| E shtune, 03.06.2023, 07:54 PM |
Pozicionet kontraverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!
Shkruan:
Florim Zeqa
Unë
si analist i pavarur politik, nuk jam ai që marr vendime. Detyra ime atdhetare
është që të vlerësojë në mënyrë të pavarur dhë të paanshme zhvillimet politike
që ndodhin në shtetin tim dhe përreth tij. Asnjërë nuk i vëjë pikë asnjë
mendimi, por gjithnjë e lë derën hapur edhe për të tjerët që të kontribuojnë
për të mirën e shtetit dhe vendit tonë të shënjt.
Pozita dhe opozita, dy
botë të kundërta në Kuvend
I
falenderojë të gjithë ata që i lexojnë dhe i kuptojnë drejt opinionet dhe
analizat e mia politike, sikurse që i vlerësojë edhe ata të cilët nuk i
kuptojnë, por asnjëherë nuk i vlerësojë ata që me qëllim iu kundërvihen
opinioneve të mia për interesa të partive politike apo grupeve të interesit
brenda tyre.
Seanca
e fundit e Kuvendit të Kosovës në të cilën u debatua rreth situatës së krijuar
në veri të vendit, ishte jasht nivelit dhe qëllimit pse ishte thirrur.
Në
vend të unifikimit të subjekteve politike në Kuvend për gjetjen e një zgjidhje
për të dalur nga labirinthi politik, partitë politike e vazhduan kacafytjen e
zakonshme verbale mes tyre duke mos e ndjerë peshën e rrezikut para të cilit
ndodhet shteti ynë.
Zgjedhet
e jashtëzakonshme në veri nuk janë zgjidhje e problemit pa gjetjen e një
zgjidhje paraprake përmes dialogut të Brukselit, gjegjësisht pa arritjen e një
marrëveshje përfundimtare ligjërisht obliguese për Kosovën dhe Serbinë, me
ndërmjetësim ndërkombëtar, për t'i dhënë fund një herë e mirë konfliktit
shekullor mes serbëve dhe shqiptarëve ne Ballkan.
Pozicionet
kontraverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend sikur të krijojnë përshtypjen e
dy botëve të kundërta dhe dy poleve të kunderta të cilat asnjëherë nuk do të
bëhen bashkë për të mirën e këtij vendi.
Gara për marrjen e
bajrakut dhe vënjen e etiketës së tradhtarit
Kjo
qasje e gabuar e skenës aktuale politike në Parlament nuk përkon aspak me të
zgjedhurit e popullit, të cilët janë aty për mbrojtjen e interesave të shtetit
dhe qytetareve e jo të kauzave partiake.
Pushteti
dhe opozita sikur po harrojnë, se çdo sukses apo deshtim në shtrirjen e
sovranitetit në veri të vendit është i përbashkët. Andaj meritat për sukseset e
arritura dhe gjykimet për dëshimet janë të dyanshme dhe të ndërsjella, për
shkak të rolit obligimeve kushtetuese që kanë pozita dhe opozita në Paralmentin
e Kosovës.
Përderisa
ka shumë pak deputet në Kuvend që e duan Republikën e Kosovës si atdhe të tyre,
edhe pse paguhen mirë nga buxheti i shtetit, qytetarët dhe mergimtarët e duan
shtetin e tyre si thesarin më të çmuar pa marr asgje prej tij.
Sjellja
jo serioze e deputetëve në Kuvend është shqetësuese pas situatës së krijuar në
veri të vendit, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.
Situata
e krijuar në veri të vendit, nuk është për tu nënçmuar dhe as për tu sjellë në
mënyrë kaq të relaksuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak se ajo
tashmë ka dalë jashtë kontrollit të plotë të institucioneve tona shtetërore.
Sjellja
arrogante dhe e papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend ka bërë që qytetarët, jo
vetëm ta humbin durimin, por edhe shpresën për një ardhmëri të sigurtë në vendin
e tyre.
Kthimi
i besimit në këtë vend asnjëherë nuk do të kthehet me politika ditore,
lokaliste dhe primitive të kohës së bajraqeve e fiseve, në garën e pashëmbullt
se cili do ta merr barjakun e shpëtimtarit, e kujt tjetër në të njëtën kohë t’i
vihet etiketa e tradhtarit.
Ndëshkohet shumica për
të mbuluar dëmet e pakicës
Përderia
të vazhdohet me logjikën e një politik-bërje të tillë, çdo herë do të nxëmë
n’thue në vetëveten tonë dhe asnjëherë nuk do të arrijmë të shkojmë drejt
prosperitetit kulturor në radhë të parë, por as në drejtim të forcimit ekonomik
dhe ushtarak të shtetit tonë.
Mosfunksionimi
i sistemit të drejtësisë, përkatësisht i zbatimit të ligjit në mënyrë të
barabartë për të gjithë qytetarët dhe në tërë territorin e vendit ka krijuar situata
anarkike, siq është ajo në pjesën veriore, ku serbët e veriut i shfrytëzojnë
resurset e shtetit të Kosovës pa paguar asgjë. I shfrytëzojnë për 24 vjet rrsht
resurset e shtetit që nuk e njohin dhe as pranojnë si të tyre pa e paguar asnjë
faturë të energjisë elektrike, ujit, tatimit në pronë e deri tek mbeturinat.
Fatkeqësia
tragjikomike dhe padrejtësia e madhe shtetërore po ju bëhet qytetarëve të
pjesës tjetër të Kosovës dhe mërgimtarëve të cilët detyrohen paguajnë faturat
me rritje 100% të energjisë dhe të tatimit në pronë për të mbuluar humbjet që
po ia shkaktojnë buxhetit të shtetit të Kosovës serbët e veriut!
Largime
nga vendlindja kemi pasur pothuajse në të gjitha periudhat historike, kemi
pasur gjatë regjimit titist, kemi pasur edhe në vitet e ’90-ta si pasojë e
dhunës sistematike dhe represionit të regjimit pushtues të Serbisë së
Millosheviçit, por asnjëherë nuk ka pasur largime kaq masive dhe të dhimbshme
të popullatës shqiptare në dekadën e fundit të shkaktuara nga keq-qeverisja e
politikanëve shqiptarë në Kosovën shtet i pavarur dhe sovran!