Mendime
Agim Binaj & Fahri Dahri: Çdo mirësi dhe marrëzi kanë limitet e tyre të progresit dhe regresit
E merkure, 07.06.2023, 06:55 PM
ÇDO
MIRËSI DHE MARRËZI
KANË
LIMITET E TYRE TË
PROGRESIT
DHE REGRESIT
(Një
kontribut modest për demokraci)
Nga:
profesor Agim Binaj,
studjues Fahri Dahri
Nuk
ka vënd për të diskutuar teoritë e ndryshme të organizimit të shoqërive. Ka shumë
të tilla të ideuara, të vëna në zbatim dhe të pa gjetura për tu konsoliduar. E
pritëm në fillim të 1991-shit ndërrimin e sistemit me shpresa të mëdha. Na u bë
zemra mal. Mbushëm sheshet dhe mejdanet me brohoritje, thamë se shpresat e
gjithëhershme të brezave zbritën nga "qielli". Gëzonim se po e
mposhtnim "Unin", "Monoizmin", varfërinë. Koha na tregoi se
u zhgënjyem. Zhgënjim, jo se ish rendi që përmbysëm ishte i përshtatshëm, por
zhgënjim për atë ç'farë shpresonim të arrihej. Ikën 32 vjet. Zhgënjimi është
zmadhuar në atë masë sa thelluka, na i pret shpresat për ngjitje. Nuk do
analizojmë pse-në, sepse zhgënjimi i tre dekadave është shumë i qartë, kudo
është i provuar dhe i urryer. E solli, kush e solli, edhe kjo dihet. Nuk ja
vlejnë artikujt, intervistat, debatet mediatike, apo televizive. As akuzat që
përdoren për të zgjatur proçeset, as teoritë e mbara dhe të mbrapshta partiake,
akademike. Madje as importimi i llojeve të demokracive.
Në
genet e etnike të kombit tonë, qendrojnë të gjitha aspektet më të pëlqyera të
drejtimit dhe zhvillimit shoqëror. Trashëgojmë karakteret, virtydet dhe mbivlerat e
administrimit të shoqërisë që nga Aleksandri i Madh, Olimbia, Pirro i Epirit,
Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, Frashëllinjtë,
Dinejt preveziotë, Fan Stilian Noli dhe ndonjë tjetër.
U
harruan traditat tona kombëtare, filluam të drejtohemi me ndasitë mes vetvetes,
disa na dolën të majtë, disa të djathtë, disa të "kuturusë".
Hasmëruam veten tonë me luftë ndarëse të brendshme klasash, sepse kështu na
diktonin ata të djeshmit dhe këta të sotmit. Deri dje të huajt na lëvdonin për
institucionin tonë të familjes, ndërsa sot ata gëzohen që na e përçanë. Arritëm
të bëhemi si ata.
Vërtet
ka shprehje që çdo popull meriton qeverinë që ka. Por, etnisë tonë, jo të
gjitha fjalët e urta të popujve i përshtaten. Në këtë rast ne kemi urtësinë
tonë: "Çdo fshat e zanat, ose derë e tabiat".
???
Zbresim
në terrenin tonë. Konkretisht tek zgjedhjet e 14 majit 2023, janë të nëntat për
pushtetin vendor në këto 33 vite demokraci. Sipas KQZ numuri i shtetasve
shqiptar (RSH) me të drejtë vote ishte 3,650,550 shtetas. Nga këta 122,545
zgjedhës votonin për herë të parë. Mirëpo nga zgjedhësit që votonin për herë të
parë, më 14 maj, sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve, vetëm 16, 628 prej tyre ose 13.5% e kanë ushtruar të drejtën e
votës ditën e 14 majit. 86,5% e të rinjëve nuk votuan (me rezerva se mungojnë
të larguarit).
?
Një sinjal tepër domethënës, për ata drejtues partish që duan të bëjnë
vlerësim të drejtë të situatës. Të rinjtë treguan me votën e tyre mos besim
ndaj politikës aktuale.
