E marte, 19.03.2024, 04:31 AM (GMT)

Faleminderit

Mehmet Musa: Gjergj Pjetër Sokoli

E diele, 24.04.2022, 05:43 PM


Gjergj Pjetër Sokoli

22. 04. 1961-27. 04. 1999

Nga Mehmet Musa

Shqiptaria në gjirin e saj, përpos trimave e trimëreshave, burrave e burrneshave, kapedanëve e heronjëve ndër shekuj, ata të cilët me mund e djersë, sakrifica e së fundi me gjakun e tyre dëshmuan se këte gjysëm të Shqipërisë të okupuar nga serbosllavia, e, duan  më shumë se fëmijtë e vet, se mëmë e at, se motër, fis e farefis e më shumë se jetën e tyre i, lindi e rriti edhe ata bijë e bija që emëri i tyre kanë  vetëm  ditlindje. E në mesin e asajë kolone të  pafundë që fituan përjetësinë ishte edhe djali i Pjetër Sokolit, Gjergj Sokoli nga fshati Madanaj i bashkisë së Gjakovës së Shqipërisë i cili sot me 22 prill mbushë 61 vite.

Babë Pjetër e nënë Gjyste Sokoli, i lindën e rritën 9 fëmijë nga të cilët tetë vajza e një djalë, Gjergj Sokolin. Atë djalë deshiri i të cilin e edukoj në frymën e atdhedashurisë të teparëve të tijë te fisit Krasniqi nga Nikaj-Merturi.

Gjergji i ri, emërin e mbante të Gjergjit plak të Krujës legjendare shkollen fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e kreu në Gjakovë, kurse studimet i mbaroj ne degën e filozofisë-socilogjisë ne univerzitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Ku u punësua si pedagog në shkollën e mesme te mjeksisë „ Hysni Zajmi“ në Gjakovë.

I sjellshëm e buzqeshur, i dashur e i respektuar, gojë embël e i përpikt për të gjithë kolektivin e mesimdhënësve si dhe nxensat e shkollës, la gjurmë të pa shlyera sot e mot në brezat që i edukoj  e këshilloj si profesor i filozofisë sidomos në edukimin dhe kalitjën e nxënësve në planin kombëtar ku gjysma e Shqipësisë vuante nga një okupim klasik gjakatar nga sllavët e jugut.

Shpeshë here gjatë rrugës për  në mësim që ishte i organizuar nëpër  shtëpitë shkolla, maltertohej nga gjelatët kriminel, edhe pse ishte me shenja fytyrës nga plagët e mara nga policet gjakatarë serb, vullneti për të dalë para nxënësve të Tijë, qëndronte i pathyeshëm. Ai burrë i Krasniqës ua spjegonte nxënësve shprehjën filozofike ku thoshte „në një vend apo në një popull ku ketë shtypje kombëtare, vetvetiu, nga gjiri i atijë populli lindin lëvizje kombëtare për ti bër ballë shtypjes, dhe për ta çliruar vendin nga pushtuesit e huaj“.

Kështu ruajnë sot kujtimet e profesorit nxenësit e  Tij që sot janë ekspertë të fushave të ndryshme në Atdheun tonë të lirë.

Në masakrën e Mejës  me 27 prill të vitit 1999, në mesin e 377-të gra, fëmi burra e pleq masakrohet edhe profesori, pedagogu dhe edukatori i  nxënësve të këti dheu të larë me gjak e, deputeti i Republikës së Kosovës;Gjergj Pjetër Sokoli duke i lënë tetë motra pa të vetmin vëlla, duke i lënë shoqës së jetës së Tijë, Agës amanet oj grue, Kushtrimin, Antonin, Kastriotin e Kaltrinën e vogël rriti dhe edukoj shqiptarisht për tokën e larë me gjakun t‘im e gjakun e Jasharëve e gjakun e deshmoreve te tegjitha kohrave, ndersa babës Pjetër e nënës Gjyste ua la amanet;

Oj Nëna Gjyste e baba Pjetër

Unë nuk mundë të shkruaj në letër

Ju nuk keni më djalë tjetër

Nesër liria vjen pa tjetër

Mos më qani e mos vajtoni

Ju për mua gjithmonë këndoni

Emërin tim mos ma harroni, se

UÇK-ja për mua mer hak

Dhe liria eshtë në prag!

Kështu që sot me 22 prill po festojmë  61 vjetorin e lindjës së këti  biri të kësajë  i toke të ujitur me gjakun e bijve më te mirë të sajë, dhe bashkarisht jemi tubuar neve tetë motrat e Gjergjit, nëna Gjyste e bijtë Kushtrimi, Antoni, Kastrioti e Kaltrina dhe mbesat e vogla që ta kujtojmë e perkujtojmë me nderë e krenari në oxhakun  Pjetër Sokolit që të vetmin djalë ia dhuroj kurban Atdheut!

Urime Gjergj Sokoli 61 vjetori i lindjes!

Lavdi dëshmorëve te Atdheut!

Lavdi jetës dhe veprës se Gjergj Sokolit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora