Mendime
Florim Zeqa: Strategji e përbashkët për Veriun!
E shtune, 10.06.2023, 07:49 PM
Strategji
e përbashkët për Veriun!
Shkruan:
Florim Zeqa
Instrumentalizimi i serbëve të Kosovës nga
Beogradi i filluar në vitet e ’80-ta nga Millosheviqi, fatkeqësisht por vazhdon
edhe në ditët e sotme më të njëjtën retorikë dhe me të njëjtat veprime nga
pasardhësi i tij, Aleksandër Vuqiqi. Pra, ndryshimi është vetëm në kohë, por jo
edhe në përmbajtje.
Serbët e vriut të
instrumentalizuar dhe të frustruar njëkohësisht
Ashtu
sikurse instrumentalizimi i serbëve, edhe ndarja e veriut të Kosovës e ka një
një histori. Ndarja faktike e veriut të vendit ndodhi me vendosjen e trupave
“paqeruajtëse” të KFOR-it ruso-francez mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë në
qershorin e vitit 1999.
Nga
ajo kohë e deri më sot, veriu vetëm në aspektin formal administrativ i përket
Kosovës, kurse në rrafshin praktik është jasht kontrollit të institucioneve të
Republikës së Kosovës.
Dikush
mund të thotë se i kemi nën kontrollë pikat kufitare, e kemi policinë dhe
gjykatat, por kur është në pyetje funksionaliteti i tyre, atëherë e vërteta na
del të jetë e hidhur!
Sikur
të ishte ndryshe, nuk do të lejohej paradoksi i mospërgjigjes së serbëve të
veriut në të gjitha pagesat, në veçanti të rrymës, të cilat po e rëndojnë
buxhetin e Kosovës tani e 24 vite më parë.
Kur
jemi në këtë segment, asnjëra parti politike, asnjë liderë dhe asnjë politikan
sikurse që nuk ka të drejt të krrekoset që ka bërë diçka për veriun përderisa
nuk e arrinë ta shtrijë sovranitetin financiar në veri, ashtu nuk kanë të drejt
as ta akuzojnë njëri tjetrin për dështimet me veriun e vendit.
Sovraniteti i mangët i
shtetit në veri
Edhe
përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive në Kosovë, asnjëra prej tyre deri
tek kjo e fundit nuk arritën ta shtrijnë sovranitetin financiar në veri të
vendit, edhe pse secila prej tyre investuan me qindra miliona për çdo vit në
pagimin e faturave të rrymës, ujit, tatimit në pronë, etj.
Sovraniteti
i shtetit të Kosovës në veri jo vetëm që është i pjesshëm, është tepër i
mangët, e mbase i tillë do të jetë edhe më tutje përderisa ‘Qeveria e Kosovës,
cila do qoftë, ajo nuk i detyron serbët që t’i përgjigjen shtetit për të gjitha
shpenzimet dhe obligimet qytetare siq i përgjigjen qytetarët jo serbë në
Republikën e Kosovës.
Edhe
përkundër dëshirës dhe vullnetit të madh për shtrirje të sovranitetit në veri
nga ana e qeverisë aktuale, forca e Albin Kurtit nuk është në përputhje me
forcën ndarëse të veriut të vendit.
Një
gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë, shtrirja e sovranitetit dhe bashkimi i
pjesës veriore në përgjithësi nuk mund të bëhet asnjëherë në mënyrë të
njëanshme, por gjithnjë në përputhje dhe në koordinim të plotë me forcat
ndarëse. E thashë pikërisht kështu, për faktin se, për shtrirjen e plotë të
sovranitetit në veri, duhet me e pasë një forcë shumfish më të madhe sesa të
kundërshtarit, në të kundërtën gjithnjë do të thyhemi keq!
Strategji dhe unifikim i
forcave politike
Nuk
mjaftojnë deklaratat politike, as gjuha e ashpër pa forcën vepruese. E kjo
forcë vepruese po i mungon Kosovës shkaku i ndarjeve të brendshme partiake dhe
ideologjike. Si pasojë e ndarjeve dhe përçarjeve nuk po arrijmë dot ta ndërtojmë
një strategji të përbashkët vepruese për veriun e vendit.
Gjuha
jo diplomatike të cilën po e përdorë kryeministri ynë nuk po pëlqehet nga
ndërkombëtarët, por askush nga ne nuk duhet t’i gëzohemi faktit që Albin Kurti
po kundërshtohet nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare.
Duhet
ta bëjmë të pamundurën që ta ndihmojmë kryeministrin tonë me këshilla dhe
sugjerime, duke i ofruar një platformë të qëndrueshme politike për dalje nga
kriza e shkaktuar në veri, nëmënyrë që të mos ndëshkohet Kosova shkaku i
lëshimeve dhe papjekurisë politike të Albin Kurtit, për shkak se, çdo ndëshkim
ndaj tij është ndëshkim për Kosovën.
Çështja
e hartimit të draft-statutit për Asociacionin nuk është çështje ekskluzive e
kryeministrit, por çështje është e të gjitha subjekteve politike, e ekspertëve
dhe njohësve të fushës në mënyrë të koordinuar. Për shkak se çdo sukses apo
dështim duhet ta ndajmë të gjithë së bashku pa pasur nevojë të kryqëzohet
askush, as Albin Kurti. Kur jemi të përçarë e mundshmja na bëhet e pamundshme, e
kur jemi të bashkuar edhe e pamundura bëhet e mundshme.
Florim Zeqa
09.06.2023