Ndërsa
vetëm 37,79%, ose rreth 1.250.000 shqiptarë, në 14 maj 2023 (të dhëna
paraprake) i u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur 61 krerët e rinj të
bashkive që do drejtojnë në 4 vitet e ardhshme. Pjesmarrje tepër e ulët! Kjo
pjesmarrje nuk tregon të vërtetën, sepse nga 3,650,550 zgjedhës mbi 1,100,000
nuk kanë votuar sepse janë jashtë atdheut. Nëse do të votonin edhe ata,
përqindja në pjesmarrje do shkonte tek 65-70%. Fenomen që kërkon zgjidhje, ose
t'u jepet e drejta e votimit; ose të zbriten nga numri i të rregjistruarve për
zgjedhje. Më e mira të krijohen kushte për t'u kthyer në atdhe. Rezulton se
Institucionet shtetërore përkatëse nuk kanë arritur të justifikojnë detyrat e
ngarkuara.
Tjetër
sinjal që dhanë këto zgjedhje është veprimi që kryhet me shifrat që jep
KQZ-ja, mbasi tek të rregjistruarit për votim përfshihen edhe shqiptarët që
janë jashtë (mangësi statistikore në numurin e shqipëtarëve që jetojnë jashtë
vendit). Aktualisht kemi 140 deputetë, që i përgjigjen numurit të përgjithshëm
të zgjedhësve, por nëse zbriten të larguarit, zvogëlohet numri i votuesve, si
rrjedhojë duhet të ulet numri i deputetëve nga 140 që janë sot, ndofta duhen
100 të tillë. Po kështu dhe numri i punonjësve në administrata shtetërore, të
korigjohet në raport me numrin real të banorëve që u shërbehet.
?
Një sinjal tjetër madhor që zgjedhësit e RSH i dhanë politikës tre
dekadëshe. Në ndihmë të shtjellimit të kësaj teme, krahasojmë disa të dhëna
cilësore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
?
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Shqipëri, kanë marrë pjesë në votim
1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit të përgjithshëm.
Sipas
KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 763.999 vota, ose 48,33 për qind e numrit
të përgjithshëm të votave të vlefshme.Partia Demokratike mori 455.481, vota ose
28,81përiqnd.
Partia
Lëvizja Socialiste për Integrim 225.678 vota ose 14,28 për qind.
Partia
Demokratike dhe Partia e Lëvizjes socialiste, sëbashku në 2021 morën 681,159
vota. Diferenca mes PD+PLS me partinë socialiste ishte 82.840 vota në favor të
Partisë Socialiste.
Në
zgjedhjet e 14 majit 2023, Partia Socialiste arriti të fitonte 53 bashki,
koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në 7 bashki, ndërsa një bashki u fitua nga
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.
Në
këto zgjedhje vendore morën pjesë 1.250.000 zgjedhës, ose 37,79%. Ende deri sot
(05/06/2023) nuk janë çertifikuar përfundimisht nga KQZ-ja rezultatet për të
paraqitur shifrat absolute dhe relative të fituara dhe të humbura nga subjektet
elektorale, për të bërë vlerësimet politike, por u mësua se partia socialiste
ka fituar shumicën e bashkive, ose 86,88 % të tyre. Këta tregues dëshmojnë se
për elektoratin shqiptar paraqiten shqetësime serioze, të cilat duhet të
zgjidhen nga institucionet e larta shtetërore; KQZ; Partitë politike qofshin
fituese apo humbëse. Diferencat e theksuara mes partive, tregojnë mungesë
pluralizmi, ende nuk kemi arritur të shkëputemi nga e shkuara. Kjo është
përgjegjësi e të gjithëve për nga veprimet dhe mos veprimet në ndikimin për
ndryshimin, shkëputjen nga e shkuara.
