Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Pajtorja e Shqiptarëve
E merkure, 26.04.2023, 07:39 PM
PAJTORJA E SHQIPTARËVE
Nga
Visar Zhiti
556
vjet më parë
në
25 prill Pajtorja e Shqiptarëve,
Zoja
e Këshillit të Mirë,
Fugurja
iku nga kisha e saj në Shkodër, rrëzë kalasë së famshme të Rozafës dhe u vendos
në Itali, në një kishë afêr Romës, në Genazzano…
Nuk
do të duronte dot pushtimin pesë shekullor otoman, u shkëput mrekullisht nga
muri i shenjtërores, që do ta shkatërronin ashtu si turqit edhe diktatura
komuniste, por ajo prapë do të ringrihej. Ndërkohë nuk harrohej 25 Prilli i
1467-ës, kur Zoja e Shkodrës kishte fluturuar me krahë engjëjsh dhe kishte
mbërritur në kishën në ndërtim e sipër në Genazzano. Lajmi u përhap në të
gjithë Italinë. Iku se nuk duronte dot pushtimin, por dhe që t’i kujtonte
Europës që matanë detit Adriatik është një popull që derdhi gjakun për Europën
dhe lëngon në robëri…
Falë
mrekullive sot ai është vend pelegrinazhi, vijnë jo vetëm shqiptare, por dhe
nga gjithë Italia dhe bota.
Shenjtja
Nënë Tereza aty lutej gjithmonë para vizitave në Shqipëri. Ne kemi parë dhe
letrën e saj, ku kërkonte kthimin e Zojës në Shkodër, andej nga kishte ardhur…
si sot para 556 vjetêsh.
Zoja
e Këshillit të Mirë, lutu për ne!