Mendime
Nue Oroshi: Mitrovica dhe tri komunat e tjera të Kosovës – Problem i mbetur pezull dhe mënyra e zgjidhjes
E merkure, 31.05.2023, 08:48 PM
Mitrovica dhe tri komunat e tjera të Kosovës – Problem i mbetur pezull dhe mënyra e zgjidhjes
Nga
Mr.sc. Nue Oroshi
Mitrovica është
qytet i Kosovës i cili është i mbuluar me pasurinë e nëntokës e cila ka një
vlerë shumë të madhe. E kjo pasuri është e shtrirë edhe në komunat e tjera të
Kosovës që dëshiron ti gllabëroj Serbia. E kjo ka shumë vite që e ka lën pezull
këtë pjesë të Kosovës e cila jo vetëm që ka prodhuar ari, argjend e
minerale të tjera por edhe ka dhënë edhe
shumë politikan atdhetar në të kaluarën që kanë qenë shtylla të forta të kombit
shqiptarë. Tema që dua ta shqyrtoj me akullin e ftoftë të mendjës dhe pa asnjë
anim politik por vetëm me një ndërgjegje te pastër kombëtare është problemi që
ka Kosova në këtë territor te vetin dhe mënyra e zgjedhjës së këtij problemi.
Për tu zgjedhur ky problem janë tre faktor: Është Republika e Kosovës që me
kushtetutë kjo pjesë është tokë e shtetit tonë .Është pushteti kriminal i
Serbisë në krye me ministrin e informatave të Millosheviqit kriminelin Vuqiq
dhe krejt në mes është Bashkësia ndërkombtare në krye me Amerikën dhe Bashkimin
Evropian sponzorët kryesorë të shtetit të Kosovës.
Atëherë meqenëse
janë tre faktor që secili në mënyrën e vet mund të kontriboj në rregullimin
përfundimtar të këtij problemi do ta bëj një analizë pikë pas pike.
1.Republika e Kosovës
Mitrovica dhe tri
komunat e tjera janë tokë shqiptare.
Historikisht ka qenë tokë shqiptare edhe pse është pushtuar kohë pas kohe nga
pushtues aziatik e karpatian. Edhe me Kushtetutën e Kosovës - Mitrovica dhe
komunat e tjera janë në kufijtë e Republikës së Kosovës. Atëherë duke u bazuar
në këtë çështje vendimi i Kryeministrit të
Kosovës Albin Kurti është i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
për mbrojtjen e sovranitetit të Shtetit. Sa i përket anës juridike këtu është
çdo gjë në rregull. Nuk ka ndonjë kontestim ligjor apo shkelje të ligjit.
Problemi është politik. Këtu politika ka mbi 20 vite që po diskuton me Serbinë
dhe nuk e ka gjetur zgjidhjen. Atëherë si duhet vepruar?! Serbia nuk njeh gjuhë
të paqës as të dialogut. Ajo e njeh vetëm gjuhën e dhunës. E tek e fundit me
dhunë Serbia është dëbuar nga Kosova se nuk do ta lëshonte nga kthetrat kurrën
e kurrës. Serbia me dhunë duhët të dëbohet edhe nga Veriu i Mitrovicës,dhe
komunat tjera, rrugë tjeter nuk ka. Këtë duhet ta dinë shumë mirë shqiptarët.
2.Vuqiq vazhdues i projekteve të Millosheviqit.
Ne shqiptarët e
kemi një shprehje shumë të mirë lidhur me trashegimin qoftë biologjike apo
politike: “ Banem bab se no t‘gas no belcas“. Baballarë politik
të Vuqiqit janë Millosheviqi dhe Shesheli. Ai hapat e parë i mori tek Partia
Radikale e Sheshelit dhe vazhdoi me Qeverisë me Millosheviqin. Pra, është një
fryt politik i ndërtuar në elaboratet politike të Sheshelit dhe Millosheviqit
për një vazhdimësi politike të një Sërbie te madhe. Vuqiqi nuk din të qeverisë
ndryshe përveç se me dhunë, terror,
gjenocid, vrasje dhe çdo metodë tjetër dhunuese përveç asaj demokratike. Në
këtë aspekt ata që mëndojnë se problemi me Serbinë kryhet me paqë dhe dialog pa
ja dhënë peshqesh Vuqiqit Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera gabojnë
rënd. Gabojnë për faktin se serbët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa marr
teritore shqiptare. Kjo është e njohur historikisht për faktin se vetëm në
periudhën kohore 1876-1878, janë shpërngulur nga viset shqiptare të
Nishit,Prokuples,Kurshumlisë dhe pjesëve të tjera shqiptare mbi 250 mijë
shqiptar. Prej atëherë janë krijuar edhe kënget popullore shqiptare: “Çka
kanë kreshtat që rënkojnë,çka kanë malet që gjemojnë,t´mjertë muhagjert
ka po shkojnë-nëpër shi e nëpër borë po ju vdesin fëmitë në dorë“.
3.Bashkësia Ndërkombtare
Ka kohë që Serbia
kur e humbi Kosovën me luftë i ka shtrirë gjithkund lobimin e saj duke paguar
miliona euro e dollarë për të dëpertuar në institucionet më të larta politike
dhe ekonomike të Bashkësisë Ndërkombtare. Deri sa politika jonë për mbi 20 vjet
e ka bërë gjumin e arushës, serbët nuk kanë lanë gurë pa lëvizur që të krijojnë
miq në politikën ndërkombtare dhe ata ti kthejnë në përkrahës kundër Kosovës.
Për këtë kam reaguar shumë herë se na nevoitët një lob i fuqishëm shqiptar në
Evropë dhe Amerikë dhe jo dege të partive tona politike që janë servise për
mbledhjën e votave, dhe mjeteve financiare për partitë politike dhe asgjë
tjetër. Bashkësia ndërkombtare duhet ta dinë se ajo ka qenë promotore kryesore
e shtetit të Kosovës. Kosova është një fryt i Bashkësisë ndërkombtare dhe ata e
kanë një obligim moral që ta bajnë këtë
shtet dhe ta zhvillojnë që të ecë përpara. Është i njohur fakti se Bashkësia
ndërkombtare është e demoralizuar me orientimin e mrapshtë të një pjese te mirë
të shqiptarëve duke e përqafuar islamin politik dhe duke u bërë vegël politike
e Erdoganit mikut më të ngushtë të Putinit dhe Vuqiqit.
Është vërtetë që
është mjerim kur sheh shqiptarët e shkretë që e festojnë fitorën e Erdoganit në
qytetët kryesore shqiptare si në Prizren, Shkup dhe Ulqin, por për ta ndalur
këtë veprim politik që e ka mbjellë Rusia, Turqia e Serbia në viset shqiptare
Amerika, Gjermania,Britania e Madhe dhe Austria duhët të bashkëpunojnë me
atdhetarët shqiptar dhe të përkrahin krijimin e një Besëlidhje të re politike
shqiptare e cila nuk është e mvarur nga politika pansllaviste e ajo aziatik dhe
nuk është e mvarur nga ndikimi sorosist por që është e lidhur drejtpërdrejtë me miqtë tanë amerikan
dhe evropian. Ky bashkëpunim nuk mund të bëhet me partitë që ishin në pushtet
për faktin se ato janë fajtorët kryesore të sjelljës së islamit politik në
Kosovë, e që fatkeqësisht po vazhdohët dhe po zgjerohët edhe me Albin Kurtin e
Vjosa Osmanin.
Rrahagjoksit e Kurtit dhe kritikusit e opozitës
Shpeshherë nëper
mediat e shkruara dhe elektronike po vazhdohet nga dy palët që të kritikohen
dhe të lavdërohen për vendimët e Kryeministrit Kurti. Te parët rrahen gjoks dhe
krekosën sikur gjelat e detit se ky është një veprim që ka pasur guxim ta bëj
vetëm Kryeminsitri Kurti, kurse të dytët opozita thonë se na prishi me
amerikanët dhe evropianet. Të parët duhet ta dinë se Kryeiministri Kurti nuk
është duke qendruar në Mitrovicë dhe tri komunat e tjera,por në zyret e ti në
Prishtinë. Kufirin me Serbi janë duke e mbrojtur djemtë dhe vajzat tona më të
mira nga policia e Kosovës. Kufirin me Serbinë janë duke e mbrojtur forcat e
KFORI që i bjen se janë duke e mbrojtur djemtë evropian dhe ata amerikanë . Në
këtë pikë militantët e te dy anëve duhet te heshtin. Duhet të heshtin për
faktin se asnjëra dhe as tjetra palë nuk ka të drejtë te hedhë zjarr në benzin.
