E merkure, 08.02.2023, 09:50 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pritja e Vitit të Ri me Poezi

E marte, 03.01.2023, 07:59 PM


Ballina e Antologjisë TAKIME NËN RRAP XXVII e krijuesve  pjesmarrës 1997 - 2021

Reportazh letrar

PËRCJELLJA E VITIT PLAK ME PANDEMI

DHE PRITJA E VITIT RI 2023 ME POEZI

(MKTN TAKIME NËN RRAP XXVII  i organizurar në Kërçovë me dt. 30, dhe 31 dhjetor 2022)

NGA KALOSH ҪELIKU

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni njëzeteshtatë vjet (27) me radhë e organizon dhe e mbanë Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP XXVII 2022, në Shkup dhe Kërçovë. E kaloi Koronavirusin, “armikun e padukshëm” (2020), Pandeminë politike (2021), por jo edhe Virusin politik partiak (2022). Prandaj, këtë vit për shkak të situatës politike dhe ekonomike, përveç organizimit të Manifestmit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar TAKIME NËN RRAP XVII 2022, në Kërçovë, e publikoi si libër dhe online: TAKIME NËN RRAP (Antologji e poetëve pjesmarrës (1997 – 2021). Njëkohësisht, duke shënuar edhe tridhjetëvjetorin e themelimit të saj si institucion kulturor (1992 – 2022). Përcjelljen e Vitit Plak me Pandemi, dhe pritjen e Vitit Ri 2023 me poezi erotike dhe këngë burimore kërçovare të interpretuara me çifteli nga kantautori Dervish Dervishi.

Populli, thotë: Ujku e ka qafën e trashë, se: punët  i kryen vetë fushave dhe maleve. Mirë, do të thuash ti si lexues besnik i këtij shkrimi publicistik, po Kalosh Ҫeliku nuk është Ujk në politikë?! E vërtetë, nuk është Ujk në politikë, po është Ujk në Letërsi. Edhe, punët i kryen Vetë nën Dardhat Gorrice te “Mrizi i Zanave”.

Him Koça, një ditë më paraqitet në telefon: Unë e kam një biznes të vogël në Kërçovë, dhe me Xhelalin kemi vendosur që t’i paguajmë shpenzimet e qëndrimit tënd njëjavor në Kërçovë. Ose, dhjetë ditë. Një muaj. Jo, o burrë i them. Mund të rri tri - katër ditë në Kërçovë, por jo edhe një javë. Shkaku, se: do të çmendem, marrë malet. Mirë, thotë Himi rri sa të duash, por për një ditë mos eja, hiç.

Gati një vit nuk kisha qenë në Kërçovë, shkaku Koronavirusit, Pandemisë dhe Vaksinës që m’i ndaloi tavernat dhe daljen jashtë kufinjëve politik. Liri më dha te “Parku i Grave”. Dhe, në shtëpi, Brenda katër mureve. Tinëzisht, më ndau nga familja, miqtë dhe gratë besnike. Nuke di as vetë sesi kisha mbetur ende gjallë. Nevojë kisha të ik edhe nga Shkupi në Atdhe. Vendlindje, nga e cila në rini kisha ikur në Shkup. Prishtinë dhe përsëri në Shkup. Themelimin e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup.

Shoqata e Shkkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, është themeluar në vitin 1992, në fillim si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar me kryetar shkrimtarin e mirënjohur shqiptar nga Tetova Murat Isaku, dhe nënkryetar Kalosh Ҫeliku. Asaj kohe, katër vite me radhë ende e pa regjistruar si Klub i Shkrimtarëve, e as si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë, e cila  me shumë vështirësi arriti të regjistrohet në Regjistrin Qëndror në vitin 1997 me kryetar Dr. Ali Aliu, dhe nënkryetar Kalosh Ҫeliku. Edhe, më vonë pas dorëheqjes të Dr. Ali Aliu, i cili u arratis në Kabinetin e Babait (Tatkoto), Kryetari Kalosh Ҫeliku, mezi arriti në vazhdimësi të organizojë Manifesim Kulturor Tradicional Mbarëkombëtar: “Ditët e Naimit”, në Tetovë. Edhe, kur erdhi në krye të kësaj Shoqate të Shkrimtarëve Shqiptar Kalosh Ҫeliku (1997), djali i Shokut Tito, si anëtar i kryesisë dha dorëheqje. Vit, edhe kur u botua revista letrare STILI ’97, si Organ i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqdoni, krah për krahu me pesë libra të anëtarëve të Shoqatës me mjetet e veta materiale: Unë bëhem Ajo (poezi) të poetes Radije Hoxha – Dija, Fluturimi mbi Sllupçan (roman për fëmijë i Nahas Sopaj, KUKU (poezi) i Puntorie Muça – Ziba, dhe Projekti i thyer (poezi) nga Shaip Emërllahu.  Revistë letrare dhe libra të cilët, edhe u përuruan  gjatë programit të manifestimitn në vitin 1997 të  “Ditëve të Naimit”, në Tetovë me drejtor organizativ Shaip Emërllahu, me propozim dhe emërim të Kalosh Ҫelikut. Gabim historik, që edhe sot e kësaj dite nuk mund t’ia falë vetes si provokim historik dhe shkrimtar.

