Kulturë
Atdhe Geci: Mos i ngjafsha harresës
E diele, 25.09.2022, 06:59 PM
Atdhe Geci
MOS
I NGJAFSHA HARRESËS
Jam
ulur në kodër të mbjellë me bari
ku
një ditë është shumë e ngadaltë
nuk
kërkoj asnjë vendim nga zemra,
kudo
që më shpie jeta e pëlqej jetën,
e
pëlqej agun e ngrohtë të mëngjesit.
Në
kokën time ka një kënd që quhet
kujtesë,
dhe mendime të ndryshme.
Poezinë
që e shkruaj unë nëpër jetë,
me
gjak mendimi i jap formë ideve,
poemave
të rrugëve dhe të revoltave.
Mos
i ngjafsha kujtesës që harron,
në
poemë kam disa heronj të kohës
që
me bletë e mjaltë morën arratinë!
Figura
emocioni e shtrëngojnë fjalën
dhe
i japin kahe njeriut nëpër kohë.
Pyes,
ku duhet të marrë pavdeksi, në
cilin
kahe të kohës dhe në cilën krah,
gjuha
dhe shkronja janë të martuara,
dhe
shtrirë janë gjerë e gjatë në libra.
Mos
i ngjafsha kujtesës që
harron,
ipet
jemi trashëgimtarë të pellazgëve
lexoj
në gurin e shkruar të Vetimës.
Atdhe Geci - Dortmund, shtator, 2022