Kulturë
Kasam Shaqirvela: Çamëria
E shtune, 30.07.2022, 04:54 PM
Kasam Shaqirvela
NË
SHENJË PËRKUJTIMI PËR GJENOCIDIN E BËRË NGA SHTETI I GREQISË, MBI ÇAMËT DHE
ÇAMËRINË
Ç
A M Ë R I A
Gjithmonë
të ndjekur
Ngahera
të vrarë
Prej
Andartësh
Dhe
Fanariotësh
Të
Idesë së Madhe
Që
ngrihej lugat mbi dhe
Pllakosur
kujë e gjëmë mbi ne
Në
mëkate zhytur
Nga
farë e jona,
Dhe
laneti ngritur
Nga
soji i huaj
Si
Venizellos
Zografos
dhe Zervas
Për
Megaloidenë
E
“Vorio Epiri” -it
Që
zemra u plas....
Plot
smirë e maraz
***
Vërshuan
në Çamëri
Llava
ujqish t`uritur
E
hiena turinj ngjyer
Me
gjak Çami të
Pafajshëm,
përlyer
Nga
masakra e kryer
në
fëmijë, gra e pleq
Situata
makabre
Të
shekullit të ri
Kryer
nga grekë meleq?!
Aty
në Çamëri.
Oh!
Paramithi?
Ç’pësove
ti...!
Asaj
nate pa hënë
Sa
e sa trima çamë
Për
lirinë tu vranë
Për
vendin mëmë
Pa
dallim feje
Ortodoksë-grekë
Apo
turq-myslimanë
Sepse
ishin të një gjaku
Madje
të lindur nga
I
njëjti At e Mëmë
Që
kohët mi ndanë me:
Gjuhë,
fe dhe n’tjera anë.
***
Po
vallë shqiptari çu bë ?
A
u shkri si bora ndër male
A
u tret si kripa në det pa zë?!
Jo,
jo?! -ai u nda në:
latinë,
grekë dhe turq
Sipas
feve që mori
Gjatë
historisë, si dhe
Nga
proceset e copëtimit,
E
pastaj përvetësimit, të
Tokës
së Nënë Shqiptarisë
Veç
një fije i mbeti
Pa
u shkëputur
Atëherë
dhe sot
E
lidhur për shpirti,
Për
zemre e truri
Gjuha
dhe gjuhë
Prapë
mbeti ajo
Atje,
këtu
Gruaja
dhe burri
Gjithandej
kudo
Lulëzoftë
për mot!
Igumenicë - maj, 2005
©Kasam Shaqirvela
ATJE TE DODONA
Zënafillën
e kam
I
ngjizur nga vetja ime
Rrojtur
me zulmë e nam
TËMIRËT
e fares sime
Që
kur thanë e thona
Atje
ku ishte DODONA
Ku
qe vendosur Froni
I
Atit Perëndi
Të
vjetër e të ri
Sot
e lashtësi
Nga
Zojsi i Joni
Që
e lindi Kroni
E
mbronte Froni
I
bekuar nga i pari
Deri
tek shqiptari
Për
jetë e mot
Mos
t’i ndalet karvani
Sa
e ngrohë Ati Diell
Sepse
e tij është pjellë.
LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN
E KOHËS
Lisat
përkunden n’djepin e kohës!
Ashtu
siç përshkunden mendimet e rënda
A
thua Nënat Çame mbërthyer para drojës?
Zemrat
u janë mbushur nga dhembja e kënga
Djepat
i bartin të gjyshëruara gjyshet
Ninullat
i këndojnë me lotë lirie
Shpresa
çanë malin atëherë kur grishet
Sonte
n’Tetovë ka aromë Çamërie
Sofra
Poetike ora 19,30
19/qershor
/2005, Tetovë
A R V A N I T Ë T
(A r b a n i t ë t)
Arvanitët,
Arbanitët
Ku
i lamë e ku t`i gjejmë
Ku
na i çuat, ku na i mbytët
Me
shkëmbime dhe dëbime
Në
tokën tonë, të huaj lemë
Në
vend të huaj Atdhe blemë
Edhe
të vrarë edhe të sharë
Të
përbuzur dhe të përçarë
Për
fat të keq dhe një paradoks
Nuk
e di se kush mi pat ndarë
Në
myslimanë dhe n’ortodoksë
Edhe
ata mëdyshas ndarë
Mos
më keq për t’i qarë
Lule
tjera e njëjta farë
Ia
lëmë kohës se çka do dalë
Verës
akull e dimrit valë
Udhëve
të botës gjith’ shpërndarë
***
Shpirt
plagosur e ballë çarë
Si
nga i veti si nga i huaji
Mëmë
e Atë gjithnjë sharë
Varret
e t’parëve pa lapidarë
Liri
për atdheun e
Flamur
për kombin
Në
ëndërr parë
Me
zemër të djegur
Me
plagë të çarë
Pret
e pret,
Çami
i vërtetë
Bashkë
me Arbanitin
Sot
e mot për jetë
Shpresa
nuk iu tret.
