Mendime
Ibrahim Kabili: Duhet mbështetur kauza e drejtë e Albinit
E marte, 06.06.2023, 07:01 PM
Duhet mbështetur kauza e drejtë e Albinit...
Nga
Ibrahim
Kabili
Kryeministri Kurti duhet mbështetur
në kauzën e tij të drejtë që është vendosja e sovranitetit në cdo pëllëmbë të
territorit të Kosovës. Në thelb ky qëndrim duhet mbështetet. Të mbështetet nga
politika dhe politikanët e Kosovës dhe ato të Shqipërisë. Të mbështetet nga
media dhe institucionet përkatëse me masa konkrete për të penguar synimet e
Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Mediat "proserbe", disa "analistë"
dhe politikanë andej apo këtej kufirit të ndëpresin sulmin ndaj Kurtit. Sulmi
ndaj tij ëshë i turpshëm! Jo si indivit, por në pozicionin e kryeministrit. Si
indivit ai është sot kryeministër, nesër dorëhiqet dhe vjen një tjetër... Vallë
kush do të vijë? Po të vijë një politikan i ri është shumë mirë. Të vjetrit
janë provuar. Dhe, vanë si vanë, thuhet në jug të atdheut tonë... Ikën pasi e
"vjelën" absolutisht Kosovën, i falën tetëmijë e dyqind ha tokë,
Malit të Zi, nënshkruan me Serbinë disa marrveshje të dëmshme për Kosovën. Disa
prej tyre "bashkëpunuan" me Vuçiçin dhe pranua në hije ndarjen e
Kosovës dhe asociacionin. Situata në këndvështrimin tim është e rëndë... Serbia
insiston në çbërjen e shtetit të Kosovës. Pavarësisht se ajo nuk e njeh Kosovën
ka hedhur ndaj saj gjithë potencialin e shtetit dhe institucioneve për ta çbërë
atë... Dy përfaqësuesit e BE-së po mbajnë anën e Serbisë. Evropa duke qortuar
Kurtin, mban anën e agresorit. Jo i papritur, ky reagim i Evropës ndaj
shqiptarëve. Ajo i ka dhënë provat me paraardhësit e tyre në: Traktatin e
Fshehtë të Londrës, Kongresin e Berlinit, etj.etj. Shpresa është te Amerika.
Por, shpresat e mia po veniten... E megjithatë mendoj se Amerika nuk do ti
braktisë shqiptarët e Kosovës. Besoj se ajo do ta mbrojë me çdo kusht shtetin
që krijoi vetë. Amerika gjatë gjithë historisë ka qenë proshqiptare. Shresoj të
jetë kështu edhe kësaj here, në mbështetje të Kosovës dhe shtetndërtimit të
saj.
Që të jem i sinqertë mendoj se me
Kosovëm po luhet një lojë e madhe. Kosova është dhe do të vazhdojë jetë, mendoj
unë, arenë e përplasjeve të mëdha midis lindjes dhe perëndimit edhe për një
kohë të gjatë. Druaj se ajo edhe kësaj radhe po pagun haraçet e të tjerëve dhe
po përdoret si "karrem" apo "gur shahu" për të joshur
Serbinë. Dyshoj shumë tek disa shtete evropiane dhe politikat e tyre. Historia
në Ballkan ka qenë e trishtë me shqiptarët dhe është treguar e padrejtë
me ata. Edhe më keq kjo ndaj shqiptarëve të Kosovës. Liria e fituar mbas 100
vjetësh herëpasëhere dhunohet nga Serbia dhe Vuçiçi. Rasti i veriut sot dhe
dhunimi i forcave ndërkombëtare prej turmës dhe huliganëve është e pafalshëme.
Dhe përsëri e çuditërisht akuzohet Kurti. Por edhe më keq i kërkohet atij
të tërheqë policinë nga veriu dhe çtensionojë situatën. Bandat do ta drejtojnë
veriun? Jo. Situata duhet të çtensionohet. Por kush mund ta bëjë këtë,
Kurti? Edhe sikur të dojë ai nuk mundet ta bëjë këtë. Atë e tensionoj Vuçiçi,
ai mund ta çtensonoj situatën pasi ai po tregon muskujt me ushtri dhe
"agresione" në shumë drejtime...
Megjithëkëtë sërish Kurti kërkon
ndihmën e ndërkombëtarëve për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Për
Kurtin dhe shqiptarët është e papranueshme ndarja e Kosovës. Për të projekti
për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve ka dështuar... Kurti thotë:
- Ky projekt i dështuar në bisedime, kërkohet të vihet në zbatim nëpërmjet
forcës. Kjo është e papranueshme për ne...
Qëndrimi ledhatues i Evropës ndaj
Serbisë dhe zhvillimet në terren në veriun e Kosovës vënë pikëpyetje të mëdha.
Duke e ndjekur situatën, Kurti, thotë: "Janë këto tri kategori që po bëjnë
këto trazira dhe këto trazira po i bëjnë sepse po e shohin që Kosova është
shtet, që Kosova ka polici profesionale, që ne jemi vend demokratik që po
zhvillohemi, ndërkaq ata duan ndarjen e Kosovës, ata duan coptimin e Kosovës,
ky është synimi i qartë i tyre".
Që kryeministri Kurti të mund ta
përballoj situatën e krijuar nga shteti serb, mendoj se duhet:
?Të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-të.
?Të vejë në lëvizje institucionet e
shtetit dhe ato të pavarura, që t'i kundërvihen me fakte e prova
"fabrikimeve" dhe "dokrrave" serbe për Kosovën. Ata janë në
ofensivë të gjerë që nga lufta e fundit për të arritur çjohjen e Kosovës. Pala
kosovare hesht dhe mendon se këto janë fjalë e vetëm fjalë. Ajo mendon se do ta
njohë Serbia kur kjo e fundit thotë se nuk do ta njohë kurrë... Të vërë në
lëvizë levat me xhiro të shpejtuara sa nuk është shumë vonë...
?Ti kërkoj Kuvendit të Kosovës
dhe atij të Shqipërisë të miratojnë: Rezolutën mbi dënimin e gjenocidit
serb kundër shqiptarëve
në luftën e fundit. Pas kësaj mund
të kërkoj falje Serbia dhe të dëmshpërblej Kosovën për humbjet gjatë luftës.
?Politikanët shqiptar të ndërpresin
"luftën" e padrejtë ndaj Kurtit dhe të dënojnë sjelljen agresive të
Vuçiçit ndaj shtetit të Kosovës. Kurti është vëllai i gjakut, ndërsa Vuçiçi
armik i shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm.
?Të veprojmë si një komb për
çështjen kombëtare dhe veriu i Kosovës është i tillë...
?Shqiptarë, politikën e madhe e
bëjnë të mëdhenjtë dhe mendimi ynë si të vegjël është i papërfillshëm.
Kryeministri i Kosovës, cilidoqoftë ai, edhe sikur ti kishtë të gjithë me vehte
siç po apeloj unë, përsëri do e kishte të vështirë këtë lojë shahu me shumë të
panjohura...
Ibrahim Kabili
Tiranë, 05.06.2023