Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Fitoi Rugova, u tërbua Paskal Milo
E marte, 20.12.2022, 07:55 PM
Fitoi Rugova, u tërbua Paskal Milo
Fragment
nga libri portret: "Rugovën, si e kam njohur, botoi UETPRESS, Tiranë
Nga
Gani Mehmetaj
Me
mllef të paarsyeshëm ndaj Rugovës, Paskal Milo fyen rëndë edhe intelektualët, mësuesit
dhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës. Në librin e tij- pamflet “Ditari i
një ministri të Jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001”, nuk e bën këtë
goditje nga mungesa e informacionit, por nga ligësia. Shpifjet e denigrimet e
ish-ministrit të Jashtëm të Tiranës janë edhe më të ulëta sesa propaganda e Milosheviçit.
Kështu
duke “analizuar” humbjen e PDK-ja në zgjedhjet lokale të vitit 2000, Milo
shkruan: “Një pjesë e mirë e tyre veçanërisht shtresa intelektuale dhe ajo e
arsimuar nuk ishte ndier keq as në kohën e Titos, as edhe në kohën e Milosheviqit”, (faqe 320). Çfarë
pafytyrësie. Kurrë në gjuhën shqipe nuk
është shkruar diçka më denigruese për intelektualët e shtresën e arsimuar të
shqiptarëve të Kosovës. As serbët shovinistë të Beogradit nuk ishin aq të
pacipë sa të thoshin se intelektualët e shtresa e arsimuar shqiptare e ndienin
veten mirë në kohën e Titos e të Milosheviçit. Përkundrazi, serbët çirreshin në
kupë të qiellit pse intelektualët shqiptarë të Kosovës dhe njerëzit e arsimuar
nuk e mbështetën Titon, nuk e mbështeten Milosheviçin, por dolën në anën e
“nacionalistëve e irredentistëve” shqiptarë”. Intelektualët shovinistë serbë
akuzonin shtresën e arsimuar shqiptare për nxitje të nacionalizmit e
irredentizmin, për mobilizim, për përpjekje që të shkëputej Kosova nga
Jugosllavia dhe për kundërvënie këmbëngulëse Milosheviçit.
Milo
shkruan ndryshe. Ai shpif.
Kur
e vranë Xh. Mustafën, Paskal Milo nuk i dërgoi telegram ngushëllimi Rugovës. Në
ditarin e vet nuk e shkroi asnjë rresht për vrasjen e tij. Disa ditë pas
zgjedhjeve lokale, nuk e përmend asnjë vrasje të atyre ditëve e muajve të
ankthshëm. E ngushëlluan Rugovën të
gjitha personalitetet e Perëndimit, por nuk e ngushëlloi Milo, as shefi i
Milos, Majko. Në vend të shprehte keqardhje për vrasjen e intelektualit kulmor,
ai vajtoi grarishte për humbjen e
PDK-së. E shpërfilli vrasjen e Xh.Mustafës.
Në
kohën kur intelektualët e shtresa e arsimuar e shqiptarëve të Kosovës
ndiqeshin, torturoheshin e vriteshin nga policia serbe, sepse e mbajtën gjallë
frymën kombëtare në arsim, Milo i akuzonte për bashkëpunim me Milosheviçin.
Asnjë
shqipfolës deri tash nuk e ka fyer më poshtërisht shtresën e intelektualëve e
shtresën e arsimuar të Kosovës sesa ky historian i Enver Hoxhës.
Të
fyesh intelektualët, pedagogët, arsimtarët e njerëzit e kulturës, të cilët u
përballën më së shumti me vështirësitë gjatë viteve nëntëdhjetë, është sikur të
përdhosësh shenjtorët.
Shkollimin
fillor, të mesëm e universitar, e mbajtën mbi supe mësuesit, pedagogët dhe
intelektualët e njerëzit e arsimuar. Ata refuzuan rrogat e Millosheviçit, nuk
pranuan të punojnë as në institucionet që kontrolloheshin nga Beogradi, mbetën
pa rroga. Por punuan për bashkëkombësit e tyre më shumë se kurrë më parë. Pedagogët
bënë punë vigane: e mbajtën gjallë arsimin, frymën kombëtare e frymën e
rezistencës, ata i mësuan fëmijët tanë se kombi e atdheu janë mbi të gjitha.
Për një portret të Gjergj Kastriotit nëpër mure klasash, policia serbe i
keqtrajtonte mësuesit para nxënësve. Për një orë historie kombëtare policia
serbe i merrte në burg. Mësuesit ishin heronjtë tanë të heshtur, që kurrë nuk u
dolëm borxhi. Shqiptarët e Kosovës ua njohën meritat. Ndërkaq, Milo nuk i
përfill flijimet e tyre, ai vajtonte pse humbën në zgjedhje djemtë e çajit të
rusit.
Mu
kujtua një gazetë shqiptare e cila rrëfente diktatin e Paskal Milos ndaj Hashim Thaçin gjatë bisedave të Rambujesë:
-Me
shiko në sy”, i drejtohej Milo Thaçit, -ta kesh vath në vesh këtë që ta them.
Kupton?”.
Ndërkaq,
gazetari tregon se Thaçi nuk fliste fare. Shefi i diplomacisë shqiptare ishte i
sertë para nxënësit të tij.
Diktati
paternalist ishte ajo që e preferonte shteti shqiptar, ndërsa me Rugovën nuk
patën sukses asnjëherë.