HERONjVE TË GREQISË
(arvanitëve dhe çamëve)
Shumë
Zervas...
njohu
Çamëria
që
ia vranë e therën
me
mijë bij e bija
e
të mirat materiale
dhe
pasurinë...
ia
grabitën e plaçkitën
pastaj
ua dogjën shtëpitë
i
dëbuan nga vatrat shekullore
në
rrëshqitje si t’ishin orteqe bore.
*
Por
nga ana tjetër
veprimet
e tij me shokë,
janë
fytyra e vërtetë
e
shtetit të Greqisë
por
e tonës tokë...
e
cila pavarësinë e vet
e
fitoi me gjakun e derdhur
të
çamëve dhe arvanitëve,
një
popull autokton,
me
një gjuhë e me dy fe,
i
mbirë prej kohësh
në
Thesprotinë e lashtë,
t’shtrirë
deri në Akarnani
e
që rranë për të vetin atdhe
por
që u mohuan gjithmonë
jo
vetëm nga të tjerët
por
mbase edhe
nga
ne të mjerët që,
si
të huaj i pamë, e
asnjë
fjalë të vetme,
në
nivel shteti,
më
nuk e thamë..?!
HIMARË E BUKUR
Himarë
moj ç’të panë sytë...
Kur
ne vdekjen e zbojmë me zor
E
ngulën dhe kryqin junanlitë
Në
shtetin shurdhmemec e qorr.
Himarë
ti e bukura Himarë
Gjenin
epirot e mban në gji
Sa
trima si Xhavellët e Boçarë
Lotojnë
ndër varre për ty...
Po
ku jeni o suliotë
Burra
trima plot me nam
S’po
më ndalet i nxehti lot
Mëmë
Shqipërinë ku e lamë.
Suliotë
o suliotë...
Ju
të famshmit stradiotë
Po
ju dje e bëtë Greqinë
Që
sot e prish Shqipërinë.
Amaneti
i të parëve ushton
Nga
varri Kostandini le të ngrihet
Doruntina
e Arbrit fatin e vet e vajton
Epiri
i Pirros “Shqipe”
Gjuhë e flamur të huaj nuk duron.
Himarë
moj e bukura Himarë
Edhe
gjaku i yt blu, i pastër si ar
A
të rrjedh edhe sot nëpër damarë
Si
dikur luftëtarve shqiptarë.
Himarë
ti toka bujare...
Përse
u ngre të huajve lapidarë?
Atyre
që popullin, pas shpine ta prenë
Që
ta ndërruan gjuhën, zakonet dhe fenë
Jo,
mos e ndërro kurrë, të vjetrën me të renë!
Kryqin
e ngritën aty, në ty Himarë?!
Edhe
tani si në kohën e mesjetës
Duan
të kryqëzojnë në të shqiptarë
Jo,
nuk e japim ne! Nuk ndërrojmë lëkurë
Epiri
është i joni për jetë të jetës.
JAM NGA ÇAMËRIA
Unë
jam çam
e
çam do të vdesë
jam
betuar
në
zotin tim
me
besa-besë…
se,
do të bëjmë bashkë
ty
moj Çamëri …
e
lashta e jona
ti,
o Thesproti..!
neve
në histori
s’e
di sa herë
në
prag shtëpie
o,
na kanë therë!
me
gjakun tonë
të
kuq, tokën e lamë
po
nga ty o nënë,
ne
kurrë s’u ndamë
e
sa herë barbarët
na
lanë të vrarë
ne
nuk ndërruam
as
komb as farë
rrojtëm
me besa-besë
tek
zoti ynë …
patëm
një shpresë
në
vatrën time
zjarrin
ta ndezë
nga
brezi n’brez
unë
isha çam…
e
çam do të mbesë!
METEORI ARVANIT
(Aristidh Kolës)
Dhe
lulja e vazos sime
Tha,
Meteori Arvanit,
Ec
e rritet, synon dritaren,
Andej
nga vin drita e diellit
Ajo
e kërkon frymëmarrjen
Dhe
drita e meteorit shuhet
Kur
ai i harkon qiellit
Por
vraga që lë pas vetes
Bën
dritë si ajo e diellit
Dhe
rrugës së tij ngjitet
Nga
vetja ndriçuar për liri
Shpejton
meteori digjet
Drejt
rrënjës së vet n’Arbëri
Sakrifica
sublime bëhet
Kur
njeriu bëhet Atdhe
Shpirti
i palohet n’alltar
Atje
do prehet i qetë do fle.
NË DJEP TË KUJTIMEVE
( Ç a m ë r i s ë )
Një
Djep e kam dhe në at’ qaj
Djepin
e kujtimeve nga vetja se ndaj
Lidhur
për shpirti fortë e mbaj
Në
të përkundem deri sa s’shkundem
Qofsha
në gëzim apo në vaj
*
Veçse
ai lot i nxehtë shkul
Derdhur
faqeve t’Botës përplot
Rrëfen
dhimbjen që mu ka ngul
Për
tokën time lënur nga mot
Ku
varret e t’parëve n’perëndim
Pa
ndal m’thirrin për një takim
E
un s’po mundem me u dalun zot
Nga
sfida emri që m’dalin sot, as
S’mund
me e prekun truallin tim
N’shenjë
kujtimi me u lexu këndim
*
Nga
nostalgjia që kam në mërgim
Un’,
veç po e ndrydh trunin tim
Plakem
së largu, n’kujtim i thinjur
Me
fijen e shpresës lidhun për Uni
Mos
me u shkëput nga Gjeni im
Tokës
a Detit Djepin e përkundi
Për
ditë ma t’mira me u pa n’gëzim
*
Fort
po m’buçet zemra ime sot
N’gjak t’Arbnit që i shkon n’vlim
Seç
ma ushqen trunin tim o zot?!
Me
t’bëmat e lashta t’popullit tim
Që
m’i lanë t’parët në trashëgim
Amanet
për zgjimin tonë
Ngado
ku frymojmë neve sot,
Sot
o kurrë sa s’asht ba vonë!
*
ÇAMËRI,
ti Tokë Thesprote!
Shekuj
varg në lot e n’gjak
Mbete
n’gra e në ndoj plak
Dhe
n’do t’mi në konvertim
Rreth
e përqark të sojit tim
Ngrën’
e sosur veten n’dëshpërim
Nga
shfarosjet me gjithë dëbim
Ndonse
fëmija tu përgjak
Për
Liri kur dhe kushtrim
U
tundën: i ri edhe plak
Por,
bota qe shurdhmemece!
As
nuk pa, e as u zu n’lak
Padrejtësia
që Ty tu bë
Evropën
plakë s’e bëri merak
*
Siç
po i ngjet por edhe sot
Bash
si ty dhe motrës jote
Nuset
i marrin pa dullak
Dardani
i thënçin për mote
Mollën
e kuqe e mban n’bajrak
Me
një gluhë e me një resë
Përcjellë nga brezi
n’brez
Bashkë
llafosin me besa-besë
I
njëjti gjak damarët ua ndez
*
Ah,
veçse loti i nxehtë shkul!
Po
m’sjellë n’mend atje ku jam
Australi,
Amerikë apo gjëkund
Kudo
qofsha, me tu përkul
Nga
ëndrra t’trishta me u shkund
Djepin
e kujtimeve me e tund
Se
s’po muj me dorë me t’prek
As
nuk m’lënë në ty me hi
Ajrin
tënd me e fut n’mushkëni
Ujin
tënd n’burim me e pi, kët’
Dhimbjen
time për me e shkul
Se
mos vdeksha pa t’pa me sy
Por
tu gëzofsha n’Tate Liri
ÇAMËRI
moj ÇAMËRI
Se
ku vete, se ku gdhi
Emri
jot plot nostalgji
Mi
mba hapur vesh e sy...!
Po,
rroj gjallë veç për Ty...!
Sa
me ta festue njat Liri....!
Dhe
në vdeksha unë ndokund
Veç
një brengë me vete do marr
Si
flamur t’më rri mbi varr
Shpirti
im le të vijë tek TY
Edhe
një herë le ta përkund
Djepi
yt moj ÇAMËRI...!
16, maj, 2007
Janinë, ÇAMËRI
MOJ E LAShTA ThESPROTI
Një
fundjavë në Paramithi
Çmë
ra ndërmend të shkoj të rri
Aty
mes bustesh e përmendoresh
Pa
kurora,pa hije dekoresh
Për
dëshmorët, për burrat tanë
Që
për një liri tjetër ranë..?!
Paramithi,
maj 2015
TOKËS ÇAME
Eh,
moj plagë sa po më djeg,
Paramithi
e Filat kur m'i prek!
Toka
Çame e larë në gjak
Ti
drejtësinë e ke hak!
Edhe
sa kohë do t'shtrembërohet historia
Edhe
sa kohë do të vuajë Çamëria
Gjenocidi
përse nuk po ndeshkohet
Padrejtesia
përse s'po korrigjohet!
Thesprotia
po dënes pa zë
Evropa
dramën mbi ne e ka bë
Tani
është koha të vetëdijsohet
Shpirti
nga krimi t’i lirohet!
Sepse
edhe çami ndonëse pret
Për
Liri pareshtur shpirti i thërret
Për
liri i digjet edhe zemra
Ah
Akil, seç tu qëllua thembra!
© Kasam ShAQIRVELA