Mendime
Skender Jashari: Zëvendësministri i Republikës së Kosovës, e shpalli xhihadin islamik dhe Republikën e Kosovës si Shtet Islamik
E diele, 04.06.2023, 06:55 PM
Zëvendësministri i Republikës së Kosovës, e shpalli xhihadin islamik dhe Republikën e Kosovës si Shtet Islamik
Nga
Skender Jashari
Fjalimi
i tillë nuk është thjesht emocion rasti, fjalim rasti, ekzaltim rasti, por
është përpilim i stërholluar në aspektin juridik, për të tentuar për t’i ikur
përgjegjësisë penale. Ky fjalim është me plotë kuptimin e fjalës “shpallje e
xhihadit islamik,” si dhe shpallje de facto të Republikës së Kosovës si Shtet
Islamik. Duke qenë se kam përvojë të gjatë në studimin e terrorizmit islamik, e
kam pasur shumë më të lehtë ta kuptoj që ky fjalim është përpiluar në Serbi,
derisa është recituar përmendësh nga zt. Vokrri.
Fjalime
të këtilla, janë të ngjajshme vetëm me fjalimet e Bin Ladenit, Al Bagdadit,
kërcënimet terroriste të Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit.
Edhe
organizata terroriste islamike dhe terrorist islamik të arrestuar edhe në
Republikë të Kosovës, vetëm pse kanë vendosur flamurin e ISIS-it, flamurin e zi
me hartën e Kosovës në të, apo kanë dashur shtetin islam a sheriatin në Kosovë,
janë arrestuar, akuzuar, gjykuar, dënuar edhe nga gjykatat vendore në Kosovë.
Për
dallim nga Bin Ladeni, Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi etj, të
cilët kërcënonin në emër të organizatave terroriste të cilave i takonin, zt.
Vokrri, flet në emër të Republikës së Kosovës, duke e bërë shumë më serioze
situatën. Zt. Vokrri në këtë fjalim, të parit person i jepet fjala, prezentimi
i tij dhe vetëprezentimin që bënë, e ndërlidhë tërësisht me Qeverinë e
Republikës së Kosovës. Çdo dëgjues i një fjalimi të tillë, e kupton që zt.
Vokrri keqpërdorë pozitën zyrtare për të shpallur xhihad islamik, kundër:
Europës dhe rendit kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Fjalimi
i zt. Vokrri, është kryekëput shpallje e xhihadit islamik :” fatkeqësisht
nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë
të mira, në impakt në shoqëri, në impakt
në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe
shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.
Kuptohet
që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah
orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më
shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me
sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe
SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Republika
e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:” Republika e Kosovës, përkatësisht
institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit
të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në BE. Në mënyrë
që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe të
ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.” Kjo
Strategji ” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar
procesin e integrimit evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova
ende po ballafaqohet, si dhe shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta
afruar Kosovën me BE-në. Prandaj
deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës,
kundër kësaj Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të
Kosovës.
Sipas Kushtetutës
së Republikës së Kosovës, neni 1, paragrafi 1, thekson që Republika e Kosovës
është shtet demokratik…, pastaj neni 3, paragrafi 1, thekson që Republika e
Kosovës…qeveriset nmë mëneyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të
ligjit…, neni 4, paragrafi 1, theksonm që Kosova është Republikë demokratike e
bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve…, si dhe nenin 8, citoj:” Republika
e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”
Në pajtim me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:” Qeveria
e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave
shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me
nenin 92, paragrafi 2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin
ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj” dhe paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe
aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera
brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”
Në këtë rast zt.
Vokrri, shpall de facto Republikën e Kosovës, si shtet islamik të Kosovës,
pastaj mund të kuptohen pasojat që do vinin ndaj një shteti islamik, pasiqë i
kemi ende të freskëta ngjarjet e Shtetit Islamik.
Vazhdon
fjalimi i zt. Vokrri:”Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them
popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi
produkt i kombinimit të së paku dy
qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6 shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të
qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me
sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së
islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit
është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i
qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë
njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që
hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë
historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se
nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me
ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i
gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës
së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu.
Derisa
kjo pjesë e fjalimit të zt. Vokrri, tregon përfundimisht qëllimet dhe
objektivat terroriste islamike të tij, ai flet si përfaqësues i “Xhihadit
Islamik” që shpall misionin terrorist islamik, për ta përhapur atë në drejtim
të perëndimit. Zotëria nuk flet për hapjen e islamizmit në Lindjen e Largët, në
Afrikë, Australi, Azi, por ashtu siç edhe gjitha organizatat terroriste
islamike ndërkombëtare, që kryen akte terroriste islamike dhe që thirrnin për
kryerje aktesh terroriste kundër Perëndimit.
Madje
zt. Vokrri, paralajmëron që “nuk është mision i lehtë, natyrisht që hasë
në pengesa, ndodhin edhe luftëra” nuk ka asnjë shpjegim tjetër më
ekstremist islamik që shpjegon me fjalë më ekstreme se kaq. Në një fjali të
vetme, tregohet që ky zotëria është pjesë e një organizimi terrorist islamik, e
që ky e shpall misionin, duke e quajtur
që nuk është mision i lehtë, si dhe e tregon se është normale të ketë pengesa
dhe të ndodhin luftëra, dmth edhe në të ardhmen, e nuk flet për luftëra në të
kaluarën. Pra ai e ka të qartë që përhpja
dhe bërja e islamit si busollë drejtuese për çdo njeri, shtëpi në Perëndim( e
nuk toleron që njerëzit në Perëndim të zgjedhin vetë nëse duan ose jo që Islami
të jenë busollë, fe a bindje e tyre). Zt. Vokrri e di që do ketë pengesa për ta
kry misionin jo të lehtë, e që do ketë
pengesa, e që ai dhe organizimi i tij terrorist islamik është i sigurtë që
pengesat duhet të heqen edhe me luftë terroriste islamike. Ai përmbyll
shpalljen e tij të xhihadit islamik, me fjalinë “…islamit dhe prirjes
së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë.”
Vazhdon
më tej fjalimi terrorist islamik i zt. Vokrri:”Pra përgjegjësia e jonë
është e jashtëzakonshme edhe si popull. E që organizimi terrorist
islamik, misionin e të cilit e shpalli zotëria në fjal në këtë fjalim të tij,
flet edhe si përgjegjësi, mision, objketiva dhe qëllime të popullit tonë.
Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës
deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne
atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të
madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe
politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që është konsolidimi i jo vec i
besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm,
familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi
potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë
ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”
Nuk
besoj që ka më shumë nevojë për të dhënë shpjegime shtesë, zt. Vokrri
vazhdimisht fletë për misionin, që është xhihadi islamik, i përhapjes së
islamizmit në Perëndim, sërish tregon që celulat terroriste islamike, duke e
identifikuar qartë edhe mënyrën e kryerjes së këtij misioni, që thotë
“grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha.” Kemi pa shumë grupe terroriste, që është
nocion i zakonshëm të përdoret “grupe të vogla” të ngadhënjejnë( mposhtin)
grupet e mëdha, e nuk thotë as që grupet e vogla të interesit a grupet e vogla
të ndikojnë në drejtimin e qeverisjes( që mund të interpretohej në atë rast si
ndikim i lejuar). Mirëpo zotëria flet për ngadhënjim, e kjo nënkupton vetëm një
mënyrë, mposhtjen me luftë, me luftë terroriste a me akte terroriste islamike
të grupeve që janë kundërshtare të islamizmit.
Zt.
Vokrri edhe në çastin e këtij fjalimi, flet si zëvendës-ministër, ashtu edhe
prezentohet dhe vetëprezentohet, si përfaqësues i Institucioneve që udhëheqin
Republikën e Kosovës. Në bazë të nenit 93, të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, ku rregullohen
kompetencat e qeverisë, e që askund nuk shihet që zëvendësministri, ministri,
kryeministri etj të shpallin xhihadin islamik, ta ndryshojnë në këtë mënyrë
rendin juridik dhe kushtetues të Repubikës së Kosovës, të propagandojnë
terrorizmin islamik dhe të shpallin xhihad islamik etj. Për të vazhduar në
nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe
ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe
përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të
tyre.”
Në bazë të po të
këtij Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 12,
paragrafi 1, “Zëvendësministri emërohet nga Kryeministri për mbështetjen e
ministrit.” E që po ky Ligj NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së
Kosovës, neni 12, paragrafi 5, “Zëvendësministri, gjatë ushtrimit të
kompetencave të tij është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e
përcaktuara nga ministri përkatës, si dhe:
-Me njoftimin paraprak të Kryeministrit nga ana e Ministrit, mund të merr
pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
-Ndihmon ministrin në caktimin e prioriteteve, në zhvillimin dhe zbatimin e
politikave të ministrisë;
-Me autorizim me shkrim të ministrit, mund t’i delegohen përgjegjësi të
caktuara që me ligj i janë dhënë ministrit;
-Zëvendësministri i raporton ministrit në baza të rregullta, ndërsa
Kryeministrit çdo gjashtë (6) muaj, nëse
një gjë e tillë nuk kërkohet më herët; dhe
-Ushtron detyra të tjera të cilat i caktohen nga ministri.”
Duke theksuar
gjithashtu Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 26,
paragrafi 3, “…anëtarët e Qeverisë i nënshtrohen edhe kufizimeve të
përcaktuara me legjislacionin përkatës për parandalimin e konfliktit të
interesit në ushtrimin e funksionit publik” e që në paragrafin 4, theksohet
që e njejta vlenë edhe për zëvendësministrat. Kurse në neni 27, paragrafi
1, të të njejtit Ligj, theksohet:“Gjatë
kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet
të sillen në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin
në fuqi” për të vazhduar me nenin 27, paragrafi 3, thekson “Çdo anëtar i
Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet t’i përmbahen Kodit të sjelljes së
anëtarëve të Qeverisë dhe të emëruarve të tyre…”.
Mbi
bazën edhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, zëvendësministri ka bërë
tërësisht veprime antiligjore.
Më:16.05.2023
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.