Mendime
Don Lush Sopi: Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi
E merkure, 09.11.2022, 08:33 PM
PËRKUSHTIMI PËR ATDHEDASHURI PO SHNDËRROHET NË ISLAMOFOBI
Shkruan:
Don Lush Sopi
Islamofobia
është bërë temë shumë e përfolur dhe e debatuar në Kosovë. Temë që po krijon
ndarësi dhe armiqësi në popullin tonë shqiptar. Temë shumë e ndjeshme, por e
shoh të rëndësishme të jap një preokupim, një mendim apo qoftë edhe kontribut
të dobishëm timin të vogël në këtë drejtim .
Termi
"islamofobi" nënkupton frikë, urrejtje apo paragjykim ndaj fesë
islame ose muslimanëve në përgjithësi.
Ngritja
e alarmit për islamofobinë në Kosovë, nga politikan, intelektual të rangit të
lartë të nivelit qendror e lokal, të prijësve fetar, si dhe nga popullata e
pafajshme dhe e thjeshtë që frymëzohet në këtë frymë, shpirtërisht nuk më le të
qetë, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore: "Mizën po e bëjmë
buall" kur është në pyetje islamofobia, ndërsa "Buallin e bëjmë
mizë", kur janë në pyetje ngjarjet historike, kulturore dhe kombëtare,
nëpërmjet të cilave përmes parardhësve tanë është ruajtur gjuha, kultura,
tradita dhe identiteti ynë i shëndosh
kombëtar.
Në
Kosovë, nga islamofobia nuk do të duhej të ketë frikë asnjë Shqiptarë, por as
ta preokupoj asnjëherë kjo çështje, sepse në Kosovë, islamofobi të vërtetë apo
reale nuk ka. Prandaj, nuk paraqet kurrnjë rrezik për vëllezërit tanë shqiptarë të besimit islam.
Nëse ndonjë herë krijohet përshtypja e tillë (islamofobisë), kjo ndodhë jo për
shkak të islamit, por atëherë kur vjen
kundërpërgjigjëja ndaj personave
apo grupeve ekstreme e fundamentaliste të cilët fyejn personalitetet e
shquara kombëtare, si dhe ndaj atyre që tentojnë ta ç’orjentojnë popullin tonë
drejtë një kulture apo kataklizmë e traditë të huaj fetare e kombëtare, që do
të ishte hapi më i gabuar dhe më tragjik për popullin tonë.
Shqiptarët
në Kosovë, pa dallim besimi, patjeter se duhet të shqetësohen dhe të brengosen
shumë për shqiptarofobi, sepse çdo veprim apo përkushtim i njeriut për
atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi. Kjo mund të dëshmohet me shumë fakte
dhe argumente në jetën e sotme të përditshme.
Ndaj
po i veçoj disa sish dëshmi:
Kur
diskutohet apo debatohet për pasojat e mëdha që populli ynë ka përjetuar nga
Perandoria Otomane, menjëherë pason etiketimi: islamofob.
Kur
debatohet për Turqinë e sotme, që punon për interesa të veta kulturore dhe fetare në Kosovë, pason etiketimi:
islamofob.
Kur
kundështohet pohimi se Turqit i kemi vëllezër, menjëherë etiketimi: islamofob.
Kur
diskutohet për Shtetet Arabe dhe konstatohet se popullin tonë kurrë nuk e ka
lidhur asgjë me kulturën apo traditen arabe, menjëherë etiketimi: islamofob.
Kur
kundërshtohet ndonjë prijës fetar (hoxhë) i cili merrë guxim dhe fyen
personalitetet kombëtare të cilët kanë lanë gjurmë të mëdha në historinë e
Kombit tonë, menjëherë etiketimi: islamofob. Ai ka të drejtë të fyen, ndërsa
askush nuk ka të drejtë ate ta kundërshton!
Kur
me të drejtë konstatohet, se përdorimi i flamurit arab (që nuk është simbol i
fesë islame) është i panevojshëm (neveritëse) në ritet e salikimit
(varrimit) mbi trupin e njeriut që lindi
Shqiptar, jetoj si Shqiptar dhe vdiq si
Shqiptar, prap etiketimi: islamofob.
Kur
diskutohet për rreziqet e mëdha që i kanosen Kosovës nga sektet e ndryshme (të
dyshimta) që fshehen nën ombrellën e institucioneve fetare, menjëherë
etiketimi: islamofob.
Njerëzit
të cilët duan ta mbrojnë dhe respektojnë Kushtetuten e Republikës së Kosovës, e
cila e definon Kosovën si shtet laik, si dhe frika e njerëzve nga islami
politik, që mund të jetë kërcnimi më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm për Kosovën
dhe popullin shqiptar, prap etiketimi:
islamofob.
Pra,
gjithçka që nuk shkon në dobi të individëve apo grupeve me ide të tilla, qoftë
edhe në dëmë të kombit tonë shqiptar, po qe se u kundërshtua, menjëherë pason
etiketimi: islamofob.
Të
etikohen njerëzit e besimeve tjera si islamofob, mund të kuptohet disi. Por të
etikohen si islamofob shqiptarët e besimit islam, të cilët haptas e pranojnë se
i takojnë këtij besimi, e quditshme. Dmth. që besimtari islam ka frikë nga
vetvetja, ka paragjykime për besimin e vet, e urren vetveten, familjen, si dhe
besimtarët që i takojnë po të njejtit
besim! Ja, në çfarë mënyre vlerësohet
islamofobia në Kosovë!
Islamofobia
ka filluar të përhapet viteve të fundit, sikur edhe shumë çka tjetër, me
qëllime të destabilitetit kulturor, fetar dhe kombëtar. Tendenca është shumë e
çartë: që nëpërmjet "islamofobisë" t'i nxisin njrëzit të bëhen
besimtarë më të devotshëm, ta duan më shumë islamin (për inatë të tjerëve),
sepse islami qenka i rrezikuar nga islamofobët!
Populli
ynë Shqiptar në të kaluarën ka vuajtur shumë nga pushtues dhe armiq të jashtëm,
por shpesh herë kemi qenë e keqja apo më konkret e zeza e vetvetes, me armiqë
të brendshëm të cilët e kanë quajtur veten shqiptar, por në fakt kanë qenë
argat të armiqëve tanë, të cilët edhe janë shkolluar nga shtetet armike, për
misionin e tyre në dëmë të popullit (e parardhësve të tyre që e dhanë jetën dhe
gjakun e tyre për vendin e tyre-Shqipërinë Kastriotane dhe Kosovën Dardane).
Unë
kam shumë miq shqiptar të besimit islam, me të cilët kemi krijuar raporte
familjare, sepse ashtu ndihemi njëri me tjetrin në vizitat e ndërsjellta që i
bëjmë. Më ka ndodhur shumë herë që të moshuarit të ma bëjn pyetjen: "Pse
na kanë thanë hoxhallarët: për tu ba katalik, më parë duhet me u ba shka!"
Çfarë tmerri! Përse e kanë thënë këtë gjë? Sigurisht nga frika e kthimit të
popullit shqiptar në rrënjët e veta dhe nga dëshira e armiqëve tanë, për ta
lenë popullin shqiptar të pa emancipuar, të mbrapambetur dhe të pa kulturuar.
Këta
njerëz kanë mësuar (predikuar) që gjinia femrore nuk benë të shkollohet! Përse?
Që vajza të mbetet e pa emancipuar, të jeton si skllave, të manipulohet me te
në çdo aspekt, të mos i jepet mundësia për edukim dhe avancim të
familjes-fëmijëve, sepse roli i gruas - nënës është detyrë e shenjtë,
njëkohësisht është rol shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për edukim dhe
formim të brezave të ardhshëm.
Kanë
mësuar (predikuar) që në varreza të mos vendosen përmendore, të mos ketë
kurrnjë epitaf (mbishkrim varri) apo foto! Përse? Që të zhduket çdo gjurmë e
ekzistimit të familjarëve të tyre shqiptarë në trojet e tyre. Një gurë pa
kurrnjë mbishkrim, pa emër, pa mbiemër, pa datë të lindjes, pa datë të vdekjes,
pas një kohe zhdukët çdo gjurmë historike të ekzistimit të njerëzve në ato
troje.
Ndërsa
sot (për interese materiale), tentohet t'i humbë shkëlqimi fytyrës së bukur
shqiptare, në të cilën ka shkëlqyer nderi dhe morali personal dhe familjar.
Prandaj, humbja e vlerave dhe virtyteve familjare, nderit dhe moralit familjar,
na dërgon në një errësirë apo qorsokak, në asimilim dhe zhdukje të popullit
shqiptar, i cili në të kaluarën ka qenë burim i kulturës, moralit, emancipimit
dhe civilizimit njerëzor.
Këto
shqetësime e preokupojnë pjesën dërmuese të popullit tonë dhe si të tilla nuk
kanë lidhje me islamofobi, por me Atdhedashuri.
Krizës
së madhe politike e shoqërore në Kosovë, t’i shtohet kriza fetare, kombëtare
dhe kulturore, është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme.
Vëllezër
dhe motra Shqiptarë, pavarësisht rrethanave dhe situatave në të cilat gjindemi,
duhet vepruar me qetësi, guxim dhe urti, për një të ardhme më të mirë dhe më të
sigurt të kombit tonë, për një të ardhme me kulturë dhe traditë të lashtë
Iliro-Dardanë.
"Jini,
prandaj të mençur porsi gjarpërinjtë dhe të thjeshtë porsi pëllumbat!" (Mt
10,16)
Don Lush Sopi