Mendime
Valon Jashari: Mos vallë edhe ne shqiptarët e Preshevës duhet të 'rebelohemi'
E hene, 05.06.2023, 07:57 PM
Mos vallë edhe ne shqiptarët e Preshevës duhet të “rebelohemi”
Nga
Valon Jashari
Deklaratat
e disa përfaqësuese ndërkombëtare dhënë
kohëve të fundit për situatën në veri të Kosovës më lë të kuptoj një
fakt se mos vallë edhe ne shqiptarët e Preshevës duhet të rebelohemi dhe me
mjete jo edhe aq demokratike ti uzurpojmë institucionet lokale në Preshevë,
Bujnoc dhe Medvegje dhe rrjedhimisht policia dhe ushtria serbe nuk kanë çka të
kërkojnë aty. Pikërisht ashtu siç po iu kërkohet policisë së Kosovës që të
largohet nga përkujdesja e rendit e sigurisë pran organeve komunale në veri të
Kosovës.
Diplomacia
ndërkombëtare përfshirë disa të dërguar e përfaqësues të institucioneve
relevante ndërkombëtare e ambasador të
disa shteteve me deklarimet e fundit se
‘’protestuesit ‘’ që në fakt ishin huliganët dhe mercenarët serb e rus, kishin
të drejt të demolojnë instuticionet e shtetit të Kosovës në këtë rast ato
komunale në Kosovë lë të kuptoj se mos vallë pikërisht ndoshta bashkësisë
ndërkombëtare po i nevojitet një krizë në këtë rajon. Ndryshe këto deklarime
janë më tepër nxitëse dhe motivuese për këto struktura paralele në veri të
Kosovës. Gjithsesi deklarimet e tilla kanë bërë që edhe Vuçiq të ndërmarr
veprime konkrete duke aktivizuar ushtrinë e saj dhe duke sjellë në kufi të
Kosovës.
Nëse
këta kryetar komunash që janë zgjedhur në mënyre shumë demokratike nuk paskën
legjitimitetin e mjaftueshme të shumicës atëherë si kanë mundësi që ato grupe
kriminale paskën të drejt të qeverisin në këto institucione lokale që për mbi
dy dekada kanë qenë të përfshirë në krim dhe kontrabandë dhe atë edhe në sulme
terrorist ndaj sistemit juridik e kushtetues të Kosovës. Pikërisht nga këto
struktura kriminal të dirigjuar nga Beogradi në këtë pjesë të Kosovës kanë
vrarë civil shqiptare, kanë shpërngulur të gjithë popullatën shqiptare nga ana
veriore, madje kanë vrarë edhe polic të Kosovës, të EULEX-it, plagosur ushtar
të KFOR-it, kanë hedhur me qindra bomba nëpër objekte private e komunale dhe
krejt në fund kinse me disa marrëveshje me ndërmjetësimin e bashkësisë
ndërkombëtare dhe disa politikaneve shqiptare nga periudha 2000 deri më 2017
qenkan integruar në sistemin juridik e
kushtetues të Kosovës. Fatkeqësisht këto struktura kriminale në veri kanë
operuar me një pjesë dërrmuese të lidershipit të Prishtinës në qeveritë e
kaluar përfshirë që nga pas lufta edhe atë duke dëmtuar shtetin e Kosovës duke
pasur në mes tyre lidhje biznesi e kontrabande.
Një
gjë mos të harroj bashkësia ndërkombëtare se ne shqiptarët nuk do të dalim të humbur po që se do filloj
lëvizja e kufijve në Ballkan. Kjo lë të kuptoj vetë fakti se katër kryeministra
në Ballkan tani më janë shqiptare dhe po që se do te ridizajnojm hartën
ballkanik, tani më kemi mjaftueshëm
mundësi ti realizojmë aspiratat tona. Në anën tjetër Serbia me një Rusi të
dërrmuar nga lufta në Ukrainë është shumë e rrugës që Serbia të marrë mësim nga
lufta në Ukrainë pasi që rezultati i kësaj lufte do të dihej me një humbje të
Serbisë.
Do
të inkurajoja që bashkësia ndërkombëtare
së paku një herë gjatë këtyre dy dekadave të fundit të deklarohet edhe
për ne shqiptarët e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës se e drejta jone
legjitime është të jetojmë me Kosovë, pasi që nëse serbet ne veri edhe pse janë
kolon të ardhur atë pas luftës së Kosovës gjatë viteve 1997-98 paskën të drejt
qeverisje lokale dhe ruaj të drejtpërdrejt të
lidhjeve me shtetin serb atëherë si nuk paskemi ne shqiptarët e kësaj
ane apo përse bashkësia ndërkombëtare së paku nuk qëndron një përfaqësuese më e
denjë edhe për pakicat tjera. Unë e kuptoj faktin e luginës sime Preshevës se
ka qenë edhe është në duart e një shtrese politikanësh të dirigjuar dhe dhe në
shërbim të Serbisë por të drejtat e njeriut janë mbi të gjitha dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të hesht.
Atëherë
kur ne ndoshta do të zgjidhnim mjete e fundit për tu vetëmbrojtur nga agresori
shtetëror serb na dalin disa të ‘’dërguar’’ dhe na kërkojnë mjetet të
justifikueshëm demokratike të jenë në rend të parë.