E diele, 27.11.2022, 12:12 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: John Kennedy asht i pavdekshem!

E shtune, 19.11.2022, 06:56 PM


XHON KENNEDY ASHT I PAVDEKSHEM!

Nga Fritz RADOVANI

Xhon Fitzgerald KENNEDY atëherë, kur pritej dhe ishin të gjitha mundsitë me u ba një “këthese” e Shqipnisë në gjiun e Europës, dhe pikrisht, porsa Presidenti Kennedy mërrijti në Paris, me 2 Qershor 1961 në Pallatin Shaijo, mbas bisedimeve me Presidentin e Francës Sharl De Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së hekurt, për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të cilën tani Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike me Bashkimin Sovjetik. Kjo është arsyeja,” – tha Kennedi – “për të cilën mendoj, se rrota po rrotullohët në favor të Botës së Lirë, dhe jo të komunistëve.” (Gazeta “Zëri i Popullit” dt. 9 Qershor 1961, Nr. 139, (3982), fq. 4. “Përgjigje zotit Kennedy”).

Xhon Fitzgerald KENNEDY, asht lé në Brooklin, Massachusetts, me daten 29 Maji 1917. Ishte me origjinë nga një familje katolike irlandeze që kje vendosë kur imigroi në Boston, Amerikë. Me daten 20 Janar 1961, Xhon Kennedy u betue si President i ShBA, dhe per tri vjet n’ atë detyrë, mbeti i perjetshëm në Historinë e Amerikës, edhe até Botnore.

Familja Kennedy ishte shumë e lumtun mbas datës 20 Janar 1961, kur Xhon Kennedi u betue si President i ShBA, po mbas datës 22 Nandor 1963 Ai mbeti i pyshlyeshëm në historinë e vendeve të Lirisë e të drejtave të njerut.

Presidenti Kennedi, ishte i 35-ti President i ShBA, dhe i treti që vritet me atentat në moshen 46 vjeçare, mbas  Abraham Linkoln në 1885, dhe Mc. Kinley, në vitin 1901. Mbas 10 muejsh hetime në 1964, komisioni hetimor i drejtuem nga kryetari i Gjykatës së Naltë të ShBA, Earl Warren, e “mbylli dosjen Kennedy” per 50 vjetë.., të cilen e kam lexue, ndonse, rrallë ka ngja që per vrasje politike me u ba publike shpjegime të plota dhe bindëse.

Prej materialeve që kam lexue per vrasjen Xhon Kennedy, kam veçue një...

RASTËSI... Apo...

Edhe Abraham Linkoln u vra.., ashtusi Xhon Kennedy...

Abraham Linkoln u zgjodh në Kongresin Amerikan në vitin 1846...

Xhon F. Kennedy, u zgjodh në Kongresin Amerikan në vitin 1946...

Abraham Linkoln u zgjodh President i SHBA në vitin 1860...

Xhon Kennedy u zgjodh President i SHBA në vitin 1960...

Emnat Linkoln dhe Kennedy, të dy kanë nga shtatë shkronja...

Të dy Presidentët janë vra per mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut...

Të dy Presidentët janë vra nga “agjentë sudistë”...

Kur shkuen në Shtëpinë e Bardhë, gratë e të dyve kanë humbë fëmijë...

Të dy Presidentët janë vra me nga një goditje në kokë...

Të dy Presidentët janë vra në diten e merkurrë...

Sekretaria e Presidentit Linkoln, kishte mbiemnin “Kennedy”...

Sekretaria e Presidentit Kennedy, kishte mbiemnin “Linkoln”...

Vrasësi i Linkoln ka gjuejtë nga një kinema dhe asht kapë në një magazinë.

Vrasësi i Kennedy ka gjuejtë nga një magazinë dhe asht kapë në kinema.

Pasuesi i Linkoln kishte emnin Andrew Jonson, kishte lé në vitin 1808.

Pasuesi i Kennedy kishte emnin Lyndon Jonson, kishte lé në vitin 1908.

Të dy emnat e pasuesëve të Presidentëve kishin nga gjashtë shkronja.

John Wilkes Booth, vrasësi i Linkoln ka lé në vitin 1839...

Lee Harvey Osvalt, vrasësi i Kennedy ka lé në vitin 1939...

Të dy vrasësit e Presidentëve kanë tre emna me pesmëdhjetë shkronja.

Të dy vrasësit, Booth dhe Osvalt, janë vra para se me u ba procesi i tyne...

