Mendime
Nikoleta Kovaçi: Kushdo që bashkëpunon me Edvin Ramën asht kundër Shqipnisë
E marte, 30.05.2023, 07:56 PM
Nji dite e gjys ika prej ktij vendi e qenka ba nami
Nga
Nikoleta Kovaçi
-Partizani
i Olcit te pushtet hajdut e hajvan paska fitue kampionatin tone prej
patatinash, vu kokrra e lotit per Tironen e Refikit e fikut te bashkise, e
lufte ne Fb mes tifozerise tyne, dashte Zoti e pshtojne pa ndonje rrezik te
madh…
-Toma
i Shkodres paska tregue se si i ka fitue me mend, program e ide zgjedhjet neper
zona kah i ka ra, deri ne Lezhe… dashte Zoti e blen edhe Akademine e Shkencave
se edhe Ufot do na kene zili…
-Muçeria
paska kap ambasadat neper bote e vu eskluzivsat tue u ther ne FB se kush e ka
qendis ma mire hesapin e qeveriut me veglat e veta…
-Ne
kufinin tone, te percaktuem nga tjeret, si kane dashte e kur kane dashte, na
jane zgjue monstrat serbe, me falni, vllaznit e Edvinit tuj e sus shqipot se
merzitet naltmadhnie ba me i thane nji fjale Vuçiçit, po bajme llogorite se sa
ka me fitue Luizi nan mireqeverisjen e Benetit ne Shkoder…
_______
Kushdo
që bashkëpunon me Edvin Ramën asht kundër Shqipnisë. Nana jeme, që asht Njeriu
ma i çmuem në këtë rruzull tokësor, me bashkëpunue me të, unë s'ia fali! Ju
bani si të doni, të gjithë, veçse diçka mos e harroni: Shqipnia ka me iu
mallkue dhe ma besoni se ka me kanë mallkim ma i fortë se plumbi!
Opozitë do të thotë me mbrojtë vendin nga e keqja e jo me mbrojtë lekët e hajdutave që kanë kap gjysmën e bankave të globit. Unë e di se këtë opozitë nuk mundet me e ba asnjë forcë politike, pasi unë e di çfarë malli kanë në gjirin e tyne, ama njerëzit, ata që janë Njerëz, duhet të rreshtohen kundër ksaj maskarade politike që luhet në emën të vendit, të paktën që fëmijët të marrin nji model rezistence e mos të bahen zvarranikë pa lind hala...