Mendime
Hasan Hasanramaj: Kundër atyre që serish po i rrezikojnë trojet tona stërgjyshore
E merkure, 07.06.2023, 06:26 PM
Në Kosovë urgjentisht kërkohet nga shqiptaret e të gjitha partive të lidhemi me besa-besën
Kundër
atyre që serish po i rrezikojnë trojet tona stërgjyshore...
Është
detyrë e shenjtë e shqiptarëve e të gjitha moshave në Kosovë që në këto momente
të vështira të lidhemi fortë me besa- besën për mbrojtjen e interesave
kombëtare. Andaj kërkohet nga të gjitha forcat në Kosovë që bashkërisht me
aksione mirë të organizuara dhe ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare ne krye me
SHB ti realizojmë në jetë dhe vepër të gjitha të mirat që shkojnë në interes të
Kosovës dhe qytetareve të saj
Nga
Hasan Hasanramaj
Maltretimet fizike, duke na burgosur, duke na vrarë, duke
na djegur e shkumuar, duke na plaçkitur, duke na shkatërrua e shkrumbua
gjithçka, duke na burgosu nëpër kazamatë, duke i zhvendos nga trojet tona
stërgjyshore e shume te zeza te tjera gjatë njëqind e dyzet e pesë vjetëve të
kaluara. Për befasi të gjitha këto barbari të papara nga forcat e armikut
shekullor po tentohet të përsëriten edhe sot kundër shqiptareve në Kosovë. Për
befasi të gjitha këto zeza që i përjetuan i
harruam tmerret, vuajtjet që i përjetuan duke ecur këmbë nëpër
shi,nëpër borë, nëpër baltë,neper të ftohtë, pa bukë pa ujë- nëpër Bjeshkët e
Nemuna, të Sharit,të Rugovës, të
Drenicës e regjioneve tjera anë e këndë Kosovës, në të cilat shumica prej nesh,
në ato momente të vështira u kacafytem me jetën apo vdekjen?!... Të
gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe
muaj duhet t’i përkujtojmë dhe të vijmë
deri të përfundimi së për momentin nuk pajtohem me gjendjen e krijuar, nuk mund
të pajtohem me realitetin e hidhur gjatë njëqind e dyzet e pesë viteve të
kaluara, e sidomos në vitet e fundit për rrethanat tepër të favorshme për
kurorëzimin e aspiratave tona shekullore në momentet më të duhura për të gjithë
ne dalin në skenën në Kosovë e më larg...
Andaj, nga vuajtjet dhe dhimbjet të ne shqiptaret në Kosovë e vende të
tjera përjetuam gjatë njëqind e dyzet e pesë vite radhazi sot këto skenat më tmerruese po tentohet të
përsëriten, për çka më në fund të gjithë ne qytetaret e Kosovës duhet ta vejmë
gishtin në kokë dhe të mendojmë mirë në një anë, kurse në anën tjetër duhet të
marrim mësim dhe mos të lejojmë që për nderë të eshtrave të gjysheve dhe
stërgjysheve tonë të behëm ata që nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë?!...
Është
detyrë e shenjtë e ne shqiptarëve e të gjitha moshave që në Kosovë në këto momente të vështira- më
në fund të lidhemi fortë me besa- besë kundër interesave të gjithë atyre që në këto momente serish
po tentojnë me çdo kusht ta vlerësojnë
sakrificën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe liderëve të saj të mirënjohur.
Andaj
në këto momente kritike nga ne te gjitha forcave pa marre parasysh të cilave
partive u takojmë të bashkohem në
mbrojtjen e Kosovës nga rreziqe që po na
kërcënohet çdo ditët na forcat e Serbisë të përkrahura nga ato të Rusisë
dhe Kinës. Ky unitet që po kërkohet të përfilljet në jete dhe vepër nuk po shihet së është në rrugë të
mbarë. E kjo m së miri po shihe në Seancat e Parlamentit të Kosovës dhe në disa
Redaksi të TV. Pra shqiptar mos e harroni thinjë historike:” “Përçaje,Sulmoje
dhe në fund sundoje”. Si po duket këto dy thënie te par përçaj dhe sulmoje.
Qysh po shihet me kundërshtimet që po paraqitem kundër njeri tjetrit nuk jemi
unik?! Për këto dobësi tona këto ditë
keqas pësuan forcat e KFORIT dhe gazetaret. Shqiptar vene gishtin në
kokë dhe mendoni mire së në këto momente kritike, kur forcat e pushtuesit
shekullor janë në kufi me Kosovën - çka duhet ne shqiptaret me bë dhe si duhet
të sillemi ndaj njeri tjetrit. Andaj, mirëbesim, respekti, unitet dhe të gjitha
të mirat tjera të gjithë neve do të përshpejtonte procesin për implementimin
dhe angazhimin e Bashkësisë ndërkombëtare për të na ndihmua në tejkalimin rreziqeve që çdo ditë po na
kanosen nga forcat e armiket shekullor.
Këto janë çështje të cilat në këtë
momente vështira duhet t të kërkojmë shtrijeni
dorës të ndihmës Ndërkombëtaret në
krye me SHBA. Ne në fund të këtij shkrimi po kërkojmë nga shqiptareve Kosovës
që në këto momente të vështir- pa marre parasysh te cilave partive u takojmë të
bashkohen një për të gjithë, të gjithë për një në tejkalimi e këtyre
vështirësive cilat do të ndikojnë pozitivisht në realizimin e aspiratave tona
shekullore dhe tejkalimin e shumë vështirësive tjera që të shpijnë në interes
të Kosovës dhe qytetareve saj. Është detyrë e shenjtë e shqiptarëve e të gjitha
moshave në Kosovë që në këto momente të vështira të lidhemi fortë me besa- besë
për mbrojtjen e interesave tona kombëtare...