Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vllavrasi
E shtune, 31.12.2022, 07:50 PM
Pergatiti
Fritz RADOVANI:
VLLAVRASI
Neper
terr qi lëshote nata,
Ngarkue
teshat kaliboç,
Per
nji pyllë ku s’ ra kurr spata,
Ndiqte
rrugen nji djaloç.
Landët
e pyllës si’j ujk ju dukshin,
Qi
prei ujet n’ mal ulron,
Cuba
t’ rrebtë, qi n’ prit’ u strukshin,
Gjethët
e lisave kujton.
O
Shqypni ! Gjimote i shkreti
Male,
mbushë me gjuetarë plot,
Kësoll’
e bardhë, ku por si mbreti
Shkon
barija dit’ e mot.
O
ju lugje të Prevezës !
Këtu
mue zemra po m’ vajton,
Te
ju hana me dritë t’ rrezes
Shtigj’t
udhtarit ja kallxon.
Fis
i dashtun, ku n’ dritë dola
Afer
detit t’ papshtjellim;
Shpi
e bardhë ku s’ parit fola
N’
prehen t’ nanës tui gjetë pshtim.
Njashtu
thot’ e me trimni
U
nis udhës shtegtari prap:
Fishklloj
landa tu’ u perzi
E
prei frigës ngau djali vrap.
Por
nji cub mbas gardhit hasi;
Ndalu,
i thotë, nuk ke ka mban
Nji
kobure n’ bri ja rrasi
E
mbi tokë permbyz e la.
Ah!
Nanë shkreta ! - I shuemi briti,
E
permbyz u lëshue mbi ‘j curr;
Per
tre muej e shkreta m’ priti,
E
tekëndej nuk m’ shef ma kurr.
“Po
jot’ amë”, si per qesti,
Ja
ban gjaksi me idhnim plot; -
“Ti
m’ difto ku rri me shpi,
Fjala
jote nuk hupë dot”.
“N’
skaj t’ Shqypnis shkon vorfnisht jeten,
E
pa djelm e mjera mbet;
Dy
ma t’ mëdhajt nder luftna i mbetën,
E
këtu i treti qé po jèt.
Pat
nji tjeter... Fija e zanit
Ju
kput djalit e gjimoj;
U
dridh gjaksi, e aj farë luanit
Pushken
n’ tokë me ‘j herë e lëshoj.
“Pat
njitjeter, qi ajo e dote
Permbi
dritë të syve t’ vet;
Kurr
prei prehnit nuk e lëshonte:
Shokë
nder cuba vojt e gjet”.
“Vlla”
– i përgjegji zëmervshtiri, -
Njitu
t’ vrava e këtu po des;
Nuk
kam sy me m’ pa ma njeri,
Ngryk’
me ty njitu po jes”.
“Jo,
ti shëndosh e fill te shpija,
Te
nanë zeza fluturo;
Pa
asnji fëmij, e mbytë vetmija,
E
mbëlon skami: Mos e lësho!
“Shka
t’i tham mandej nanës ngratë
N’
kjoftë se pvetë per ty ndo’j send ?” -
Thuej
se mora nji rrugë t’ giatë
Se
bashkë n’ Qiell dikur xam vend”.
1884.
Shenim nga F.R.: Pershtatje nga Don Ndre
Mjedja ma shumë se perkthim.
Idea
asht marrë nga një poet italian. Asht botue tek Juvenilja.
Këte
kangë e kam ndigjue sëpari në vitin 1954, nga Don Mark HASI, kur u pat lirue
nga burgu i parë i dënuem shtatë vjet. Një parandjenjë e Don Markut, i cili u
dënue në vitin 1967 dhe, vdiq në kamp shfarosje në 1981.
Kjo
poezi sot botohet në pragun e vitit të ri 2023, kur Rinia Shqiptare po i merr
rrugat e mergimit, pa dijtë Nanat e tyne ku i kanë fëmijtë e vet.
Kështu
ngjet kur shtetin e drejton vllavrasësi i Shqiptarve!
Melbourne,
30 XII 2022.