Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Me rastin e promovimit të librit tim në hotel Sirius
E marte, 15.11.2022, 07:57 PM
Rugovën, si e kam njohur
Me rastin e promovimit
të librit tim në hotel Sirius
Nga
Gani Mehmetaj
Ju
falënderoj që erdhën në promovimin e libri tim “Rugovën, si e kam njohur”. Me
bëtë nder dhe e bëtë më të këndshme këtë mbrëmje letrare-artistike. Promovimi i
librit i bëri bashkë disa nga bashkëpunëtorët e ithtarët e presidentit Rugova,
i afroi dashamirët e fjalës së shkruar. I afroi edhe ata që nuk ishin takuar
kohë të gjatë.
Nuk
kanë kaluar shumë kohë nga vdekja e presidentit Rugova, ndërsa kanë nis
pështjellimet, spekulimet, falsifikimet dhe qasjet që përpiqen ta mjegullojnë
kohën kur veproi Rugova. Duke u nisure nga ky fakt dhe nga ndonjë libër që ia
atribuon Rugovës fjalët që kurrë nuk i ka thënë, u përpoqa të nxjerr në
sipërfaqe dramën e shqiptarëve të Dardanisë dhe personalitetin e presidentit
historikë.
Jam
përpjekur ti nxjerr në pah tri momente kyçe:
1.Rugova
paqësor, sipas modelit të Gandit e Haveli, por edhe Rugova organizator i rezistencës
aktive me Salih Çekajn, Adem Jasharin e komandot tjerë në krye të luftës së
armatosur,
2.
Rugova komandant i Forcave të Armatosura dhe shef i Ministrisë së mbrojtës dhe
3.
Rugova diplomat, që e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare në Dardani e në ish-Jugosllavi
si askush në historinë më të re shqiptare.
Por
në diplomaci ishte më i suksesshëm se të gjithë shqiptarët e mëdhenj. Ai ndikoi
që SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermani të nisin bombardimin e
Serbisë. Këto shtete me thirrjen dhjetëvjeçare të presidentit tonë e çliruan
Dardaninë.
Të
shkruaje për një periudhë tridhjetëvjeçare sa përfshinë libri nuk ishte lehtë
dhe pa dozë frike që mund të ngatërrohesha. Ndërsa duke skicuar portretin e
Rugovës, paraqisja edhe ngjarjet dramatike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Këto
i kisha në kokë kohë të gjatë, por është Henri Çili ai që me nxiti ti nxirrja
në letër, madje me bëri presion muaj të tërë që ta përshpejtoja librin. Çili
është drejtor i fondacioni “Pashko” dhe drejtori i Universitetit Evropian të
Tiranës, që ma dhanë çmimin “Kadare 2021”.
Për
informacionin tuaj në vitin 2004, ia paraqita skenarin për film të gjatë
presidentit Rugova. E tumiri dhe u angazhua që të me mbështesnin materialisht.
Mirëpo, pastaj pati zhvillime dramatike, Rugova u sëmurë, e vdiq, ndërsa
skenari mbeti në letër. Sivjet e kam formuar ekipin e filmit, (regjisor,
producent, skenarist, kameraman etj.) kam konkurruar në QKK dhe pres që
Ministria e Kulturës ta mbështesë.
Që
të mos e zgjas dua të falënderoj tre emrat që me ndihmuan në botimin dhe
promovimin e librit: Shtëpia botuese UETPRESS me Henri Çilin në krye,
filantropistit Milaim Avdullahu, farmacist me Santefarm dhe Artur Krasniqin,
pastor me Bashkësinë e Popull të Zotit.