Mendime
Ibrahim Kabili: Tensionet në veri, aleatët, Albini dhe shqiptarët
E shtune, 03.06.2023, 07:50 PM
Tensionet në veri, aleatët, Albini dhe shqiptarët...
Nga
Ibrahim Kabili
Situata
e tensionuar në veriun e Kosovës prej disa ditëve është e papranueshme. Turma
njerëzish shumica të maskuar kërkojnë me forcë të futen në komunat e veriut, të
heqin flamurin e shtetit të Kosovës dhe të prishin rendin kushtetues në këtë
pjesë të saj. Shkaku i kësaj situate të rëndë është si gjithnjë Beogradi dhe
Vuçiçi. Vuçiçi po i përdor me mjeshtërinë e "sojit" të tij trazirat
në veri. Ai po e manipulon me shumë sukses dhe në vijimësi popullsinë e
komunave me shumicë serbe nëpërmjet listës serbska dhe grupeve kriminale atje.
Qëllimi i tij është destabilizimi i Kosovës. Krijimi i Asociacionit me
kompetenca ekzekutive do të çoj fillimisht në defunksionalizimi e shtetit në
këtë pjesë të Kosovës dhe mëpas në shkëputjen e saj dhe aneksimin Serbisë.
A mund të presin marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë apo njohje
reciproke midis tyre, ndërkombëtarët dhe aq më shumë shqiptarët, kur:
?Në
krye të Serbisë sot qëndron treshja "millosheviçiane"; Vuçiç, Vulin,
Daçiç, edhe të tjerë si ato.
?Udhëheqësit
e saj gjatë gjithë historisë janë treguar grabitqarë me shqiptarët dhe kanë
aneksuar trojet e tyre.
?Kriminelët
e luftë së fundit të Serbisë kundra Kosovës të vitit 1998-99, enden të
lirë në Serbi e gjetkë, dhe në Hagë gjykohen Komandantët e UÇK-së. I turpshëm
gjykimi i ish- komandantëve të UÇK-së për luftën. Ata e fituan me lavdi luftën.
Unë mendoj se ata abuzuan me paqën në Kosovë. Lufta e UÇK-së qe e pastër.
?Serbët
në gen janë barbarë dhe e kanë ndërtuar shtetin e tyre në mbivendosje të
territorit shqiptar dhe jovetëm.
?Serbi
Vuçiç është "mjeshtër" i krijimit të tensioneve dhe mashtrimeve...
?Serbia
loboj fuqishën tek ndërkombëtarët dhe me shumë profesonializëm arritën ti
shëndërrojnë bisedimet Kosovë-Serbi nga bisedime teknike në bisedime politike.
?Nuk
kanë firmosur shumë marrveshje dhe nuk kanë zbatuar asnjërën prej tyre.
?Nuk
e njohin Kosovën si shtet por e konsiderojnë pjesë të Serbisë dhe kështu e kanë
edhe në preambulën e kushtetutës së tyre.
?Nuk
kanë kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë dhe nuk kanë bërë
dëmshpërblimet për pasojat e luftës.
?Serbia
është armatosur gjer në dhëmbë dhe ushtrinë e ka vënë në gadishmëri të lartë në
kufirin verior të Kosovës, e gatshme për të ndërhyrë në çdo moment që e sheh të
arsyeshme Vuçiçi dhe "vuçicët" e tjerë...
?Serbia
është partnerja më e zellshme e Rusisë në Ballkan, bën lojën e saj dhe nuk ka
vënë sanksione ndaj saj për agresionin ndaj Ukrainës.
?Vuçiç
provokon dhe vetëm provokon ndaj Kosovës.Tensionet në veri kanë një emër, atë,
Vuçiçin.
?Kur
Serbia përkëdhelet nga disa shtete evropiane dhe mbahet shumë afër nga disa të
tjera me shpresën se po shkëputet nga Rusia... Mendoj se kjo shkëputje prej saj
nuk ka për të ndodhur kurrë pasi lidhja është genetike dhe historike,
pavarësisht se Vuçiçi luan me dy porta. Serbia po mbështetet fuqishëm edhe nga
Kina. Po më çudisin deklaratat e Makronit ku thotë se: "Kosova mban
përgjegjësi për trazirat në veri". Pavarësisht kësaj më çudit fakti që
perëndimi bën presion të njëanshëm, mbi Kosovën!
Megjithëkëtë situata është shumë komplekse. Është fat i madh për
Kosovën që teritorin e saj e ruajnë KFOR dhe forca të tjera paqeruajtëse. Mbi
të gjitha garant për Kosovën është krijuesja e shtetit të saj Amerika, si edhe
disa vende të BE-së e Britania e Madhe.
Cili është qëndrimi i Kurtit në lidhje me situatën në veri? Mendoj
dhe kam bindje të plotë se qëndrimi i tij është patriotik dhe atdhetar.
Përse? Sepse ai vendosi kontrollin dhe sundimin e shtetit mbi veriun dhe bandat
kriminale atje. E pakët është kjo? Jo. Kjo flet shumë. Unë mendoj se në këtë
drejtim, Kurti nuk pati këllqe të vepronte i vetëm por në kordinim me miqtë
kryesor të Kosovës... Nëqoftëse Kurti nuk do të tërhiqet dhe nuk do bëjë kthim
prapa do të mbetet si hero në historinë më të re të Kosovës. Ky është kryeministri
i duhur i Kosovës, ky është politikani dhe udhëheqësi më patriot dhe atdhetar i
Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare. Pavarësisht fitores apo humbjes ai në
mendimin tim mbetet i tillë. Fitorja dhe humbja janë në tavolinë. Në këtë rast
veriu i Kosovës dhe rajonet e tjera në Ballkanin "fuçi baruti"
janë pika strategjike dhe arenë e përplasjes së interesave të mëdhenjëve,
të lindjes dhe perëndimit. Po e mbështeti Amerika Kurti del i fituar me
një fitore historike. Në të kundërt ai nuk ka ndonjë fuqi magjike, do të
tërhiqet...