Nuk kanë të drejt për faktin se Albin Kurti mori vetëm një vendim që ka të bëj
me mbrojtjen e tokës se shtetit te Kosovës. Kurse opozita duhet të heshtin
sepse marëdhenia në mes të shqiptarëve dhe Amerikës nuk është vetëm marëdhenie
e thjesht por ka edhe efektët e politikës gjeostrategjike në Evropë që të
krijohët një zonë ushtarake ku NATO të mbaj kontrollin mbi ndikimin Rus në
Evropën Juglindore. Opozita nuk ka të drejt të krekosët për një problem që nuk
ka mundur vet ta zgjedh për 20 vite me radhë sa ishte në pushtet. Në anën
tjetër militantët e VV duhët të heshtin se nuk janë ata që janë duke i mbrojtur
kufijtë e Kosovës por janë forcat e KFORIT dhe Policia e Kosovës.
Zgjidhje politike por jo në dëm të Kosovës
Në këët rastë për
t´iu shmangur një lufte të re duhet gjetur një zgjidhje politike. Për të
ndodhur një zgjidhje politike Bashkësia ndërkombatre duhet të ja bëj me dije
Serbisë se Kosovën e ka humbur tash e shume vite. Të gjithë ata që dëshirojnë
të jetojnë në Kosovë duhet njohur shtetin e Kosovës. Ata që nuk dëshirojnë me
njoftë shtetin e Kosovës duhet të shkojnë në ndonjë shtet tjetër të jetojnë.
Për këtë zgjidhje politike duhët të ulën partitë politike shqiptare që janë në
Parlamentin e Kosovës që ta gjëjnë zgjidhjen.Pozita duhet ta përgadisë një
projekt për zgjedhjën e këtij problemi. Edhe opozita duhet të ulët dhe ta
paraqes me shkrim se si e mendon zgjidhjen e problemit. Ajo nuk duhët të pret
vetëm faktin se ta rrezojmë Albin Kurtin. Po e zamë se po e rrëzojmë Albin
Kurtin. Por shtrohët pyetja: Më këtë rrexim a zgjidhet problemi i Mitrovicës?
Unë e them jo. E nëse më këtë rrëxim nuk zgjidhet ky problem atëherë ulunu
bashkë dhe dilni me qëndrime të përbashkëta. Ky problem nuk është vetëm i qeverisë se sotshme por është i
bartur edhe nga qeveritë e kaluara. Përgjegjësia është e përbashkët. Apo
opozita po pret se ta rrexojmë Albinin e t´ia japim Veriun Serbisë. Kjo nuk
është zgjidhja. Zgjidhja është te uleni bashkë dhe të dilni me një qëndrim të
përbashkët .E me pas të shikohet se si do të veprohët me tutje. Politikanë dine
një qështejë! Keni të bëni me shkaun i cili ka më shumë se dy shekuj që ka prerë,vrarë,gri e masakruar, asimiluar, e
dëbuar shqiptar tash e dy shekuj me radhë. Edhe sikur të bëheni të gjithë se
bashku është pak, është shumë pak.Kështu të gjithë se bashku ti paraqitni
kërkesat e Republikës se Kosovës te
Bashksia ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit politik që ka tash e me shumë
se dy dekada që po e mbanë peng Republikën e Kosovës. Edhe heshtja e Shqipërisë
zyrtare është krim në vete. Vëllau politik i kriminelit Vuqiq, Edi Rama po
shihet haptas se është në krahun e Vuqiqit. Edhe ky e udhëheq një parti
politike që ka një trashegimi kriminale siç është Partia e Punës e shënderruar
në Partinë Socialiste e cila historikisht ka prerë dhe vrarë shqiptarët
atdhetar me projektet e Garashaninit, Qubrilloviqit, Andriqit, Milladin
Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos e shumë e shumë viqave të tjerë që ja
kemi parë sherrin e po ja shohim ende shekuj me radhë.