E premte, 03.02.2023, 12:56 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: "Njerëz e shtet pa dinjitet"

E marte, 18.01.2022, 06:06 PM


"Njerëz e shtet pa dinjitet"

Nga Kastriot Dervishi

Kur Pjetër Arbnori u arrestua për herë të dytë më 30.1.1979 në vedin ku vuante dënimin, organi i hetuesisë kishte dalë në këtë përfundim pasi kish exuar materialin agjenturial-operativ. Nga dosja  formulare e përpunimit aktiv 2A në ngarkim të Arbnorit, organi i hetuesisë, para se të niste procesi ligjor, evidentoi këto fjalë të thëna nga i përmenduri:

“Janë njerëz e shtet pa dinjiteti. Nuk pyesin për njeriun dhe dinë vetëm të gënjejnë. Nuk kanë parime dhe prandaj na trajtojnë si kafshë. Ndjekin vijën e Stalinit. Ato krime i kanë bërë si në Rusi, bile edhe më tepër po e bëjnë me ne”.

“Shtetet komuniste e socialiste përdorin diktaturë. Atje nuk ka liri. Socializmi nuk ka për të triumfuar në shkallë botërore, por mund të vendoset në shtetet e varfra. U vendos në BS se ishin muzhikët, kurse në Kinë ishin njerëz të varfër. Socializmi vendoset në vendet ku ka injorancë, kurse në vendet e kulturuara si në Amerikë, Angli, Francë, nuk mund të vendet socializmi. Atje njerëzit janë të pasur dhe nuk ka varfëri”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora