Mendime
Vladimir Stojani Burill: Pse H/Centrali i Skavices nuk e mbron Shkodren nga Permbytja!
E hene, 23.01.2023, 07:48 PM
PSE H/CENTRALI I SKAVICES NUK E MBRON SHKODREN NGA PERMBYTJA!
SISTEMIMI I BUNES, DRINIT DHE KIRIT ASHT RRUGA E
VETME E SHPETIMIT TE QYTETIT TE SHKODRES NGA NJI KATASTROFE!
Nga
Vladimir Stojani Burill
Edhé
kête here Shkodra u përmbyt prej ujit, si rezultat i shínave qe rânë edhé psè
derdhja e ujnave prej H/Centralit të Fierzes gjatë gjithë kohes ka kêne e
ndërprême,prá u përmbyt vetëm prej reshjeve te zones se qarkut te Shkodres.
Sikur edhe Fierza do te shkarkonte uje ,at'here mund te kishim nji
"Permbytje Biblike"!!!! Kjo don me thâne se ne kêto kushte te
gjêndjes fizike te shtratit te lumejve te Bunës,Kirit dhe Drinit, Skavica nuk
ka me kêne regullatori dhe mbrojtsja e Shkodres prej përmbytjeve.Pra, le ta
harroje Qeveria se Skavica ka per ta mbrojte Shkodren nga permbytja! Per ma
teper Skavica ka me ndikue per keq ne situaten hidrike ne Shkoder dhe kjo ne
kushtet kur Fierza ,Komani dhe Vaudejes te jene plot,ne nji situate reshjesh si
kjo e ketyne diteve , shkarkimi i tyne ka me kene i domosdoshem e ka rrezik qe
uji te mbuloje gjithe qytetin me te gjithe zonen e Nenshkodres. Prandej,Qeveria
sa ma pare duhet te angazhohet me fillue punen studimore dhe projektuese per
sistemimin e lumejve te Shkodres Po Skavica asht e domosdoshme me u ndertue
sepse ajo ka me kêne rregullatori furnizimit me energji elektrike i Vendit dhe
rregullatori i tre H/C ve per prodhim energjie,por JO mbrojtesja e Shkodres nga
permbytja.
Kjo
tregon se Shkodra gjithmone ka me u permbyte nësè në pellgun e Liqenit te
Shkodres dhe te lumejve Kir,Drin dhe Bune nuk ka me u investue në të ardhmen.
Ma
s'pari asht e domosdoshme qe shtrati i Bunes gjate gjithe gjatesise se tij te
jete jo ma pak se 200 m i gjane,anash shtratit te ndertohen diga mbrojtese ,ose
mur betoni ne te gjithe gjatesine ne dy anet e saj ,te thellohet Buna ne te
gjithe gjatesine e saj per tu ba e lundruesheme.Thellesia e Bunes duhet te jete
jo ma pak se 8-10 m.Te studjohet mundesia e eleminimit te ktheses se lumit te
Bunes ne Dajc ,gja qe shkurton shume gjatesine e lumit tue rrite shpejtesine e
derdhjes se ujit ne det. Ne Freskanjel te ndertohen dy porta hyrje per mbajtjen
e nivelit te Liqenit dhe te Bunes konstante .Portat te sherbejne edhe per dalje
-hymjet e anijeve qe hyne ne Bune dhe ne Liqen.Shkarkimi normal i ujit te
Bunes,kur porta asht e mbyllun te bahet ne dy anet e Portes se Freskanjelit ku
te vendosen dy turbina per prodhim energji elektrike per me hape portat .Porta
e Freskanjelit do te sherbeje per kontrollin e nivelit te Liqenit te Shkodres
ne nji naltesi normale te pranueshme. Niveli i ujit ne Bune duhet te jete i njajte
me nivelin e Liqenit te Shkodres,ndersa niveli i ujit mbas portes se
Freskanjelit te jete baraz me nivelin e detit.Keshtu ,tue shkurtue gjatesine e
Lumit te Bunes dhe tue fute mbrenda tokes detin ( prej ndertimit te portit mbas
kodrave te Freskanjelit krijojme mundesine e derdhjes(shkarkimit) te ujit shume
ma shpejt nga Buna ne Det ,tue eleminue sa ma shume pasojat e nji permbytje
katastrofike. Gjithmone perpara stines se shinave niveli i Liqenit te Shkodres
te mbahet ne nivele minimale,qe ne se ka reshje te paprituna dhe te shumta si
grumbullues i pare i ujnave te sherbeje Liqeni i Shkodres.Nji meter naltesi
mund te grumbulloje mbi 500 miljon m3 uje. Kapaciteti i shkarkimit te ujit prej
portave te Freskanjelit mbas hapjes se plote duhet te jete mbi 20000
m3/sek.,kjo qe ne cdo rast derdhja nga Buna me kene dy here ma e madhe se
prumjet maksimale te mundeshme . Mbas Portave te Freskanjelit niveli i ujit
duhet te zbrese ne nivelin e detit dhe nga dy anet te dy shetet mund te
ndertojne nji port te madh mbi Bune ku majtas te jete pjese e shtetit shqiptar
dhe djathtas rrjedhjes se Bunes pjese e Malit te Zi.
Edhe
shtrati i Lumit te Drinit mbas H/Centralit te Sptharit duhet sistemue ne shtrat
te vetin dhe nga kjy sistemim mund te perfitohen mbi 300-400 ha toke bujqesore.Ne
Drin ,ne afersi te Ashtes ekziston ende mundesia e ndertimit te nji H/Centrali
me rrjedhje te lire uji.
Lumi
i Kirit ,mbas Ures se Mesit ka nevoje me u sistemue ashtu si Lana ne Tirane
,por me permasa ma te medha tue ngrite edhe penda anash lumit me rrjete teli me
guret e Zallit te Kirit,ashtu sic e kane ngrite italijanet gjate Luftes se
Dyte.
Qeveria
shqiptare ne bashkepunim me Qeverine e Malit te Zi duhet me ngrite nji ose disa
grupe pune me specialiste shqiptare dhe te huej per te projektue sistemimin e
Ujnave te Lumejve qe rrethojne Shkodren dhe qe e permbytin sa here bjen shi atè
dhe te gjitha fushat per rreth Lumejve Bune,Drin dhe Kir.
Sot
asht shume e domosdoshme qe Shkodra te kete nji Hymje te re prej Lezhe nga
Kodheli-Mjeda Vukatana dhe Ura e Thive dhe autostrada per ne Mal te Zi duhet te
kaloje kah MbiShkodra sepse ne NenShkodera asht perhere e rrezikueme prej
permbytjeve.
Qeveria
shqiptare asht e detyrueme me investue dhe me "hjedhe syte" edhe kah
Shkodra e jo vetem ne Jug te Shqipnise,sepse edhe Shkodra asht pjese e saj dhe
qe kontribuon shume ne buxhetin e shtetit shqiptar.