| E marte, 17.08.2021, 07:42 PM |
VUÇIQI ME DAULLE E RAMA ME ZURLE DREJTË « BALLKANIT TË HAPUR » APO TË KAPUR
Nga
Dedë Preqi
Rama
dhe Vuçiq, sikur janë kumbaruar në mes vete dhe për ta festuar këtë lloj
kumbarie do organizohet një aheng që do ia shtoi madhështinë festës së birrës korçare në Korçë, duke e
ftuar edhe këngëtarin serb Gordan
Bregoviç, i cili është i njohur me këngët e kallashnikovit dhe këngët me
përmbajtje të vrazhda e çetnike.
Bashkëpunëtori
dhe informatori i kasapit të Ballkanit, sot është president i Serbisë, dhe
iniciator herë i
« Minishengenit » e herë i « Balkanit të hapur » ,
duke e vazhduar pushtetin e tij me tiparin e ngjajshëm të Millosheviqit, i cili
në të njëjtën mënyrë e refuzon paktin e paqës me palën shqiptare edhe në sytë e
Brukselit, të cilën ia paraqiti kryeministri i Kosovës, z. Alin Kurti.
Gjithçka
tjetër mund të ndodh por, për deri sa Vuçiq, do të qëndrojë në pushtet si
president i Serbisë, nuk do të ketë progres të negociatave dhe paqë në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe nuk do të ketë
njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse njerëzit e krimit nuk mund të shdërrohen në njerëz të paqës me
duar të përgjakura.
Serbia
edhe pse ishte e bombarduar dhe e mundur nga NATO-ja, në vitin 1999, përshkak
të krimeve që bëri ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, duke shkuar deri në
gjenocid, dhe tani, pas pavarësisë së këtij vendi, sikur nuk pajtohet të bëjë
paqë me Kosovën dhe popullin shqiptarë, por duke inicuar plane dhe kurtha
të tjera, padyshim se Kosovën e
dëshirojnë prapë të nënshtruar, apo përmes « Minischengenave » ose
një « Ballkani të hapur » do ta fuste Kosovën nën kontrollën e saj.
Kjo
prirje serbe e gjenë shprehjen e vet dhe përkrahjen e saj edhe atëherë kur
askush nuk ia tregon realitetin dhe nuk
ia ndërpret qëndrimin e saj të një ideologjie fashiste ndaj popujve jo serb,
për të mos shkuar edhe deri te një konflikt i mundshëm, apo të një lufte të pa
parashikueshme, duke ditur se Kosova, tani është shtet i pavarur dhe sovrane
dhe nuk do ti nënshtrohet lehtë asnjë agresori apo dhune të mundshme.
Prandaj,
Evropa po flinë në gjumë, natyrisht që ka edhe punë të tjera, por në veçanti
zgjidhjen e çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë, po e bënë « asgjë »
kur një rrol të jashtëzakonshëm në këtë aspekt duhej ta luante Evropa me
angazhimin e saj, që për fat të keq një gjë të tillë po e trajton ftofshëm dhe
me një neglizhencë të dukshme, duke e ditur rrolin e Serbisë kriminale dhe duke
e ditur se nuk është e mundur që palët të gjejnë vetë një pajtim në mes vete,
në këtë rast, nëse agresori do ta merrte
rrolin kryesor të negociatave dhe të vendimeve, sikur në këtë rast që po
vendos Serbia, duke refuzuar sëcilën pikë që parashtron Kosova.
Kohëve
të fundit, angazhimeve të Vuçiqit, iu ka bashkuar edhe kryeministri i
Shqiprisë, Edi Rama, një shfaqje e tij e tej-skajshme dhe tragji-komike, duke
plotësuar dëshirat dhe ëndjet e « kumbarës » dhe « mikut » të tij kriminelit Aleksandër Vuçiq, kundër interesave të
popullit dhe shtetit të Kosoves, që do ta quanim një paraqitje të turpshme për
një lider shqiptar, duke marrë profilin e tradhëtisë kombëtare.
Vetëm
nëse gjykojmë me mendje të shëndoshë dhe i referohemi rrethanave historike të popullit
shqiptarë nën regjimin serbo-sllav dhe deri te lufta e fundit 1998-99, dhunën dhe represaljet e saj që kanë shkuar
deri në gjenocid ndaj shqiptarëve të pa fajshëm, me arsyen se, pse këta njerëz
duhet të jenë të lirë dhe të jetojnë në vendin dhe shtetin e tyre të pavarur.
Edi
Rama, dhe shërbëtorët e tij, po punojnë me një logjikë të dyshimtë, apo të
sëmuarë, por në këtë mënyrë të paraqitjes së tij të hapur, për Kosovën dhe
popullin shqiptarë ka domethënje tradhëtare, duke përkrahur dhe mbështetutr iniciativat
e Vuçiqit dhe politikat e tij, të cilat janë kryesisht plane dhe intriga për të
penguar rrugën zhvëllimore të shtetit të Kosovës, dhe raportet me shtetet tjera
për mos njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për të penguar integrimet e
saj në organizatat e rëndësishme
ndërkombëtare.
E
gjithë kjo nënkupton se miqësia e Edi Ramës, e lidhur me Aleksandër Vuçiqin,
është një lloj tradite që nga koha e komunizmit të Enver Hoxhës, dhe Titos, kur
shqiptarët e Kosovës përndiqëshin prej njërës anë në tjetrën dhe
malltretoheshin e burgoseshin nga të dyja palët, prandaj duke mbetur në një
marrëdhënie ndaj kësaj miqësie, duke ushtruar këtë zotërim si një formë
shërbimi ndaj armiqve në dëm të kombit
tonë, këta njerëz nuk e meritojnë postin e kryeministrit të shtetit, dhe nuk e
meritojnë as postin e shërbëtorit të portave institucionale e shtetërore, sepse
posti i këtyre njerëzve e mbanë titullin TRADHËTAR të kombit.
Çfarë
ka mbetur pa u cenuar deri më tani palës shqiptare të Kosovës, nga Serbia dhe
regjimi i saj, abuzimi me dinjitetin njerëzor, abuzimi me nderin e femrave
shqiptare, abuzimi me ndjenjat shpirtërore të këtij populli, abuzimi me të
drejtat njerëzore, abuzimi me lirinë e këtij populli, abuzimi me bindjet e
përsonit, dhe abuzimi me qenjën njerëzore
të këtij kombi, atëherë përballë domethënjës së këtij abuzimi, cilën shprehje
duhet ta gjejmë që ta kualifikojmë këtë lloj vepre antinjerëzore, që Edi Rama,
sikur po i mbështet të gjitha këto abuzime dhe po bashkëpunon me njeriun që
ushqehët dhe jeton me iluzione të tilla edhe në ditët e sotme për ta pushtuar
Kosovën edhe njëherë.
Prandaj,
Edi Rama po vepron me porosi të mikut të vet Aleksandër Vuçiq, që Kosovën, ta
mbajë të nënshtruar, apo nën kontrollën dhe nën vëzhgimin e saj, e cila edhe
sot e kësaj dite nuk e ka heqë akoma Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë, që është
vetëm një iluzion i saj që ky vend të kthehet edhe një herë nën kthetrat dhe
urdhërat e saj.
Ftesa
e këngëtarit serb Bregoviq, me urdhër apo me këshillat e Edi Ramës, në festën e
birrës së Korçës, e ka nxitë opinionin shqiptarë që të reagojë kundër një
iniciative të tillë, jo kundër kulturës së një populli tjetër, por kundër
këngëtarit serb, që me këngët e tij nxitë vetëm urrejtje nacionale, madje edhe
kundër shqiptarëve dhe Nënë Terezës, ia nënçmon identitetin e saj, poashtu duke
përkrahur dhe u mburrur me luftërat e Serbisë dhe zërin e kallashnikovit, që
kanë zbrazur rrefallet e tyre ndaj njerëzve të pafajshëm dhe jo serb.
Prandaj,
të ndërtosh një kulturë, e cila mbështetet në thëmelet racionale dhe
universale, atëherë do na duhet ta konceptojmë edhe vetë njeriun në mënyrë të
tillë, që ai të përshtatet dhe të « formësohet », sipas çëllimeve dhe
interesave universale, madje edhe nga këndvështrimI historik i shoqërisë tonë shqiptare, në një mënyrë, nëse
ne shqiptarët, nuk e respektojmë vetë të
vërtetën dhe imazhin e shoqërisë tonë, atëherë do zhduket gjithçka që është e
vlershme përballë kësaj shoqërie, e cila është e aftë dhe e vetëdijshme për të
gjykuar dhe për të vepruar, ndoshta edhe më mirë se shoqëritë tjera të rajonit.
Të
gjitha luftërat që ka udhëhequr populli serb dhe Serbia, kanë qenë lufta të pa
drejta, ose kanë qenë luftëra pushtuese dhe luftëra që kanë luftuar për ta
krijuar Serbinë e Madhe, ndërsa Vuçiqi dhe qeveria aktuale e këtij vendi, fare
pak ka ndryshuar nga një regjim i tillë, si një përpjekje e vazhdueshme e një
procesi historik, çëllime me prapavija që nxisin konflikte, luftëra dhe
shkatërrime jo vetëm brenda një bashkësie njerëzore, por në gjithë rajonin.
Aleksandër
Vuçiqi edhe nëse nuk e quan vetën kriminel, në realitet ka qenë bashkëpunëtori
më i ngushtë i kriminelit Millosheviq, prandaj Edi Rama, si një mik i tij, do
gabojmë nëse mund ta quajmë kriminel, por duke
bashkëpunuar me kriminelin dhe duke i mbështetur tezat e tij, edhe pse
nuk e quan vetën fajtor, i cili në një mënyrë, ndoshta po mundohet që ta zbusë
rrolin e kriminelit dhe krimit në Ballkan, së paku në këta hapa do ta mësojë
« zanatin » e tij, që do ti kthhehet bumërang dhe jo largë, sepse
nëse ky ekzekutim i planeve të Vuçiqit, nuk do të ketë sukses, autori duhet të
dorëzohet vendimeve të përgjegjësisë ashtu edhe ai vetë do ti eliminoj hallkat
që ka në vartësinë e vet, dhe Edi Ramën, si edhe bashkëpunëtorët tjerë, do i lë
me zurle në dorë.