| E shtune, 19.11.2022, 07:56 PM |
XHON KENNEDY ASHT I PAVDEKSHEM!
Nga Fritz
RADOVANI
Xhon Fitzgerald KENNEDY atëherë,
kur pritej dhe ishin të gjitha mundsitë me u ba një “këthese” e Shqipnisë në
gjiun e Europës, dhe pikrisht, porsa Presidenti Kennedy mërrijti në Paris, me 2
Qershor 1961 në Pallatin Shaijo, mbas bisedimeve me Presidentin e Francës Sharl
De Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së hekurt, për shkak të
lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të cilën tani Shqipëria
është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike me Bashkimin
Sovjetik. Kjo është arsyeja,” – tha Kennedi – “për të cilën mendoj, se rrota po
rrotullohët në favor të Botës së Lirë, dhe jo të komunistëve.” (Gazeta “Zëri i
Popullit” dt. 9 Qershor 1961, Nr. 139, (3982), fq. 4. “Përgjigje zotit Kennedy”).
Xhon Fitzgerald KENNEDY,
asht lé në Brooklin, Massachusetts, me daten 29 Maji 1917. Ishte me origjinë
nga një familje katolike irlandeze që kje vendosë kur imigroi në Boston,
Amerikë. Me daten 20 Janar 1961, Xhon Kennedy u betue si President i ShBA, dhe
per tri vjet n’ atë detyrë, mbeti i perjetshëm në Historinë e Amerikës, edhe
até Botnore.
Familja Kennedy ishte shumë
e lumtun mbas datës 20 Janar 1961, kur Xhon Kennedi u betue si President i
ShBA, po mbas datës 22 Nandor 1963 Ai mbeti i pyshlyeshëm në historinë e
vendeve të Lirisë e të drejtave të njerut.
Presidenti Kennedi,
ishte i 35-ti President i ShBA, dhe i treti që vritet me atentat në moshen 46
vjeçare, mbas Abraham Linkoln në 1885,
dhe Mc. Kinley, në vitin 1901. Mbas 10 muejsh hetime në 1964, komisioni hetimor i drejtuem nga kryetari i Gjykatës së Naltë të
ShBA, Earl Warren, e “mbylli dosjen Kennedy” per 50 vjetë.., të cilen e kam
lexue, ndonse, rrallë ka ngja që per vrasje politike me u ba publike shpjegime
të plota dhe bindëse.
Prej materialeve që kam lexue per vrasjen
Xhon Kennedy, kam veçue një...
RASTËSI...
Apo...
Edhe Abraham Linkoln u vra.., ashtusi Xhon
Kennedy...
?Abraham Linkoln u zgjodh në Kongresin Amerikan në
vitin 1846...
Xhon F. Kennedy, u
zgjodh në Kongresin Amerikan në vitin 1946...
?Abraham Linkoln u zgjodh President i SHBA në vitin
1860...
Xhon Kennedy u zgjodh
President i SHBA në vitin 1960...
?Emnat Linkoln dhe Kennedy, të dy kanë nga shtatë
shkronja...
?Të dy Presidentët janë vra per
mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut...
?Të dy Presidentët janë vra nga “agjentë sudistë”...
?Kur shkuen në Shtëpinë e Bardhë, gratë e të dyve
kanë humbë fëmijë...
?Të dy Presidentët janë vra me nga një goditje në
kokë...
?Të dy Presidentët janë vra në diten e merkurrë...
?Sekretaria e Presidentit Linkoln, kishte mbiemnin
“Kennedy”...
Sekretaria e Presidentit
Kennedy, kishte mbiemnin “Linkoln”...
?Vrasësi i Linkoln ka gjuejtë nga një kinema dhe
asht kapë në një magazinë.
Vrasësi i Kennedy ka
gjuejtë nga një magazinë dhe asht kapë në kinema.
?Pasuesi i Linkoln kishte emnin Andrew Jonson,
kishte lé në vitin 1808.
Pasuesi i Kennedy kishte
emnin Lyndon Jonson, kishte lé në vitin 1908.
?Të dy emnat e pasuesëve të Presidentëve kishin nga
gjashtë shkronja.
?John Wilkes Booth, vrasësi i Linkoln ka lé në vitin
1839...
Lee Harvey Osvalt,
vrasësi i Kennedy ka lé në vitin 1939...
?Të dy vrasësit e Presidentëve kanë tre emna me
pesmëdhjetë shkronja.
?Të dy vrasësit, Booth dhe Osvalt, janë vra para se
me u ba procesi i tyne...
