Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Linçi serb ndaj shqiptarit
E diele, 08.01.2023, 07:55 PM
Linçi serbë ndaj
shqiptarit
Nga
Gani Mehmetaj
“Plagosja
e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me presidentin Vuçiq dhe ngjashmëri me
rastin Panda, kur shërbimi sekret serb vrau disa të rinj serbë në Pejë që të
akuzonte shqiptarët”, shkruan kryetari i republikanëve të Serbisë, Nikolla
Sandullovic. Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, prandaj i di mirë punët e
kurdisjeve të pista me vrasje e me plagosje. Edhe Sandulloviçi e njeh mirë
mendësinë e serbëve -zyrtarë të kriminalizuar.
Mediat
tona që nga fillimi e fshehën faktin se shqiptari që plagosi dy serbë, ishte
rrethuar nga një grup serbësh që e penguan të lëvizte dhe e kërcënuan me
linçim. Ai në vetëmbrojtje e frikë mund të bënte dëme edhe më të mëdha. Pse e
fshehën atmosferën e linçit policia e prokuroria?Linçit serb i parapriu kondomi
i Vuçiq-Ramës, Baton Haxhiu, i njohur si Baton Stanishqi, dhe D. Mulliqi të
cilët thanë se Kurti po i trajton serbët si Millosheviqi shqiptarët dikur. Serbisë iu kundërvumë me luftë, prandaj edhe
Kosovës serbët duhen t’i kundërvihen me luftë, porosisin ata.
Është
fatkeqësi që zyrat e ambasadave të mëdha euro-amerikane nxituan të dënojnë
shqiptarin që plagosi serbët pa i sqaruar rrethanat: ishte vetëmbrojtje a sulm?
Zyrtarët ndërkombëtar dolën mbi gjyqin dhe mbi ligjin, ata e fundosën
“mujsharin”. Pastaj sikur të mos mjaftonte kjo histeri, nisën sulmet ndaj
shqiptarit mu si dikur kur i sulmonin me tërbim “nacionalistët dhe
irredentistët shqiptarë”. Ishin sulme të pista, të egra dhe të paskrupullta. A
është fajtor shqiptari që plagosi dy serbë? Nuk e dimë. Pse nxitojmë ta
“pushkatojmë” pra?
Serbët-paramilitarë
të Beogradit, ashtu sikurse e bënë me dije edhe republikani nga Serbia ishin të
përgatitur që më parë nga Vuçiqi, bllokuan rrugët mu si në Mitrovicën e veriut.
Ajo që brengos më shumë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk e sheh, është fakti
se serbët nuk duan të integrohen, nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, vazhdojnë
të jenë instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë e paramilitarë të tyre si në
kohën e Millosheviçit. Kush do të përballët dhe kush do t’ua ul kokën
paramilitarëve serb që po e destabilizojnë Kosovën me linçe, kërcënime e
vrasje?
Duke
i toleruar e përkëdhelur paramilitarët serbë, të yshtur nga Vuçiqi, që bllokojnë rrugë e kufij, Kosova do të
zhbëhet.