Pavarësisht
se si do të precipitoj situata mendoj se ai është treguar një kryeministër i
drejtë dhe vizionar, sepse:
?Ka
bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët.
?Është
tërhequr disa herë sipas porosisë së partnerëve, si; për vënjen në zbatim të
marrveshjes për targat me Serbinë, shtyu dy herë zgjedhjet në veri, etj.
?Zgjedhjet
në katër komunat veriore me shumicë serbe edhe pse serbët i bojkotuan, ai
i bëri me mbështetjen e SHBA-së dhe ajo i pranoj ato.
?Pavarësisht
bojkotit të serbëve në këto zgjedhje dhe numrit shumë vogël rreth 3% të
votuesve, zgjedhje të në veri qenë të lira. Ato u pranuan edhe nga aleati
kryesor, SHBA dhe vende të tjera.
?Vendosja
e kryetarëve të sapozgjedhur në komunat përkatëse është përgjegjësi kushtetuese
dhe detyrim ligjor. Ku qëndron gabimi këtu? Në këtë rast gabimi është zero për
të. Ky veprim tregon përgjegjshmëri dhe dinjitet nga Kurti si kryeministër i
Kosovës. Të tjerat janë përralla...
Cili është qëndrimi i shqiptarëve për ngjarjet e fundit në veri të
Kosovës?
Pjesa
më e madhe e shqiptarëve të ndershëm kudo janë: Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e
Veriut, Mali i Zi dhe diasporë mbështesin Kurtin për qëndrimin e tij për
Kosovën dhe veriun e saj. E mbështesin Kurtin pasi ky problem ëshë çështje
kombëtare dhe duhet një qëndrim unik për të. Ka edhe të tjerë që e fajësojnë
atë për ndërhyrjen duke menduar se duhej një zgjidhje progmatike. Të tjerë
bëjnë indiferentin. Politika si gjithnjë është e ndarë dhe e përçarë si në
Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Kosovë udhëheqja e re e LDK-së dhe e PDK-së
duhet ta kuptojë se situata e krijuar në veri është rrjedhojë edhe e
nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë i paraardhësit e tyre. Ata
një rrugë kanë të bashkohen me Albinin. Jo me Albinin si indivit por me Albinin
si kryeministër i shtetit të tyre. Nuk ka alternativë tjetër. Situata është
kritike ndaj duhet bashkim. Unë nga pozicioni i njohjes modeste të historisë së
marrdhënjeve shqiptaro-serbe i bëj thirrje Kurtit ta marrë më seriozisht
situatën. Të punoj më shumë për forcimin e shtetit dhe të ushtrisë së Kosovës.
Zgjidhjet Kosovës i vijnë nga Amerika ndaj "mosmarrveshjet" me Të
duhet të sheshohen në Vashington. Albini si kryeministër i Kosovës nuk duhet të
ndikohet nga politikanët e tjerë shqiptar pasi këta nuk kanë ndonjë peshë të
madhe në gjeopolitikën botërore. Mu duk serioz qëndrimi i presidentit Begaj për
mosprekjen e kufijve të Kosovës dhe uljen e tensioneve Kosovë-Serbi. I bëj
thirrje kryeministrit Rama të mbështesë më shumë kryeministrin Kurti në lidhje
me bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo është detyrë kushtetuese për Shqipërinë dhe
shtetin amë. Më duket shumë absurd qëndrimi i disa mediave, gazetarëve dhe
analistëve këndej dhe andej kufirit, në lidhje me dialigun midis Kosovës dhe Serbisë
dhe zhvillimet e fundit në veri. Eshtë e turpshme për to që fajësojnë
kryeministrin e vendit të tyre, Kurtin, për trazirat. Kjo ka një emër,
tradhëtinë. Kjo përbën shitje të interesave kombëtare. Natyrisht që këto janë
pakicë. Shumica prej tyre janë pozicionuar me të vërtetën, mbështesin qeverinë
Kurti për veprimet e saj, bëjnë fajtor Beogradin zyrtar dhe presidentin e
Serbisë, Vuçiçin. Ato bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë, uljen e tensionit,
për bisedime, për zgjidhje paqësore por pa i bërë lëshime Serbisë. Për to
cënimi i tërësisë tokësore të Kosovës nga Serbia është vijë e kuqe dhe nuk do
lejohet nga shqiptarët. Gjithësesi shqiptarët nuk dëshirojnë luftë, por paqë.
Kjo nuk varet vetëm prej tyre. Serbia është e militarizuar dhe po vringëllon armët
në veri të Kosovës. Ajo gjithnjë ka qenë ofensive ndaj trojeve tona. Vuçiçi nuk
mund të ndryshoj nga strategjia e Serbisë. Ikën Ai dhe vjen një
"vuciç" tjetër por strategjia pushtuese e Serbisë nuk ndryshon.
Pavarësisht kësaj mendoj se duhet të ruhet qetësia dhe të vazhdohen bisedimet
për arritjen e një marrveshjeje të mundëshme...
Ibrahim
Kabili
Tiranë më 01.06.2023