Të
dhënat që rezultojnë nga zgjedhjet, si parlamentare dhe vendore, tregojnë se në
Shqipëri, zgjedhësit anojnë nga e majta. Kjo prirje, sipas mendimit tonë, ka
disa arësye:
a)
tregon se tek e majta (kryesisht tek PS), strukturat organizative janë më të
konsoliduara, rrjedhojë e trashëgimisë.
b)
tregon se të djathtës i mungon përvoja në konsolidimin e strukturave nga qendra
në bazë, mungon aftësia për të krijuar lidershipin e saj, ka luhatje-pa
qendrueshmëri. Madje nuk është arritur përputhja e parimeve të demokracisë me
përzgjedhjen e emërtimit të saj si Parti Demokratike. Nuk është gjetur bashkërendimi,
besueshmëria ndërmjet emërit të partisë (PD) me parimet demokratike. Nuk është
arritur përshtatja e emërit të PD me synimet për vendosjen e kritereve dhe
parimeve demokratike
Deri
tani, me keqardhje rezulton më shumë si një përvehtësim.
c)
Nuk është arritur konceptimi se çdo parti, së pari krijohet për mbrojtjen e
ruajtjen e Atdheut, të interesave të bashkëkombasve, zhvillimit të shoqërisë.
Përvoja
e këtyre tre dekadave tregon se ka ekzistuar dhe ekziston privatësia partiake,
konfliktualizmi partiak për interesa shumë të ngushta, apo për grupime shumë të
vogëla dhe të ngushta interesash. Është i dukshëm roli i "individit",
egoizmi ekstremist. Këto janë plagë të thella, që kanë partitë tona dhe duhen
të shërohen, por në asnjë rast me riciklime, siç është vepruar dhe dëshirojnë
të gjitha partitë me propagandat e tyre. Janë mëse të tepruara qendrimet në
krye të partive të njëjtët persona me dekada!. Kriter krejtësisht
antidemokratik, të pamerituar dhe aspak të justifikuar.
ç)
Qëndrimet konfliktuale rëndom të përdorshme nga krerët e partive, të cilat
kalojnë në veprime ekstreme, siç janë thirrjet për vdekje politike të këtij apo
atij politikani apo partie, janë thirrje antidemokratike. Nëse, vërtet do të
realizoheshin këto lloj qendrime mallkuese, kuptohet se do mbetej vetëm partia
"mallkuese". Kjo pa mëdyshje nënkupton shuarjen e pluralizmit.
Pa
u shtjelluar më tej, çdo thirrje dhe veprime të tilla të ashpra armiqësore mes
partive dhe personave drejtues, tregojnë se këta lloj "thirrësish"
nuk kanë arritur të kuptojnë asgjë nga demokracia, por u qëndrojnë besnik
pushteteve diktatoriale, intresave vetiake, kundër interesave patriotike e
shoqërore. Votuesit nuk duan sharje, as konflikte, vend e pa vend, por ata
kërkojnë pluralizëm, dmth konkurenca (gara) në zgjedhje për programet më
të mira në favor të shoqërisë dhe vendit. Këtë pëlqim, dëshirë duan zgjedhësit
dhe kjo duhet kuptuar qartë. Çdo
devijim nga parimet demokratike shpie në dëmtim të demokracisë, siç ka ndodhur
këto 32 vite.!
d)
kërkohet thellim për shkaqet që na shpien në fitore ose humbje. Nëse fituesi e
tepron fitoren duke i bërë jehonë, ai do rrëshqasë nga humbja, sepse shuhen
përpjekjet për të ecur më përpara, bie vigjilenca garuese. Edhe më keq do eci
humbësi, nëse nuk analizon shkaqet e vërteta të humbjes, por trumbeton si
shkaqe vjedhjen e votave, manipulimin, manovra ekonomiko-sociale në prag
fushate etj, të cilat dihet që kanë vepruar dhe veprojnë gjatë zgjedhjeve.
Humbësi do mbetet përsëri humbës. Ndaj duhet të dy palët të jenë seriozë në
nxjerrjen e shkaqeve, t'u drejtohen projekteve, programeve që i nevojiten
vendit dhe shoqërisë. Të mos merren vetëm duke zmadhuar shkaqet e vogla dhe të
përsëritura, të cilat i përdor politika për largimin e përgjegjësive e
manipulimin e elektoratit.