?Të dy vrasjet e Presidentëve kanë mbetë edhe sot misterioze...
Bota ndigjonte shumë
nder radio e tv, po me besue atëherë “besonte pak”!
Kujtoj si sot, atëditë,
kur Ju ba funerali Presidentit Kennedy, ndigjuem në radio një kangtare që
këndoi kangen “Ave Maria”, po në kishen ku ishte martue. Ishte po ajo kangtare
që kishte këndue atëherë... Aty e shoqja Zhaklin me dy fëmijtë perdore, e vazhdoi
me ata ceremoninë mortore.
Kennedy vertetë u vra dhe plot mbas
10 muejsh hetime, per vrasjen e Xhon Kennedy, kur komisioni hetimor e “mbylli
Dosjen Kennedy” per 50 vjetë, ky vendim ishte krejt i papritun dhe shumë
misterioz per të gjithë njerzimin.
Kundrejt politikës agresive sovjetike e vendosjes së rraketave në Kuben
komuniste, Presidenti Kennedy asht i pari President që punoi per një
çarmatim berthamor në Botë. Vizitat dhe veprat e Tija per këte qellim ishin jo
vetem të dishrueme po, edhe të mirëprituna nga gjithë Bota.
Kur acarimi mes dy kampeve ma të
mëdha të njerzimit mërrijti kulmin, kujtoj një thanje të Papës Gjoni XXIII:
“Jo, jo, një President si Kennedy, s’ mundet me mendue kurr per me shkatrrue
Boten!”
E pra, kampi komunist i Lindjes i
kryesuem nga Bashkimi Sovjetik, ku ishte edhe Shqipnia e robnueme, nuk ka pasë
frikë asnjë President sa Kennedy-n!
Një nga ngjarjet ma me interes
per Shqiptarët ishte kur “Nanë Tereza nuk u lejue me vizitue Shqipninë.” Ajo
kje pengue nga terroristi Ever Hoxha.
”Mbas interesimit të
Presidentit Kennedy per moslejimin e Nanës Tereze me takue Nanen në Tiranë,
Xhon Kennedy i tha Asaj: “Shkuemja e Juej në Shqipni asht një nderim i
madh që Ju i bani një diktatori të pashoq që po sundon atje, unë nuk ua
këshilloj shkuemjen!” Nanë Tereza nuk erdhi.
Nanë Tereza erdhi në Shqipni
mbas “ramjes së Murit Berlinit”, dhe kam pasë fatin me e takue në Shkoder
bashkë me Kryetarin e BSPSh, Ferdinand Temalin, ishte një takim i paharrueshem
dhe i mbrekullueshem per mue.
Asht historike thanja e
Presidentit Kennedy per Gjermaninë e viteve 1960: “Kush mendon se asht i
mirë komunizmi të vijë e të shohin Berlinin!”
Na nuk e kemi pa Berlinin, po
kemi pa “komunizmin diktatorial të Tiranës së kuqe, dhe terrorizmin ma të
shemtuem ateist të shek. XX n’ Europë.”
E pikrisht sot, gjurmët e atij
komunizmi të “rilindur” janë shumë aktuale dhe shfarosëse të rinisë sonë dhe të
Popullit heroik Shqiptar nga Atdheu.
Xhon Kennedy ishte i
pagabueshem nder mendimet e veta per Shqipninë.
E sigurisht, ata mështeteshin
në njohjen e thellë e të saktë të komunizmit.
Kennedy shkelqente në guximin
e pakrahasueshem per rivendosjen në të gjithë Boten të Lirisë së ndergjegjes e
të drejtave të njeriut, pa gjakderdhje.
Fjalët “Liri dhe Demokraci”,
ishin parimet bazë të politikës së mbrendshme dhe të jashtme të Presidentit
Xhon Kennedy. Këte e ka vertetue Historia!
Veprat e Tija duhen studjue nder
universitete, per me njohtë Parimet e Tija të pagabueshme filozofike, politike
e diplomatike në sherbim të Njerzimit.
Gjurmët që Presidenti
Xhon Kennedy ka lanë në historinë botnore janë dhe sot të pavdekëshme dhe të
pashlyeshme! Ai ishte i pakrahasueshem persa i perket ardhjes si President dhe
“ikjes së Tij në jeten e Pasosun si Meteor”!
Po e persëris thanjen
time se: “Meteorët e historisë asnjëherë nuk shuhen!
Shkelqimi i Xhon
Fitzgerald KENNEDY shndritë edhe sot Boten e Lirë!”
Melbourne, 19 Nandor 2022.