Vit, kur filloi edhe fushata policore - partiake për shkarkimin e Kryetarit Kalosh Ҫeliku nga posti i kryetarit me direktiva policore partiake me Trusakatin, dhe rrufjanë të njohur komunistë e neokomunistë. Betejë e ashpër policore - partiake, që u zhvillua në Shkollën fillore “LIRIA” në Shkup (1997) me disa viktima politike - partiake - letrare. Rrufjani, Ministri shqiptar i informatave nxirrte shkumë nga goja. Nehas Sopaj, dha dorëheqje si nënkryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqipar. Hojdodolja, iu ndërsye me të gjitha rraçet e tundura e të patundura pas shpine kryetarit Kalosh Ҫeliku. Këlyshi i Llagut me një asht në gojë pas porte. Psikopati me një torbë taxhi përqafe. Daudija pa dimia në gazetën e “vëllazërim - bashkimit”.

Kalosh Ҫeliku, përsëri pas një viti në Kuvendin Zgjedhor u rizgjodh kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Shkak, frymëzimi: edhe, kur e botoi librin e tij me dy drama satirike: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000). Personazhet, dhe viktimat e rëna në këtë fushëbetejë, veç që nuk i kanë në ballë emrat dhe mbiemrat.

Lufta e ashpër mes Kalosh Ҫelikut me Policinë Letrare partiake do të vazhdojë edhe disa vite me këlyshë buba partiak me zgjebe në mjetet e informacionit. Përderisa, Policia Letrare nuk do ta ndryshojë strategjinë e luftës. Heqi dorë nga shkarkimi i kryetarit. Organizojë “Ditët e Naimit” paralele me në krye Trusakatin e saj me një torbë taxhi përqafe. Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, në një mbëledhje të Kryesisë, edhe do ta shkarkojë Trusakatin e Nënës Parti nga posti i drejtorit.

Kokë më vete, me direktiva policore partiake dhe Doktorziun: Trusakati do ta regjistrojë dhe përvetsojë si Manifestim Kulturor “Ditët e Naimit” në regjistrin qëndror, që me ardhjen e Kalosh Ҫeliku në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar, mori edhe karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjatë Luftës së Kosovës (1998 - 1999), egzodit masiv të shqiptarëve dhe pushtimin e Kosovës nga Serbia, në Kampin me refugjatë nga Kosova në fshatin Ҫegran të Gostivarit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar organizoi “Ditët e Naimit” me poetë refugjatë nga Kosova, Shqipëria, dhe IRJM –së, arratisur nëpër fshatrat e Maqedonisë.

Vite më vonë, kur “Ditët e Naimit” u politizuan nga PDSH, në pushtet, dhe Kalosh Ҫeliku përpiqej që, politika t‘i mbajë duart sa më larg nga arsimi dhe kultura, me moton: Ne do të bëjmë arsim dhe kulturë, ju do të bëni politikë, filloi organizimi i “Ditëve të Niamit” paralele disa vite me radhë me mbështetje partiake duke plaçkitur me mjete matereale Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar të cilat i fitonte nga djersa vetanake, dhe konkurset e Ministrisë së Kulturës, që i grabisnin partizanët e partisë politike në pushtet. Vite, kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, i organionte me plotë vështirësi ato takime kulturore edhe me mjetet e veta materiale.

