E shtune, 27.04.2024, 04:45 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Drejt ''Ballkanit të Hapur'' apo të kapur

E marte, 17.08.2021, 07:42 PM


VUÇIQI ME DAULLE E RAMA ME ZURLE  DREJTË « BALLKANIT TË HAPUR » APO TË KAPUR

Nga Dedë Preqi

Rama dhe Vuçiq, sikur janë kumbaruar në mes vete dhe për ta festuar këtë lloj kumbarie do organizohet një aheng që do ia shtoi madhështinë  festës së birrës korçare në Korçë, duke e ftuar edhe  këngëtarin serb Gordan Bregoviç, i cili është i njohur me këngët e kallashnikovit dhe këngët me përmbajtje të vrazhda e çetnike.

Bashkëpunëtori dhe informatori i kasapit të Ballkanit, sot është president i Serbisë, dhe iniciator herë i  « Minishengenit » e herë i « Balkanit të hapur » , duke e vazhduar pushtetin e tij me tiparin e ngjajshëm të Millosheviqit, i cili në të njëjtën mënyrë e refuzon paktin e paqës me palën shqiptare edhe në sytë e Brukselit, të cilën ia paraqiti kryeministri i Kosovës, z. Alin Kurti.

Gjithçka tjetër mund të ndodh por, për deri sa Vuçiq, do të qëndrojë në pushtet si president i Serbisë, nuk do të ketë progres të negociatave dhe paqë në mes  shqiptarëve dhe serbëve dhe nuk do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse njerëzit e krimit  nuk mund të shdërrohen në njerëz të paqës me duar të përgjakura.

Serbia edhe pse ishte e bombarduar dhe e mundur nga NATO-ja, në vitin 1999, përshkak të krimeve që bëri ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, duke shkuar deri në gjenocid, dhe tani, pas pavarësisë së këtij vendi, sikur nuk pajtohet të bëjë paqë me Kosovën dhe popullin shqiptarë, por duke inicuar plane dhe kurtha të  tjera, padyshim se Kosovën e dëshirojnë prapë të nënshtruar, apo përmes « Minischengenave » ose një « Ballkani të hapur » do ta fuste Kosovën nën kontrollën e saj.

Kjo prirje serbe e gjenë shprehjen e vet dhe përkrahjen e saj edhe atëherë kur askush nuk ia tregon realitetin dhe  nuk ia ndërpret qëndrimin e saj të një ideologjie fashiste ndaj popujve jo serb, për të mos shkuar edhe deri te një konflikt i mundshëm, apo të një lufte të pa parashikueshme, duke ditur se Kosova, tani është shtet i pavarur dhe sovrane dhe nuk do ti nënshtrohet lehtë asnjë agresori apo dhune të mundshme.

Prandaj, Evropa po flinë në gjumë, natyrisht që ka edhe punë të tjera, por në veçanti zgjidhjen e çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë, po e bënë « asgjë » kur një rrol të jashtëzakonshëm në këtë aspekt duhej ta luante Evropa me angazhimin e saj, që për fat të keq një gjë të tillë po e trajton ftofshëm dhe me një neglizhencë të dukshme, duke e ditur rrolin e Serbisë kriminale dhe duke e ditur se nuk është e mundur që palët të gjejnë vetë një pajtim në mes vete, në këtë rast, nëse agresori do ta merrte  rrolin kryesor të negociatave dhe të vendimeve, sikur në këtë rast që po vendos Serbia, duke refuzuar sëcilën pikë që parashtron Kosova.

Kohëve të fundit, angazhimeve të Vuçiqit, iu ka bashkuar edhe kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, një shfaqje e tij e tej-skajshme dhe tragji-komike, duke plotësuar dëshirat dhe ëndjet e « kumbarës » dhe  « mikut » të tij kriminelit  Aleksandër Vuçiq, kundër interesave të popullit dhe shtetit të Kosoves, që do ta quanim një paraqitje të turpshme për një lider shqiptar, duke marrë profilin e tradhëtisë kombëtare.

Vetëm nëse gjykojmë me mendje të shëndoshë dhe i referohemi rrethanave historike të popullit shqiptarë nën regjimin serbo-sllav dhe deri te lufta e fundit 1998-99,  dhunën dhe represaljet e saj që kanë shkuar deri në gjenocid ndaj shqiptarëve të pa fajshëm, me arsyen se, pse këta njerëz duhet të jenë të lirë dhe të jetojnë në vendin dhe shtetin e tyre të pavarur.

Edi Rama, dhe shërbëtorët e tij, po punojnë me një logjikë të dyshimtë, apo të sëmuarë, por në këtë mënyrë të paraqitjes së tij të hapur, për Kosovën dhe popullin shqiptarë ka domethënje tradhëtare, duke përkrahur dhe mbështetutr iniciativat e Vuçiqit dhe politikat e tij, të cilat janë kryesisht plane dhe intriga për të penguar rrugën zhvëllimore të shtetit të Kosovës, dhe raportet me shtetet tjera për mos njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për të penguar integrimet e saj në organizatat  e rëndësishme ndërkombëtare.

E gjithë kjo nënkupton se miqësia e Edi Ramës, e lidhur me Aleksandër Vuçiqin, është një lloj tradite që nga koha e komunizmit të Enver Hoxhës, dhe Titos, kur shqiptarët e Kosovës përndiqëshin prej njërës anë në tjetrën dhe malltretoheshin e burgoseshin nga të dyja palët, prandaj duke mbetur në një marrëdhënie ndaj kësaj miqësie, duke ushtruar këtë zotërim si një formë shërbimi ndaj armiqve  në dëm të kombit tonë, këta njerëz nuk e meritojnë postin e kryeministrit të shtetit, dhe nuk e meritojnë as postin e shërbëtorit të portave institucionale e shtetërore, sepse posti i këtyre njerëzve e mbanë titullin TRADHËTAR të kombit.

Çfarë ka mbetur pa u cenuar deri më tani palës shqiptare të Kosovës, nga Serbia dhe regjimi i saj, abuzimi me dinjitetin njerëzor, abuzimi me nderin e femrave shqiptare, abuzimi me ndjenjat shpirtërore të këtij populli, abuzimi me të drejtat njerëzore, abuzimi me lirinë e këtij populli, abuzimi me bindjet e përsonit, dhe abuzimi  me qenjën njerëzore të këtij kombi, atëherë përballë domethënjës së këtij abuzimi, cilën shprehje duhet ta gjejmë që ta kualifikojmë këtë lloj vepre antinjerëzore, që Edi Rama, sikur po i mbështet të gjitha këto abuzime dhe po bashkëpunon me njeriun që ushqehët dhe jeton me iluzione të tilla edhe në ditët e sotme për ta pushtuar Kosovën edhe njëherë.

Prandaj, Edi Rama po vepron me porosi të mikut të vet Aleksandër Vuçiq, që Kosovën, ta mbajë të nënshtruar, apo nën kontrollën dhe nën vëzhgimin e saj, e cila edhe sot e kësaj dite nuk e ka heqë akoma Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë, që është vetëm një iluzion i saj që ky vend të kthehet edhe një herë nën kthetrat dhe urdhërat e saj.

Ftesa e këngëtarit serb Bregoviq, me urdhër apo me këshillat e Edi Ramës, në festën e birrës së Korçës, e ka nxitë opinionin shqiptarë që të reagojë kundër një iniciative të tillë, jo kundër kulturës së një populli tjetër, por kundër këngëtarit serb, që me këngët e tij nxitë vetëm urrejtje nacionale, madje edhe kundër shqiptarëve dhe Nënë Terezës, ia nënçmon identitetin e saj, poashtu duke përkrahur dhe u mburrur me luftërat e Serbisë dhe zërin e kallashnikovit, që kanë zbrazur rrefallet e tyre ndaj njerëzve të pafajshëm dhe jo serb.

Prandaj, të ndërtosh një kulturë, e cila mbështetet në thëmelet racionale dhe universale, atëherë do na duhet ta konceptojmë edhe vetë njeriun në mënyrë të tillë, që ai të përshtatet dhe të « formësohet », sipas çëllimeve dhe interesave universale, madje edhe nga këndvështrimI historik i  shoqërisë tonë shqiptare, në një mënyrë, nëse ne shqiptarët,  nuk e respektojmë vetë të vërtetën dhe imazhin e shoqërisë tonë, atëherë do zhduket gjithçka që është e vlershme përballë kësaj shoqërie, e cila është e aftë dhe e vetëdijshme për të gjykuar dhe për të vepruar, ndoshta edhe më mirë se shoqëritë tjera të rajonit.

Të gjitha luftërat që ka udhëhequr populli serb dhe Serbia, kanë qenë lufta të pa drejta, ose kanë qenë luftëra pushtuese dhe luftëra që kanë luftuar për ta krijuar Serbinë e Madhe, ndërsa Vuçiqi dhe qeveria aktuale e këtij vendi, fare pak ka ndryshuar nga një regjim i tillë, si një përpjekje e vazhdueshme e një procesi historik, çëllime me prapavija që nxisin konflikte, luftëra dhe shkatërrime jo vetëm brenda një bashkësie njerëzore, por në gjithë rajonin.

Aleksandër Vuçiqi edhe nëse nuk e quan vetën kriminel, në realitet ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i kriminelit Millosheviq, prandaj Edi Rama, si një mik i tij, do gabojmë nëse mund ta quajmë kriminel, por duke  bashkëpunuar me kriminelin dhe duke i mbështetur tezat e tij, edhe pse nuk e quan vetën fajtor, i cili në një mënyrë, ndoshta po mundohet që ta zbusë rrolin e kriminelit dhe krimit në Ballkan, së paku në këta hapa do ta mësojë « zanatin » e tij, që do ti kthhehet bumërang dhe jo largë, sepse nëse ky ekzekutim i planeve të Vuçiqit, nuk do të ketë sukses, autori duhet të dorëzohet vendimeve të përgjegjësisë ashtu edhe ai vetë do ti eliminoj hallkat që ka në vartësinë e vet, dhe Edi Ramën, si edhe bashkëpunëtorët tjerë, do i lë me zurle në dorë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora