Speciale
Leka Ndoja: 110 drejtues të Sigurimit të Shtetit që kryen krime monstruoze
E premte, 02.09.2022, 07:57 PM
110 drejtues të Sigurimit të Shtetit që kryen krime monstruoze
Kremtimi
i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të
koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e
lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e "Platformës së
Sigurimit" miratuar nga KQ, për të dhënë "goditje" kundër
"reaksionit" por edhe për t'u "siguruar" se njerëzit e
sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër
kremtime
Nga
Leka Ndoja
Në përkujtim të 40 vjetorit të procesit të
fundit gjyqësor ndaj klerit katolik, të 29 prillit 1977 ndaj Imzot Ernest Luigj
Çobës, Ipeshkvit të mbramë të Shkodrës gjatë komunizmit, dhe në përkujtim të
Ipeshkvit të parë të shuguruar në demokraci nga Papa Gjon Pali II, në Shkodër
më 1993 të Imzot Zef Simoni. Imzot Çoba akuzohej për "krimet" e:
tradhëtisë ndaj atdheut, terrorit, agjitationit dhe propagandës dhe
moskallëzimit të krimit.
Në
procesin e njohjes për leximin dhe zbardhjen e episodeve të krimeve gjatë
komunizmit në Shqipëri , kemi vjelë ndër dokumente 100 eksponentë - aktantë të
Sigurimit dhe organeve të diktaturës, sipas burimeve arkivale.
Pas
dhjetë vjetëve nga viti 1967, i "revolucionit kulturor" kundër fesë,
salvimi i Klerit Katolik arriti në epilogun e tij me vrasjen e Imzot Ernest
Çobës.
Kremtimi
i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të
koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e
lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e "Platformës së
Sigurimit" miratuar nga KQ, për të dhënë "goditje" kundër
"reaksionit" por edhe për t'u "siguruar" se njerëzit e
sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër
kremtime.
Mjaft
nga aktantët e diktaturës janë sprovuar
madje disa edhe janë cënuar gjatë këtyre shërbimeve. Mbas përfundimit të
"revolucionit kulturor" të PPSH u uzurpuan, u rrënuan dhe u
tjetërsuan objektet e kultit, duke marrë emrat dhe datat perfide të ideologjisë
duke i shërbyer agjitacionit figurativ dhe kino-sportiv.
Ali
Xhunga (Hetues në Shkodër në procesin e Imzot Ernest Çobës).
Andon
Deçka (Of. Sigurimi, dëshm, në proc. e Hazbiut).
Angji
Faber (Of. Sigurimi, SEMPI për Korçë).
Aqif Lleshi
Argjir Lipivani (Of. Sigurimi, SEMPI për Ushtrinë).
Asim Aliko (Komandant i Njësitit Special të
Ndjekjes, të Sigurimit).
Beqir Balluku (Kryetar i Komisonit të Dëbim
Internimeve).
Beqir Ndou (Zëvendës-Ministër i Parë i Brendshëm
1949-1955).
Bilbil Klosi (Zv. Kryetar i Komisionit të Dëbim
Internimeve).
Dajlan Hajdari
Demir Zhupa (Hetues, nga një fshat i Vlorës,
torturoi gjashtë muaj rresht Lavdosh Zeqon).
Dervish Bajrami
Edip Çuçi (Of. i Sigurimit për Jashtë)
Elham Gjika (Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë,
hetues i Fiqret Shehut).
Fadil Kapisyzi (Prokuror).
Faik Minarolli, (Prokuror i Shkodrës, Prokuror në
Proc. kundër Imzot Ernest Çobës).
Farudin Jaho
Farudin Poçari
Feçor Shehu (Drejtor i Sigurimit për Tiranën
1955-56; Drejtor i Drejtorisë I të Sigurimit; 1974, -1978, Zv. Ministër P.B.;
Drejtor i kundërzbulimit për Jugosllavinë dhe vizitorët në Shqipëri, Ministër i
Brendshëm 1979-1981).
Ferhat Matohiti (Hetuesi i Teme Sejkos dhe i Hamit
Matjanit).
Gani Keçi (Sekretar Partie në MPB., dëshm, në
proc. e Hazbiut).
Gjeli Argjiri
Gjin Marku (shef i MLKA (MCR), akuzuar se kish
shkuar në amb. Jug. nga K. Hazbiu).
Gjon Banushi (Hetues i Musine Kokalarit,
dëshmitar në procesin e Hazbiut).
Halil Zeneli
Halim Xhelo (oficer Sig. u akuzua për letra anonime
dhe u arrestua).
Halit Kaçanolli
Halit Tafani (Hetues i Sigurimit, hetoi Ing. Aleks
Vasilin në Procesin e Maliqit).
Hasaf Kondi (Shef i Sigurimit i Brigadës së
Delvinës në Div. e Gjirokastrës).
Hazbi Lamçe (Drejtor i Burgut të Artizanatit, u
dënua si pseudoshkrimtar).
Hulusi Dautaj
Hysen Hoxhati
Idriz Seiti (Kryetar i Degës XII të Sigurimit)
Ilmi Seiti (Kryetari Degës PB Shkodër, i
vetëvrarë).
Ilo Kola
Isan Boriçi
Ismail Qineti (Of. i Sig. u akuzua për dhënie të
platformës së Sigurimit organeve të kundërzbulimit sovjetik).
Ismet Isufi
Ismet Spahija (Nd.Prokuror i Rrethit Shkodër, mori
pjesë në Procesin kundër Lec Sahatçisë dhe Imz. Ernest Çobës).
Isuf Keçi
Jakë Tefiku (Hetues i Lec Sahatçisë, në procesin
ndaj Imzot Ernest Çobës).
Jonuz Mersini (Oficer zbulimi i Sigurimit të
Udhëheqjes, dëshm, në proc. e Hazbiut).
Jonuz Mersini.
Kadri Gojashi (Drejtor në MPB).
Kadri Hazbiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim
Internimeve; më 1945: emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit; Shef i
Sektorit të Mbrojtjes për Ushtrinë deri në shtator 1947. Shtator 47 - prill 48
specializohet në Shkollën e Lartë të KGB, në Moskë; 1949-1955 Zëvendësministër,
Shef i Degës së Kundërspiunazhit Kundër Bandave dhe Zbulimit Jashtë. Ministër i
Brendshëm: Qershor 1955 -1979).
Kadri Ismailati (Hetues i MPB).
Koli Shuke (Of. Sig. i Kundërzbulimit për ish
Vendet e Demokracisë Popullore).
Kopi Niko
Kristo Themelko (Drejtoria Politike e Sigurimit të
Shtetit, Zv. i Parë i Koçi Xoxes).
Kristofor Mërtiro (Jurist, hetues i B. Ballukut,
propozuar nga Feçor Shehu; i dënuar me pas, në proc. e Hazbiut).
Lelo Sinaj
Lirim Pëllumbi (Sekretar i Dytë i Komitetit të
Partisë të Ministrisë P. B.).
Llambi Peçini (Zëvendës Kryetar i Drejtorisë së
Sigurimit të Ushtrisë, 1961-1965, Shef i Sekretariatit të MPB, 1965-1974
Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit për Udhëheqjen).
Llesh Pjetër Lleshi (Of. i vrarë nga Sigurimi për
devijim të detyrës).
Manush Myftiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim
Internimeve).
Mark Deda (Shef i Seksionit, Arkivi MPB).
Martiko Gjika (Of. Sig. Shef Finance në MPB.).
Mehmet Çaka (Of. Sigurimi, propozuar nga Hazbiu për
Zv. Ministër i MPB).
Mehmet Shehu (Shef i Sigurimit të Shtetit gjatë
gjithë kohës që qe Ministër i Brendshëm 1949-1955).
Mihallaq Ziçishti (Drejtori i Drejtorisë së Parë të
Sigurimit të Shtetit, dhe Zëvendësministër).
Muço Saliu, major (Kreu Kursin e Sigurimit në
Moskë më 1947; më 1950-1955, Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes).
Myzafer
Spaho (Drejtoria Politike e Sigurimit).
Nazar
Berberi
Nesti
Kerenxhi (Zëvendës-Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit 1945-1948 shkarkohet me
grupin e Koçi Xoxes. Deri më 1982 drejtor ndërmarrje në Selenicë; u arrestua në
gjyqin e Kadri Hazbiut, u burgos dhe u internua deri më 1989).
Nevzat
Haznedari (Prokuror i Gjykatës Ushtarake të Tiranës; Zv.Kryeprokuror, Kryetar i
Degës së Hetuesisë; i depresuar u vetëvra).
Niko
Çeta (Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes, 1945-49).
Nusret
Dautaj (ingjinier, në vitet '70 Zëvendës-Kryetar i Degës së P.B. Korçë; Drejtor
i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme, Tiranë 1975-81).
Panajot
Plaku (Drejtor i Kufirit pranë MPB).
Pelivan
Luçi (Hetues i Fiqirete Shehut).
Pëllumb
Dishnica (Of. Sigurimi, Drejtoria Politike e Sigurimit).
Pëllumb
Hysni Kapo (ingjinier, më 1982 Kryetar i Degës së PB. në Tiranë; më pas Drejtor
i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit).
Perlat
Kasa (Hetoi nacionalistin vlonjat Lavdosh Zeqon).
Petrit
Arbana (Of. Sig. për Zbulimin në Kosovë).
Petrit
Hakani (Kryetar i Degës së Elbasanit dhe i Degës së Hetuesisë pranë MB, hetues
i Mitrush Kutelit, Zyrika Manos).
Pilo
Shanto: Drejtor i Degës së Zbulimit në MPB.
Piro
Dautaj (Hetues në Prokurorisë së Përgjithshme, hetues për çështjen e
"sabotatorëve"; një nga tre hetuesit e Fiqirete Shehut por u shkarkua
nga det.).
Qerim
Muka
Rakip
Hoxha
Rexhep
Kolli (Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit dhe
Zëvendësministër i MPB).
Sali
Ormëni (Drejtor i Policisë dhe Zëvendësministër më 1948 pas Pleniumit XI të KQ,
vetëvrarë më 3 mars 1951).
Saliko
Sulo
Shaip
Sadiku (Of. Zbulimi në Jugosllavi).
Shefqet
Muçi (Kryetar i Trupit Gjykues në Procesin e Imzot Ernest Çobës që u dënua 25
vjet burg).
Shkëlzen
Bajraktari (Hetues i Kadri Hazbiut).
Shpend
Dega (Of. Sigurimi).
Shyqyri
Çoku (Hetues në Shkodër në proceset e etërve katolikë: të Imzot Ernest Çobës,
Zef Simonit, Kolë Tonës, Lec Sahatçisë, Mark Hasit dhe vëllait të Imzot Zefit,
Gjergj Simonit).
Skënder
Konica (Hetues i Sigurimit).
Skënder
Kosova (Hetues, në Drejtorinë e Sigurimit të Tiranës).
Stavri
Xhara (Hetues, torturuesi Nr. 1 i Sigurimit, i akuzuar për lidhje me
këshilltarin jugosllav Zvetovar Kaçiç).
Sulejman
Axhemi (Of. i Sig., Shoqërues i M. Shehut).
Sulejman
Manoku (of. Sig. dëshm. ndaj Hazbiut).
Tasi
Marko (Komandant i Kampit të Maliqit).
Teki
Koloneci (Drejtor i Kufirit).
Thoma
Karamello (Shef i Kundërspiunazhit).
Thoma
Tutulani (Hetues në Proc. e Kadri Hazbiut).
Thoma
Vangjeli (SEMPI për Ushtrinë).
Todi
Gusho (Of. Sigurimi, relatoi për Stavri Xharën në proc. e Hazbiut).
Vagjel
Kote (Hetues i MPB, hetoi Imz. Ernest Çobën).
Vango
Mitrojorgji (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).
Vaskë
Koleci (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).
Vesel
Ahmeti (Zv. Drejtor i Përgj. i Policisë).
Xhavid
Nimani (Shef i OZNA-s për Kosovën).
Xhavit
Ismailaga
Zef
Çeli (Of. i MPB).
Zihni
Muço (Shef i Kundërspiunazhit më 1946, zëvendësministër i Brendshëm më 1947;
Sekretar i Përgj. i Kryeministrisë, kryesoi takimet me Dushan Mugoshën, Fadil
Hoxhën e Xhavit Nimanin).
Zija
Beqiri
Zoi
Themeli (Drejtor i Zbulimit të Jashtëm të Sigurimit 1948-1955).
Zyhdi
Aga (Oficer i Sig., në Drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë).
Zylfi
Saliu (Of. Sigurimi, arrestuar në Berat për vrasje; Drejtor i Ndërmarrjes së
Ujrave në Tiranë).
kujto.al