Kohë, kur pas asnjë paralajmërimi do ta fshinë nga Regjistri  Qëndror edhe SHGB “ASDRENI” (2015), duke e plaçkiur në bankë me dhjetra mijëra euro, e cila me mjetet e veta materiale i mbante gjallë manifestimet kulturore poetike.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar me në krye Kalosh Ҫelikun si kryetar, pas fushatës të paparë deri më Sot në gazetën partiake të “vëllazërim - bashkimit” në IRJM -së, solli me vendimin e Kryesisë dhe hoqi dorë nga organizimi i “Ditëve Naimit”, në Tetovë. Drejtori i Ditëve të Naimit Shaip Emërllahu, i cili me “mollët e Tetovës”, mendonte se do të bëhet poet, vazhdoi me organizimin e “Ditëve të Naimit”, duke i imituar Mbrëmjet e Poezisë Strugane me “poetë” anonim nënpunës të ambasadave, pjesmarrës që nuk i njihte as nëna e vetë, e ku më katundi, bota letrare. Dhe, po ta dinin ata se, kush i prezenton shtetet e tyre në këtë manifestim kulturor, me siguri do të bënin vetëvrasje.

Vit (2003), edhe kur u regjistrua Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, duke vazhduar veprimtarinë e saj me revistën letrare STILI ’97, botimin e librave dhe themelimin e dy Manifestime Kulturore Ndërkombëtare “TAKIME NËN RRAP” (poezisë erotike, 1997) në Shkup, dhe Ditët e Humorti e Satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Manifestime kulturore poetike, që nuk i kishte asaj kohe, po edhe sot e kësaj dite as vetë pala “maqedonase”. Edhe, pse: e kishte Shtetin dhe pushtetin. Vite, kur: edhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, ndodhej mes Dy zjarreve: “maqedonase” dhe “shqiptare“ me partizanët e tyre partiak të strukur në institucionet e shtetit të “përbashkët”.

Partizanët e tyre besnik në çdo hap, duke e luftuar me të gjitha “armët” policore - partiake dhe materiale, hap pas hapi, pas shpine. I përçanë nëpër parti politike krijuesit shqiptar, duke themeluar nëpër qytete dhe katunde me dhjetëra shoqata e klube të shkrimtarëve dhe shoqata kulturo -  artistike, duke bërë zhurma kulturore - partiake para syve të popullit me nga dy - tre artistë partiak. Edhe, atë: gjithmonë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për vjedhjen e votave të popullit shqiptar. Shumica e këtyre “kryetarëve” të shoqatave partiake, ishin partizanë gjysmëanalfabetë, ose familajrë, miq qorra pa asnjë bagazh kulturor mbi shpinë.

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë pa e kthyer kokën mbrapa, kush e ndjek pas shpine, vazhdoi flakë më flakë Luftën kulturore edhe me “armikun e padukshëm” Koronavirusin. Organizimin e manifestimeve kulturore, revistën letrare STILI ’97 (61 numra 2021), botimin e librave dhe Tri Antologjive, krah për krahu me mbi 300 poetë pjesmarrës nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare, dhe bota. TAKIMET NËN RRAP XXVII, që në vitin 1997 të parët e futën vargun shqip në “Bit-Pazar”, në Shkup. Dhe, në vitin 2001, kohë lufte edhe me një autobus me targa TR  me poetë, të cilët lexuan poezi mes tankave, në “Saraj” të Shkupit.

Ngjarje kulturore poetike, të cilën poeti pjesmarrës në këto Takime Poetike Visar Zhiti, pasi të kthehet në Tiranë, do ta përjetësojë në gazetën DITA (03 nëntor, 2001) me një reportazh emocional nga Shkupi: TË LEXOSH POEZI PRANË TANKEVE.

Pasmesnate, në prag të Vitit Ri 2023, ika nga Shkupi dhe u ktheva në vendlindje. Mes familjarëve, miqëve dhe grave besnike. Vërtetë një vit i mbrapshtë me masa qeveritare: Koronavirus, Pandemi dhe Vaksinë. Vitin e Ri 2023, e prita në Kërçovë: mes familjes, miqëve, poezive, dhe këngeve burimore kërçovare. Vendlindje, ku pasmesnate shpërthyen edhe fishekëzjrret në qiell, rrëzë Kalasë Kërçovës. Nata e Madhe e priti Agimin, Vitin e Ri 2023 me këngë, dhe  poezi mes maleve.

Kërçova, ende ishte shqiptare...

Kalosh Çeliku, Dhimitër Pojanaku, Ramadan Sinani dhe Zyhdi Morava nën Rrap, në Shkup. Themelimin e Takimeve nën Rrap (1997).

Dervish Dervishi (këngëtar), Kalosh Ҫeliku (shkrimtar) dhe Xhelal Ademi (shkrimtar), në Liqenin e Kërçovës (2021)…



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora