Mendime
Kimete Berisha: I vetëm kundër të gjithëve!
E hene, 05.06.2023, 07:50 PM
I vetëm kundër të gjithëve!
Nga
Kimete Berisha
Prej
se i është trashur barku, u bë edhe më i rrezikshëm.
Çdo
fjalë e tij pikon dhjam.
-
Prijësi i djeshëm i protestave të dhunshme kundër Institucioneve të Kosovës -
sot nuk di si t'i menaxhojë protestat e dhunshme të serbëve kundër
Institucioneve të Kosovës.
-
Kur protestonte kundër shtetit të Kosovës, kur e gjuante me gurë e me granata
Kuvendin, policin shqiptar e quante 'majmun',
tash
që serbët protestojnë kundër Institucioneve të Kosovës dhe i sulmojnë policët
shqiptarë - tash policët i duken njerëz, Albin Kurtit - nuk i duken më majmunë.
Me
protesta të dhunshme e mashtroi popullin dhe erdhi në pushtet - nga protestat e
dhunshme, ra.
Derisa
e ka marrë pushtetin Albin Kurti i ka mohuar Institucionet dhe shtetit e
Kosovës, baras me Serbinë.
-
'I vetëm kundër botës', sot në Kuvend lexoi emra kriminelësh serbë që tha se po
e mbajnë peng Veriun, për të cilët e pranonte se anipse e di kush janë ata dhe
ku janë - ata janë të lirë!
-
I dëshpëruar, i vetmuar, i rrethuar me budallenjë - çdo gjë që thotë, e thotë
kundër vetvetes.
Qe,
çka thotë Albin Kurti:
1.
Antony Blinken është naiv - e Oliver Ivanoviç (prijësi i Rojave të Urës) ishte
i mprehtë.
(Oliver
Ivanoviç u ka prirë Rojave të Urës për vrasjen dhe dëbimin nga Veriu t?
civilëve shqiptarë).
2.
Thotë: 'Mbrojtja civile janë kriminelë që po e kallin Veriun'.
-
Por, bandat serbe të Mbrojtjes Civile marrin rroga nga Albin Kurti, pa punuar.
Pra, paguhen nga Albin Kurti për ta sulmuar KFOR-in dhe policinë e Kosovës në
Veri.
Ky
është absurd.
Albin
Kurti asnjëherë nuk i bëri problem rrogat e kriminelëve të Mbrojtjes Civile (të
cilët, kuptoni shqip, marrin rroga pa punuar, duke jetuar në Leposaviç), ndërsa
veteranëve të UÇK-së ua bëri me gjak socialin, dhe kategorikisht refuzoi t'i
përfshijë në Ligjin e Pagave.
Rrenat
e Albin Kurtit duken sheshit. Sot
në
Kuvend tha: 'Askush nuk merr rrogë pa punuar, prandaj kryetarët shqiptarë të
komunave Veriore shkojnë në punë'!
Nuk
tregoi se pse veç Ati?i nuk shkon në zyren e komunës së Mitrovicës në Veri, po
fshihet në 'Boshnjak mahallë'!
Ka
çka s'ka, ama këso çmendine nuk kemi parë kurrë.
Kryetari
i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, po flen në zyre, në pritje për të shkuar njerëzit
me tanske për ta nxjerr certifikatën e lindjes.
Ka
çka s'ka, ama që flen njeriu në zyre, dhe sillet si lugat i vetëm ne një
ndërtesë të braktisur (që i duket si hotel), kjo është e frikshme.
E
ka pushtuar djalli, u tranu, a ku me ditë çka e ka gjetë.
-
S'di gjë për t?, veç e di se fjalën 'këtë' e shkruan 'kit'.
Tash
ka kohë po argëtohet edhe duke shikuar foto seksi të miseve.
-
Albin Kurti ua hoqi policëve shtesën e rrezikshmërisë në pagë - për t'i çuar në
rrezik, pa dhimbtë.
Që
Albin Kurti nuk është në rregull, dëshmon edhe kjo fjali që e tha atë ditë kur
u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it në Veri.
Tha:
'Kurrë më mirë nuk i kemi pasur punë'.
-
Gjatë qeverisjes së tij, 120 mijë shqiptarë kanë ikur nga Kosova.
Askush
nuk sheh të ardhme këtu, ku ministrat e tij kanë punësuar dhe punësojn?
anëtarët e familjeve të tyre...
e
vjedhin buxhetin cent për cent, e për atë që s'është me Albin Kurtin - nuk ka
bukë.
-
I ka humbur edhe talenti për mashtrim, prej se e deshifroi Ramush Haradinaj, me
një intuitë të habitshme.
Ramushi,
është i pari që e ka ditur se Albin Kurti është mashtrues i pashoq.
-
Nuk i vjen turp, gënjen ashiqare, thotë se në qeverisjen e tij 'nuk ka
korrupsion'.
Po
qysh s'ka korrupsion.
Kurrë
s'ka pasur më shumë korrupsion. Çka po 'do' ti korrupsion më të madh kur
ministresha e jashtme akuzohet për fshehjen e pasurisë së saj.
As
çerpiku nuk i lëviz hajneshës!
6.
Mbrëmë, gazetares që e intervistonte i tha: 'Më ndihmoni' (kundër politikës
amerikane).
Sot
në Kuvend u tha deputetëve (më ndihmoni të vazhdojë t'i shpërfillë urdhërat
amerikane dhe të shkojë t'i arrestojë kriminelët serbë,
që
1 orë para se të thoshte se nuk e di ku janë, tha se e di ku janë dhe ku i kanë
shtëpitë).
7.
Se në çfarë gjendje të rëndë është Albin Kurti, e dëshmon 'Dimali', i cili në
emrin e tij flet për perendimin (që e çliroi Kosovën), si për 'lahperin' e
mëhallës, me shpresë se kur ta dëgjojnë, ua flladit zemrat të gjithë
ekstremistëve fetarë, që do të shkojnë pas fjalëve të tij.
Ky
djali, zanoren I e shqipton si U - nuk thotë 'sIkur' por 'sUkur'.
Qe,
kjo është 'ushtria' e Albin Kurtit - një tufë primitivësh, që guxim e
konsiderojnë fyerjen.
8.
KFOR nuk merr leje nga qeveria e Kosovës që të ruaj paqen në Kosovë. Prandaj,
është qesharake që krejt bota po e lusin Albin Kurtin të mos e shkatërrojë
botën.
Veriu
nuk e zbulon pafuqinë e shqiptarëve, por e zbuloi budallallëkun e Albin Kurtit,
i cili sillet thuajse siguria varet prej tij.
-
Po të tallin, se nuk varet prej teje.
Qe,
pyete kë të duash të tregon se për sigurinë në Kosovë përgjigjet NATO.
9.
Albin Kurti tashmë nuk po bën politikë, por fushatë parazgjedhore.
Po
mban ymyd që popullin e Kospvës do t'i shfrytëzojë edhe 'një herë' si mburojë e
gjallë kundër perendimit.
P.S.
Vjosa Osmani, si shumë meshkujve-
rivalëve politik) para tij, edhe këtij ia tregoi qejfin.
Përveç
problemeve të tjera që ka Albin Kurti, tash mangut edhe xhelozia...shkaku se
bota ka hequr dorë nga ai, dhe po e merr seriozisht Vjosa Osmanin...e cila e
përkahu Albin Kurtin në çmendinë e tij,
derisa u siguria se 'shpëtim' për të nuk ka.
https://www.facebook.com/kimete.berisha