Të dy vrasjet e Presidentëve kanë mbetë edhe sot misterioze...

Bota ndigjonte shumë nder radio e tv, po me besue atëherë “besonte pak”!

Kujtoj si sot, atëditë, kur Ju ba funerali Presidentit Kennedy, ndigjuem në radio një kangtare që këndoi kangen “Ave Maria”, po në kishen ku ishte martue. Ishte po ajo kangtare që kishte këndue atëherë... Aty e shoqja Zhaklin me dy fëmijtë perdore, e vazhdoi me ata ceremoninë mortore.

Kennedy vertetë u vra dhe plot mbas 10 muejsh hetime, per vrasjen e Xhon Kennedy, kur komisioni hetimor e “mbylli Dosjen Kennedy” per 50 vjetë, ky vendim ishte krejt i papritun dhe shumë misterioz per të gjithë njerzimin.

Kundrejt politikës agresive sovjetike e vendosjes së rraketave në Kuben komuniste, Presidenti Kennedy asht i pari President që punoi per një çarmatim berthamor në Botë. Vizitat dhe veprat e Tija per këte qellim ishin jo vetem të dishrueme po, edhe të mirëprituna nga gjithë Bota.

Kur acarimi mes dy kampeve ma të mëdha të njerzimit mërrijti kulmin, kujtoj një thanje të Papës Gjoni XXIII: “Jo, jo, një President si Kennedy, s’ mundet me mendue kurr per me shkatrrue Boten!”

E pra, kampi komunist i Lindjes i kryesuem nga Bashkimi Sovjetik, ku ishte edhe Shqipnia e robnueme, nuk ka pasë frikë asnjë President sa Kennedy-n!

Një nga ngjarjet ma me interes per Shqiptarët ishte kur “Nanë Tereza nuk u lejue me vizitue Shqipninë.” Ajo kje pengue nga terroristi Ever Hoxha.

”Mbas interesimit të Presidentit Kennedy per moslejimin e Nanës Tereze me takue Nanen në Tiranë, Xhon Kennedy i tha Asaj:  “Shkuemja e Juej në Shqipni asht një nderim i madh që Ju i bani një diktatori të pashoq që po sundon atje, unë nuk ua këshilloj shkuemjen!” Nanë Tereza nuk erdhi.

Nanë Tereza erdhi në Shqipni mbas “ramjes së Murit Berlinit”, dhe kam pasë fatin me e takue në Shkoder bashkë me Kryetarin e BSPSh, Ferdinand Temalin, ishte një takim i paharrueshem dhe i mbrekullueshem per mue.

Asht historike thanja e Presidentit Kennedy per Gjermaninë e viteve 1960: “Kush mendon se asht i mirë komunizmi të vijë e të shohin Berlinin!”

Na nuk e kemi pa Berlinin, po kemi pa “komunizmin diktatorial të Tiranës së kuqe, dhe terrorizmin ma të shemtuem ateist të shek. XX n’ Europë.”

E pikrisht sot, gjurmët e atij komunizmi të “rilindur” janë shumë aktuale dhe shfarosëse të rinisë sonë dhe të Popullit heroik Shqiptar nga Atdheu.

Xhon Kennedy ishte i pagabueshem nder mendimet e veta per Shqipninë.

E sigurisht, ata mështeteshin në njohjen e thellë e të saktë të komunizmit.

Kennedy shkelqente në guximin e pakrahasueshem per rivendosjen në të gjithë Boten të Lirisë së ndergjegjes e të drejtave të njeriut, pa gjakderdhje.

Fjalët “Liri dhe Demokraci”, ishin parimet bazë të politikës së mbrendshme dhe të jashtme të Presidentit Xhon Kennedy. Këte e ka vertetue Historia!

Veprat e Tija duhen studjue nder universitete, per me njohtë Parimet e Tija të pagabueshme filozofike, politike e diplomatike në sherbim të Njerzimit.

Gjurmët që Presidenti Xhon Kennedy ka lanë në historinë botnore janë dhe sot të pavdekëshme dhe të pashlyeshme! Ai ishte i pakrahasueshem persa i perket ardhjes si President dhe “ikjes së Tij në jeten e Pasosun si Meteor”!

Po e persëris thanjen time se: “Meteorët e historisë asnjëherë nuk shuhen! Shkelqimi i Xhon Fitzgerald KENNEDY shndritë edhe sot Boten e Lirë!”

Melbourne, 19 Nandor 2022.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora