Editorial
Prend Buzhala: Toptani ose nënshkruesi i bashkimit me Serbinë, Vulin dhe Biserko
E shtune, 11.09.2021, 03:39 PM
ESAT PASHË TOPTANI OSE NËNSHKRUESI I BASHKIMIT ME SERBINË, ALEKSANDËR VULIN DHE SONJA BISERKO
(Ose
mbi kërkimin e toptanëve të rinj nga qarqet politike serbe. Koha kur Esat Pasha
kërkonte Union e bashkim me Serbinë.)
Nga
Prend BUZHALA
Diku
para gjashtë vjetësh, në shtypin serb jepej një lajm dhe deklaratë e Aleksandar
Vulin-it (sot ministër i punëve të brendshme i Serbisë), se si po vendoste
kurora me lule për heronjtë serbë "të vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe
një miku të popullit serb, shqiptarit Esad Pashë Toptani në ushtrinë serbe, në
varrezat në Thieu pranë Parisit ". Vulin, pasi vuri lule te varri i Esat
pashë Toptanit, tha:
"Serbia
kujton heronjtë e saj. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Por edhe Serbia
kujton miqtë e saj dhe nuk do ta harrojë kurrë Esad Pashën, edhe pse ishte me
ne në momentet më të vështira ”. Ai tha se tërheqja e ushtrisë serbe nuk do të
ishte e mundur pa sakrificën e tij, pa vetëmohimin e tij, "dhe ai pagoi me
kokë për ata që urrenin Serbinë dhe serbët më shumë se ata e donin vendin dhe
popullin e tyre. Esad Pasha është mik
serb, i harruar padrejtësisht, i lënë pas dore padrejtësisht në histori, madje
edhe e jona. Esad Pasha është një shembull se si duhet të bashkëpunojnë
Shqipëria dhe Serbia. Rruga e Esad Pashës është rruga e mirëkuptimit, është
rruga e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe ai është një shqiptar që i donte
serbët. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet ta harrojmë."
1.
A
u harrua kjo histori shqiptaro-serbe viteve të fundit?
Për
deri sa qarqe politike, me fytyrën e të moderuarit, nuk e kanë
"guximin" e Esat Pashës për t'u bërë "mik i Serbisë",
brenda vetë qarqeve shoqërore serbe pati reagime, siç ishte ai i Sonja
Biserkos, e cila tronditi ato qarqe klerikalo-politike, se historia e Serbisë
"është një gënjeshtër e madhe, që zbukurohet me anën e miteve". Ndërkaq, në[ një revistë serbe
të atij viti, thuhet: "Të gjithë njerëzit e arsyeshëm, të cilët e njohin
biografinë e Esad Pashë Toptanit, nuk do të ishin krenarë për miqësinë e tij të
pretenduar, as nuk do ta ofrojnë (publikisht) si një shembull sesi duhet të
bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia. Përkundrazi.... Ajo që Serbia dhe Mali i
Zi, në bashkëpunim me Esad Pashën, bënë në Shqipëri në luftërat ballkanike,
është një turp historik për popullin serb dhe malazez. Ministri Vulin mburret
dhe Esad Pasha - një tradhtar i popullit shqiptar, ofron dhe vlerëson
shërbëtorin kukull të regjimit serb si një shembull bashkëpunimi midis Shqipërisë
dhe Serbisë... Për më shumë se 100 vjet, "bashkëpunimi" i Serbisë me
Esad Pashë Toptanin ka qenë një shembull i teksteve shkollore se si Serbia,
nëse dëshiron të mbijetojë, nuk duhet të veprojë më kurrë ndaj Shqipërisë ose
ndonjë vendi tjetër, fqinj dhe të njohur ndërkombëtarisht." Më tutje, pasi
përmenden okupimet e ushtrisë serbo-malazeze në Shqipprinë qendrore më 1912-1913, vrasjet e kryera, përmenden edhe Marrëveshja
me Nikolla Pashiqin më 1914, intervenimin ushtarak të Serbisë më 1915 për
vendosjen e ruajtjen e regjimit të Esad Pashë Zoptanit, ky artikull thekson
Marrëveshje ne fshehtë mes Serbisë dhe Esad Pashës për krijimin e një bashkimi
të vërtetë të Serbisë dhe Shqipërisë -e njohur si "Marrëveshja e Tiranës":
"Esad-pasha u varros në varrezat ushtarake serbe në Tije në pyllin e
Bolonjës, ku një gjysmëhënë qëndron ende në detin e kryqeve." Aty
thelsohet se për më shumë se 100 vjet, Serbia ka fshehur pushtimin (aneksimin)
e pjesëve të Shqipërisë dhe krimet e kryera me atë rast.
