pikën mbi "i",
duke dëshmuar se kush ka të drejtë nga palët kundërthënëse, përkatësisht, cili
nga dy slloganet gëzon qytetarinë e së vërtetës? Dhe, kjo provë do të vlente më
shumë se sa mijëra debate tendeciozë të qëllimshme e, tërësisht,
dizinformative, për qëllime të ulëta politike dhe elektorale.
Lë
të shpresojmë se ende ka gazetarë dhe medie, që duhet të kriojnë një standard
të ri, për ta luftuar gënjeshrën, duke e vënë përballë të së vërtetës.
Pas
përgjigjës publike, në këto dy pyetje, si bazë për të zbuluar të vërtetën, nga
këto dy palë kundërthënëse, përkatësisht, LVV apo Pronto mafia - PAN, edhe pse
është - një e fshehtë publike -, këndellja e opinionit gjithë shqiptarë dhe më
gjerë, do të ishte plotore dhe gjërat do të ndryshonin, duke u angazhuar të
gjthë shqiptarët, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.
Urojmë
për mirëkuptim dhe veprim të të gjithë atyre, të cilët Kosovën e duan me mendje
e zemër!