?
Tjetër sinjal shqetësues që rezultoi mbas 32 viteve, votuesit shqiptarë,
për herë të parë shfaqin interesin më të ulët në zgjedhjet vendore. Fakti
tregon se zgjedhësi shqiptar është ngopur me propagandat e pafundme të politikanëve.
Duhet kuptuar dhe pranuar tashmë se mashtrimeve zgjedhore po u vjen fundi.
Koalicioni "Bashkë fitojmë" u votua nga afro sa gjysma e votave që ka
pasur e gjithë opozita në zgjedhjet e mëparshme.
?
Një situatë e tillë, e padëshiruar nga të gjithë ne, është sinjal i qartë
politik, jo vetëm për opozitën e ndarë, por për lojrat politike të
lidershipërve të politikës tonë aktuale. Opozita nuk ishte solide me
idenë dhe veprimin e një bashkimi aspak organik. Ky ortakllëk, mundet të
dyshohet edhe i mirëmenduar. Fenomeni lindi tek opozita, por për shqiptarët dhe
Shqipërinë, fenomeni është tek i gjithë lidershipi partiak.
Mos
marrja pjesë e më shumë se gjysmës së elektoratit, kryesisht të djathtë, goditi
me të drejtë vetveten, por shkaku i goditjes e kapërcen "vetveten"
duke folur bindshëm për gabimin politik të mos zbatimit të orientimit
euroatlantik në vendit tonë. Kjo duhet të ngulitet mirë tek truri politik, si
tek të "majtët" dhe tek të "djathtët".
Zgjedhjet
treguan se kërkojnë bindshëm ringritjen në nivel kombëtar për riorganizimin
politik të partive kryesore, të djathta dhe të majta. Kujdes ti kushtohet
elementit të ri (larg nepotizmit dhe militantizmit), të përkushtuarve për
demokratizimin e shoqërisë.
Nëse
do të shikohet realisht riorganizimi Partisë Demokratike, nuk ka asnjë vlerë që
të vazhdojnë të ndara, veç interesave personale. Të gjithë e dimë se çdo
ndarje, është rifillim për të dyja copëzat. Asnjë parti nuk mund dhe nuk
duhet të shkëputet nga objektivi për të ndërrtuar politika që i përshtaten
vendit dhe shoqërisë. Pikërisht ky parim i bën ato të jenë pasuri e të
gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie. Ndërsa partitë
janë pronë e Shqipërisë dhe të detyruara për të mbrojtur sovranitetit dhe vetëm
në shërbim, kush e kush, sa më mirë për zhvillimin tonë shoqëror. Synimet
për të qenë partitë pasuri individuale apo grupnjerëzish, të shkëputur nga
interesat gjithpërfshirëse të shoqërisë, janë të destinuara të
"dështojnë". Këtë e din edhe "bufi", por na e mësuan dhe e goditën
mjaft qartë dhe rëndë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
U
tregua me maturi se dëshpërimit, zhgënjimit dhe durimit 32 vjeçar i erdhi
fundi, ose duhet t'i vijë fundi. Këtë maturi, lidershipi (udhëheqësit) shqiptar
duhet ta konkretizojë nëpërmjet ndryshimit cilësor të drejtimit. Të udhëheqësh,
kërkohen disa kritere, të cilat nuk janë kopsitur as sot dhe as nga ne, por nga
përvojat botërore historike.
?
Një shprehje e Alcide de Gasperi që k? qenë një ndër kryeministrat e shquar të
Italisë, duhet të jetë në qendër të vëmëndjes: “Politikanët mendojnë
gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e
ardhshëm”.
Në
këto tre dekada, duhet pranuar që politikanët tanë kanë vepruar vetëm dhe vetëm
për të fituar zgjedhjet. Me zgjedhjet e 14 majit 2023, sovrani e dënoi këtë
veprim dhe kërkon që "burrat" e shtetit të mendojnë dhe veprojnë për
brezat e ardhshëm. Ka disa përkufizime që përcaktojnë profilin e lidershipit të
vërtetë: "Lidershipi është frymëzim, për vete dhe për të tjerët. Lidershipi
i suksesshëm është për jetesat njerëzore, jo për proceset. Lidershipi nuk është
formulë apo program, por një aktivitet njerëzor që vjen nga zemra dhe merr
parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim dhe jo një rutinë".
Për fat të keq na mungojnë të tillë personalitete. Kjo mungesë është
pasojë e sistemit të shkuar por që vazhdon edhe sot, ku nuk piketohen
individë cilësor duke filluar në bankat e shkollave e në vijimësi për trajnimin
e individëve të përveçëm, brenda shoqërisë tonë.
?
Tek ne është vërtetuar një tjetër e thënë:"Kur vërtetohen me shifra dhe
fakte gabimet, duhet të kërkohet falje. Tek ne mungon se kush është
bindësi për të treguar se është gabim". Për fat të mirë, me këto
zgjedhje u gjet se kush duhet ti bindë udhëheqësit që kanë vepruar dhe veprojnë
gabim. Ky ështe elektorati si i djathtë dhe i majtë. Foli sovrani, madje
me zë të fortë: "Binduni se jeni gabim". Nëse ende nuk reflektohet
për bindje, atëhere drejtësia është e detyruar të vendosë për t'i bindur.
Zgjedhjet
e 14 majit, me rezultatet e arritura, treguan se sovrani zgjodhi pluralizmin
shqiptar, sepse si ata që votuan dhe ata që nuk e panë të arësyeshme të
votonin, nuk joshen më me propagandë, por duan pluralizëm dhe rotacion politik,
jo se është e thënë teorike, por e duan të bazuar në balancat e meritokracisë.
Kush
mendon se, në rastin konkret, ndarja e një partie në copëza, do sjell fitoren,
demokracinë, apo marrjen e pushtetit, nuk e njeh demokracinë, madje as veprimet
arithmetike. Ose bëhen qëllimisht për të penguar demokracinë. Ndërsa të
rendurit mbas krijimit të partive të reja, shpie në egoizëm, tregon
"pronësi" vetiake, ose parti për interesa të veçanta grupnjerëzish,
por që nuk i përkasin rendit demokratik.
Çdo
e mirë arrihet nëpërmjet unitetit, bashkimit dhe jo ndarjes. Ndaj kombit tonë,
dashakeqët romakë, bizantinë, osmanë, etj. kanë arritur të na dëmojnë rëndshëm
pikërisht nëpërmjet copëzimit të trojeve, përçarjes fetare dhe këto afro 70-80
vitet e fundit, na mbollën edhe luftën e klasave. Ca turq e ca grekë apo serbë;
ca kulakë, ca ballistë, a komunistë. Duken qesharake, por të tilla ndarje kanë
çoroditur, armiqësuar popullin deri në palcën e familjes. Nëse ndokush
ende vazhdon të pranojë ndarjen, ai apo ajo, kushdo qoftë, praktikisht dhe
teorikisht nuk mund të jenë udhëheqës. Ndaj tyre duhet të hiqet dorë, ose
historia do ti ndëshkojë njëlloj edhe rendësit pas tyre.
Mbas
zgjedhjeve dëgjojmë edhe pretendime të cilat përgënjeshtrojnë njëra tjetrën.
Disa drejtues të rëndësishëm partiakë e kanë guximin dhe deklarohen drejt për
shkaqet e vërteta të dobësive në zgjedhjet e 14 majit 2023:
?
Nëse PD-ja do të ishte e bashkuar, ndyshe do të ishte situata. Atëhere ky
është shkaku, kurse thirrjet: "u vodhën votat" është manipulim për të
mbuluar realitetin. Një konkludim i saktë, i pastër dhe i drejtë. Metodë
tepër e gabuar, kur defekti kërkohet gjithnji vetëm tek vjedhja, manipulimi i
votave. Ky pretendim nuk i shërben as PD dhe as demokracisë në Shqipëri. Dikush
tjetër në rrjetet sociale shpreh mendimin e tij se: "Berisha dhe Basha
të tërhiqen. Asnjëri nuk është për situatën ku është PD-ja".
Në
të vërtetë dorëheqja është institucion, i cili vepron në raport me ndërgjegjen
dhe përgjegjshmërinë e secilit ndaj interesave tërësore të shoqërisë së cilës i
takon dhe kundër interesave vetiake, tepër të ngushta.
?
Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetar i kësaj
partie, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se PD nuk hyri në zgjedhjet lokale për
të fituar, por për të mbajtur gjallë partinë dhe atë që ajo përfaqëson.
Deklarime të tilla, në pamje të sinqerta dhe të vërteta, por nuk kuptohet e
kundërta kur bëhen akuza për "vjedhje të votave", manipulime, etj.
Fjala vjen: ish kryeministri sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë
atë përgjegjëse për humbjen drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai
deklaroi se "në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës
përmes bandave dhe oligarkëve. Gjithashtu shtoi se në zona si Mamurrasi blerja
e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro". Në Shkodër, eksponentë tanë
të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u
ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisione.
Edhe Partia e Lirisë deklaron: Krimi nën komandën e Ramës shkatërroi zgjedhjet!
Do mbrojmë votën me çdo çmim. Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”,
përfaqësues të Partisë së Lirisë, i mëshojnë argumentit se më 14 maj pati
votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar,
të cilat, sipas tyre, shkatërruan zgjedhjet."Qindra milionë euro të
pista u hodhën në fushatë për të blerë vota…."etj. Të tilla
vlerësime i kemi dëgjuar në të gjitha zgjedhjet e pas nëntëdhjetës, nga të dyja
palët dhe që thuhen edhe para zgjedhjeve se do të mbrohen votat, etj. Nuk
pretendohet dhe as mohohet se në zgjedhje nuk veprojnë fenomene të tilla, por
ato nuk eliminohen me deklarime nëpër media, as duke treguar trimëri si
para dhe pas tyre. Rrugët për ndreqjen e fenomenit janë mbledhja e fakteve
me prova dhe kallzimet në organet përkatëse të drejtësisë.
?
Në shkrimin tonë, nuk anësojmë nga asnjë palë, nuk jemi pjesë e asnjë force
politike, por si qytetarë, si intelektualë e ndjejmë të nevojshme të paraqesim
mendimet tona. Dëshirojmë të japim kontributin tonë për të ulur sado
pak tensionet, konfliktet partiake, të cilat janë vërtetuar se nuk
ndihmojnë aspak në gjetjen e rrugës më të mirë, më të përshtatshme për të patur
opozitë dhe pozitë të shëndosha e të konkurueshme. Qendrime të tilla, të pa përshtatshme,
u shërbejnë vetëm disa pak individëve dhe grupeve të caktuara pranë tyre.
Duhet
të ndërgjegjësohemi për të siguruar rotacionin qeverisës mbi bazë të
meritokracisë, vetëm të asaj force politike që ideon dhe realizon projekte më
të favorshme për shoqërinë dhe vendin. Të mos ecim pas sloganeve konfliktuale,
as propagandave ku vetëm luftohen individë apo parti politike pa argumenta. Të
vlerësojmë vetëm arritjet, veprimet që kryejnë palët politike. Jo rotacion
politik fallso se: "dua unë, apo duam ne". As me mashtrime nën
sliganun se është parim demokratik. Rotacioni politik është vërtet parim
demokratik, por me kushtin garues meritokracinë.
Urojmë
që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të shërbejnë në arritjen e reflektimeve
pozitive, të mposhten, sjelljet dhe veset e mbrapështa, pjella të së kaluarës
jo demokratike.
Nga: profesor Agim Binaj,
studjues Fahri Dahri
Tiranë - Qershor 2023-