Kjo
revistë serbe përfundon:
"Unë
mendoj se Esad Pasha nuk është një mik shembullor serb dhe se zyrtarët e
qeverisë serbe nuk duhet të jenë krenarë për të, as bashkëpunimi me të nuk
duhet të jetë një shembull sesi duhet të bashkëpunojnë Shqipëria dhe Serbia.
Esad Pasha është një dashamirës i pushtetit tradhtar... ai nuk është dhe nuk
duhet të jetë shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë."
2.
Kjo
politikë serbe, prototipa të së cilës janë A. Vulin dhe A. Vuçiq, heqin
traditën që nga pahsiqët e deri te Dobrica Qosiq, shkrimtar i njohur e po ashtu
i njohur për idenë e tij të ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë,
menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore... dhe këtë pikëpamje e ka përsëritur
edhe më vonë... Qosiq ka mirënjohjet më të larta shtetërore e nacionale serbe,
pikërisht pse ka deklaruar: "Rrena është interes i shtetit serb."
"Rrena
është pjesë e vetë qenies serbe."
Dobrica
Qosiqi, shkrimtar e ideolog serb, është konsideruar dhe serbët e konsiderojnë
baba i kombit serb dhe ndër shkrimtarët më të përkthyer edhe ne bote nga
letërsia serbe. I njohur për platformat e zhbërjes së shqiptarëve dhe i nxitjes
së luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ai para sa dekadash pati
deklaruar:
“Serbia
kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë
përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm
kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”
"Gënjeshtra
është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të
ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të
inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne
gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një
konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thoshte
Dobrica Qosiç, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës
serbe.
Kështu,
gjithmonë kanë deklaruar pushtuesit në ikje. Kjo ta kujton atë deklaratën e
njohur, të egër, të qeveritarëve turq që po iknin nga tokat shqiptare: "Do
të na keni pas, si hije, edhe 500 vjet të tjera..."
Ende
na ndjek hija serbe, për të këqijat që na i kanë shkaktuar...
Dhe
çka ka demantuar koha nga këto thënie të Qosiqit, kur brenda Kosovës na janë
krijuar kushedi sa Serbi te Vogla në emër të trashëgimisë kishtare?!
Serbia
gjithmonë ka qenë antievropiane, rrjedhimisht dhe antishqiptare...
Qosic
e instaloi fashizimin e tipit të Sveti Savës dhe ultranacionalizmin përmes
Memorandumit të Akademisë serbe.
Dhe,
kur gjatë dy dekadave të pasluftës, ata as që i pranojnë masakrat e gjenocidin
mbi Kosovën, duke gënjyer, mashtruar e folur mbarë e prapë nëpër botë, atëherë
çfarë kuptimi ka dialogu me një vend që gjenocidin ndaj të tjerëve dhe
mashtrimin e ka ngritur në filozofi shtetërore e kombëtare?
Ajo
do të kërkojë vazhdimisht toptanët e rinj për bashkëpunim, për ëndrrat e daljes
në Adriatik, nën firmën e emrave të bukur për bashkëpunim e integrime.