E hene, 03.10.2022, 12:18 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë

E diele, 06.02.2022, 08:30 PM


Blerim Latifi:

Sot qenka përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë.

Një nga dimensionet më tragjike të historisë së shqiptarëve të Kosovës është fakti se qysh nga Lidhja e Prizrenit ata ishin të përjashtuar nga tryezat ku vendosej për fatin e tyre. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1912), Konferenca e Versajës (1919), Konferencat e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Konferenca e Hagës( 1991), e Daytonit (1995)- janë disa nga ngjarjet e mëdha ku zani i Kosovës u mbyt në favor të interesave të Serbisë. Ky trend tragjik historik u përmbys në Rambuje, ku për herë të parë Kosova ishte pjesë e vendimmarrjes ndërkombëtare për fatin e saj. Natyrisht, sot, nesër dhe përgjithmonë do të kujtohet se kjo, parasegjithash, ishte meritë e lëvizjes ma të suksesshme në historinë tonë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, sot, nesër dhe përgjithmonë UÇK do të mbetet një nga traumat më të mëdha në trurin e shovinizmit serb. Shenja e parë e kësaj traume është fakti se edhe 22 vite pas luftës, serbët vazhdojnë të harxhojnë miliona duke prodhu propagandë, filma, dokumentarë e literaturë kundër UÇK-së.

________

Kur ne kujtojmë Aksionin e Madh të Pajtimit të Gjaqeve, të vitit 1990, pak e dinë se kjo traditë është themeluar në shekullin e 17 nga Pjetër Bogdani. Aq i madh ishte autoriteti i tij saqë, siç tregojnë kronikat e kohës, në një ditë të vetme ai i kishte pajtuar 24 gjaqe mes fisit të Gashit e Krasniqit në Malësinë e Gjakovës.

Ai nuk e bënte këtë për të mbushur xhepat e tij, siç bëjnë sot disa hoxhallarë matrapazë, por thjesht dhe vetëm për t'u dhënë paqe bashkëadhetarëve të tij.

Ndër shekuj tradita e themeluar nga Bogdani u mbajt gjallë nga prijës popullorë si Binak Alia, Ramadan Shabani, Ahmet Delia, Xhemail Obria, e shumë të tjerë, për të ardhur deri tek Anton Çetta i viteve '90.

________

Mënyra e vrasjes së Zahir Pajazitit e tregon gjithë përmasën reale të aktivitetit të tij. Policia serbe ishte bindur se nuk kishte shansë ta kapte të gjallë, e as t'i afrohej, prandaj e vetmja mundësi që kishin ishte t'i zinin pritë në natën e errët. Sepse ai u ngjante atyre luftëtarëve të vjetër që "n'për male e n'për prita, ku i za nata, si çelë dita".

Lavdi këtij trimi të rrallë, që bashkë me shokët e tij na mësuan ta mposhtim frikën dhe të ngrihemi me armë në dorë kundër tiranisë!

________

Policin që e thotë një të vërtetë, e suspendojnë nga puna, ndërsa deputetin që jeton në Prishtinë dhe gënjen se udhëton nga një vend tjetër i Kosovës, sa për t'ia zhvatë shtetit paret e naftës, nuk e prekin.

Kjo nuk është demokraci.Kjo është pseudo-demokraci. Sepse demokracia e vërtetë është barazi para ligjit, ndërsa demokracia e rreme një regjim ku vlenë parimi i Orwell-it tek "Ferma e Kafshëve": Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat!

Kthejeni policin në punë!

Sepse e vërteta na çliron, ndërsa mashtrimi veç e trashë pushtetin e batakçinjve e hajdukve.

________

Militantët e pushtetit po i qesin veç naftashat parlamentarë të opozitës; militantët e opozitës veç naftashat parlamentarë të pushtetit. Mosni kshtu, mos e prishni të vetmin konsensus efektiv në Kuvendin e Kosovës:

Rreth naftës të përbashkuar,

Me një dëshirë e një qëllim,

Të gjithë aty duke u betuar,

Ta zhvatim shtetin pa përtim!

________

Pesimizmi është shenjë e kalbjes, optimizmi është shenjë e mendimit sipërfaqësor; "optimizmi tragjik" është gjendja shpirtërore e njeriut të fortë që kërkon intensitetin dhe zgjerimin e përvojës, edhe me çmimin e fatkeqësisë, dhe kënaqet kur zbulon se konflikti është ligji i jetës.

Nga i papërsëritshmi Fridrih Niçe

________

Të vjetërit e përdornin shpesh fjalën "prasjak", për ta përshkru karakterin e një njeriu meskin që përpiqet në çdo rast e situatë me zhvatë diçka, karakterin e një njeriu të pangopur. Publikimi i këtyre fakteve për karburantin e deputetëve të mbuluar nga buxheti i shtetit, na dëshmon se Kuvendi i Kosovës është i mbushur me prasjakë.

________

Një komando amerikane paska asgjësuar liderin e ISIS në Siri. Në ndërkohë mijëra trupa e paisje ushtarake amerikane po vendosen më vendet e Europës Lindore përballë kërcënimit rus. Flotat amerikane patrullojnë Mesdheun dhe Gjirin Persik, ku ndodhet një linjë kyqe e tregtisë ndërkombëtare. Pa harruar këtu mbikqyrjen e vazhdueshme të lëvizjeve të Kinës rreth Taivanit dhe ato të liderit të çmendur të Koresë Veriore.

Amerika sot i ngjanë Romës së Lashtë, e cila ishte në gjendje që njëkohësisht të kryente operacione ushtarake në tri kontinente.

E pastë ymrin edhe Amerika sa Roma!

________

Rastësisht u takova sot me shokun tim të vjetër Arsim Misimin. Kemi qenë bashkë në tetë vitet e shkollës fillore dhe në katër vitet e gjimnazit. Na bashkojnë qindra kujtime nga ajo kohë e zymtë, kur ishte e vështirë të ishe nxënës dhe fëmijë. Qysh nga paslufta Arsimi është polic i Kosovës dhe si rezultat i punës së vyer që ka bërë ndër vite, tani është ngritur në përgjegjësi. Babai i tij, Muharrem Misimi, ka qenë një nga liderët e grevës së famshme të minatorëve në vitin 1988 dhe edhe pse i shtyrë në moshë, në vitin 1998 ai u bashkua me UÇK-në dhe ra dëshmor në luftimet që u bënë në afërsi të Galicës në shtator të atij viti. Ndejtëm gjatë me Arsimin duke folur për sa e sa gjëra të së kaluarës e të tashmes. Kur njeriu kalon kohë me njerëz të mirë dhe punëtorë të ndershëm e të zellshëm, i rritet shpresa për të ardhmen e këtij vendi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora