Kulturë
Mevlud Buci: Valët e jetës, të kthyera në valë malli
E hene, 04.04.2022, 05:13 PM
VALËT E JETËS, TË KTHYERA NË VALË MALLI…
Për
librin poetik të Basir Bushkashit ”Nëpër valë malli”
NGA
MEVLUD BUCI
Duke
lexuar në vite krijimtarinë poetike të poetit matjan e mbarëkombëtar, Basir
Bushkashi, hetojmë me kënaqësi sesi rritet e bleron kjo krijimtari , nga libri
në libër.Trinomi shpirt-vlerë-dashuri shfaqet edhe në librin e
fundit, të gjashtëmbëdhjetë, botuar në
këtë fillim viti, 2022.Basiri dallohet për një verb të frymëzuar,
realist, të thjeshtë , komunikues, të urtë, ai shfaqet në dashamirësinë e tij
dhe me lirikën e vet edhe si
ëndërrimtar, gjurmues e ngulmues, që fajla të ketë peshën e vet artistike.
Te
çdo poezi e këtij libri, pasqyrohen çaste të kohës përmes testamentit të
mirësisë, në një këndvështrim liriko-poetik, larg çdo mode apo të dukuri.Poezia
shkon në fillesën dhe ngjyresën e vet më origjinale si një lirikë e pastër.Kryemotivi i poezisë
së Basirit është dashuria për njeriun ,
zbulimi i vlerave të tij përmes të thjeshtës, prandaj poezia e tij rrezaton
dritë dhe një harmoni të butë.Delli i tij poetik shpreh krenarinë për këto vlera, që mund t`i zbulojë një poet
i vërtetë.Dhe këto vlera transmetohen natyrshëm përmes mesazheve
filozofike, ku toni lirik i vendos ato
në atë drejtim që e meritojnë , në kahun e komunikimit të drejtpërdrejtë, si
një urtësi, këshillë, si zbulime poetike.Ma- lli, sinqeriteti, është një cilësi
e rrallë në poezi, cilësi që vjen natyrshëm te
ky poet, ku vargu buron prej frymëzimit dhe harmonisë që ai e ndërton në
shpirtin e tij.Me- lodiciteti, ritmika, tonaliteti i butë lirik, transparenca,
kthjelltësia dhe drita e shquajnë poezinë e Bushkashit dhe mbeten tejet të veçanta.Livadhi i blertë
i poezisë së sotme ka shumë lule, por në këtë livadh nuk mund të hysh , pa zgjedhur një lule nga poezia e Basirit.
Basirin
do ta quaja dritë-kënga e urtësisë, një
zbulues i thesarit të fjalës, që këtë thesar nuk e mban për vete, por ua dhuron lexuesve të tij të shumtë
me bujari.Ndaj , poezia e tij këndohet dhe
mbahet mend , jo vetëm për
detajet, por edhe për organizimin e saj ritmik dhe zgjuarsinë intuitive në
kapjen e detajit, pa e anashkaluar dhimbjen njerëzore.
Si
çdo poet i vërtetë, edhe Basiri diagnoztifikon kohën, por pa e nxirë atë.Ka aq
shumë mirësi, humanizëm dhe dritë, në
poezinë e tij, sa edhe e keqja, fenomeni negativ, sikur turpërohet para kësaj
mirësie.Poeti nuk e godet të keqen me satirë, as me nervozizëm, por me butësi,
duke e nxjerrë këtë cilësi në kontrast me të shëmtuarat e jetës.
Libri
hapet me poezinë “Fisnikëri” dhe me një facsimile nga Bajram e Drita Gjoni, të cilët midis të
tjerash shkruajnë:””I dashur Basir!Kontributi juaj në botimin e librave është
shumë i madh.Sipas mendimit tonë, ju nuk i përkisni vetëm Matit, por krijimet
tuaja kanë jehonë në rang kombëtar”.
Dhe
poeti shkruan me dëlirësi shpirti:
Njeriu
i bukur
Kudo
bën dritë,
Qoftë
në Mat,
Qoftë
në Amerikë.
Bajram
Gjoni
Aq
zemërflorinjtë,
Bashkë
me Florën
N`pension,
n`Amerikë.
Po
aq njerëzisht
U
kish shkrep në shpirt,
Një
librin tim
Ta
nxjerrin në dritë.
Nderim
për ju
Nderim
për fëmijtë…
Si
modest edhe mirënjohës, cilësi të një poeti të vërtetë, Basiri do ta shfaqë
këtë edhe në poezi të ndryshme për njerëz të tjerë, sepse poezia e vërrtetë
vjen nga dashuria për njerëzit, nga përditshhmëria e të jetuarit me ta.Ndaj në
vargjet e tij shfaqet ky mision aq konceptual:
Shkruaj
për t`i thënë qiellit
Me
ty kaltëroj,
Për
t`i thënë detit
Me
ty dalgëzoj,
Për
t`i thënë lules
Me
ty erëmoj,
Për
t`i thënë zogut
Me
ty fluturoj
Për
t`i thënë jetës:
Sa
shumë të çmoj!
Poezitë
e tij:”Rrathët e shpirtit “, ”Fjala”, ”Nëpër
kohë”, ”Veç mos kujto”, ”Asgjë”, ”Si nëpër mjegull”, ”Ismail Kadaresë”,
”Eh, kjo botë”, ”Për pakëz qiell”, ”Vijnë ca pëllumba”, ”Bora”, ”Përpëlitet
fjala”, ”Vehbi Skë nderi”, ”Ashtu çapngadalë”, ”Rrënjët e gjakut”,
”Dhembshurisht”.., ”Mbi çdo ligësi”, ”Zef Serembes”, ”Pa femra”, ”Nëpër valë”
etj, pasqyrojnë imazhe drithëruese plot sharm e kuptim.S hfaqet aty-këtu , në
poezitë:”Zef Serembes”, ”Me njëqind ngjyra “etj; shpirti lirik që trazohet nga një rebelizëm i beftë
Në
poezinë e Bushkashit natyra merr një gjallëri të veçantë, ajo
ripërtërihet dhe shfaqe t në pamje të
ndryshme.Herë jepet si idil, e herë në trazimin e vet përmes detajeve e
peizazheve të llojllojshme.Natyra nuk vjen si element dekorativ, po ajo
përthithet dhe shpaloset aq natyrshëm , sikur frymon.
Në
për gjithësi poezia e Basirit është e shkurtër, e koncentruar me fuqi goditëse
të mendimit dhe të imazhit.Ajo zbulon enigmat e shpirtit, kontrastet dhe të
befason me nxjerjen në dukje të tyre , përmes fjalës së zgjedhur e të
kujdesshme.Melodia vjen si shushuritja
e përrenjve malorë , flladi si era e freskët e verës dhe poeti i rrethon
e u afrohet me shpirt jo vetëm sendeve , objekteve, por më së shumti njerëzve.
Ai
është poeti që e ndërton fabulën përmes së thjeshtës, zbulon gjëra që shfaqen
çdo ditë para syve tanë, që flasin me praninë e tyre, por poeti i vërtetë i bën
më të bukura këto zbulime përmes fuqisë së tij të fjalës.Dhe poeti skanon këto
vlera, të cilat mbulon herë -herë nga indiferenca e të tjerëve ose pazotësia e
vëzhgimit të disave.
Me
pak vargje ai sjell një poezi që portretizon.Dhe në këto portrete lëvizin si në
kaleidoskop gjurmët e thjeshtësiëë,
brengave, dhimbjeve, mirënjohjeve, kujtesës:
Ahmet
Beshiri
Iku
nga kjo jetë,
Zemërpërvëluar,
Se
s`i erdhi jeta
Siç
e kish ëndërruar.
U
prehtë në paqe
Lulembuluar!...
Në
këto vrulle të dashurisë për njeriun, moshën, jetën, bashkëshorten, prindërit,
shokët, miqtë, figurat e ndritura të kombit e të letërsisë botërore, nuk mund
të mos ndalesh herë pas here për të kuptuar dhe ndjerë pulsin e poezisë së
Basirit , që frymon si një organizëm i gjallë.Kjo duket te poezitë:”Në krahët e
moshës”, ”Mikpritja italiane”, ”Kësaj bote të çuditshme”, ”Petrit Ruka”,
”Zogjtë shtegtarë”, ”Agim Dervishi”, ”Me zemër të bardhë”, ”Lumturisht pi”,
”Nëna ime”, ”Si shpirti yt”(babait), ”Dehur nëpër këngë”, ”Dashuritë”, ”Si një
manushaqe”, ”Vilat”, ”Brengat” e të
tjera.Nga poezitë e Basirit mund të krijosh buqeta me ngjyra të ndryshme, ku nuk mungon dhe i përbashkon vetëm një
ngjyrë;ngjyra e dashurisë.
Figura
në poezinë e tij vjen spontane, pa e kërkuar, pa lodhje.Dhe kështu mund të
gjejmë paralelizmin figurativ, metaforën, krahasimin, inversionin etj, një
tërësi figurash që nuk e rëndojnë mendimin, përkundrazi e mbajnë atë në këmbë me fuqinë
e tyre të natyrshme .
Po
Nënë Tereza,
E
ndritura shenjëtore,
Ka
ngritur vilat
Më
madhështore.
E
h, ne të varfërve
Krejt
të harruar,
Ajo
vila gëzimi
U
ka dhuruar.
Tematika
e gjërë që vjen në përthyerje motivesh,
gjetjet , pathos në fr ymëzim, fjalor i
pasur , nuk janë zbukurime të rastësishme, por vijnë domosdoshmërisht si
shenjë talenti.Ai tashmë është një poet i
konsoliduar, një zë lirik i veçantë, vetvetja, por edhe në vazhdën
e poetëve më të spikatur lirikë, si një
Esenin i Matit, që u këndon brengave , dhimbjeve , mirënjohjes dhe që shpalos
vlera, thjesht, pa bujë, në mënyrë të natyrshme.
Redaktori
Kujtim Stana, recensenti Gegë Tusha, mjeshtri i kopertinës , Agron Sejamini,
grafisti Artan Dilaver Kurti, figura të
njohur të artit, me emrat e tyre , ndihen mirë në këtë libër, ashtu siç u
ndjeva dhe unë si lexues dhe poet, dhe kam besim se, mirë do të ndihet me këtë libër çdo dashamirës i artit dhe i poezisë.