Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Autorët e një krimi
E diele, 15.08.2021, 11:25 AM
Autorët e një krimi
Nga
Kastriot Dervishi
Më
6.4.1924 qytetarët amerikanë financieri R.K.Coleman, 65 vjeç nga Kalifornia dhe
G.B.De Long, 49 vjeç nga Nju-Jorku, rrugës për në Shkodër u vranë në Mamurras
në një pritë. Shoferi i tyre Lluka Rashkoviç, u plagos por shpëtoi (u ekzekutua
më 26.2.1951, me 21 persona të tjerë për incidentin e dinamitit në legatën
sovjetike). Kjo vrasje u interpretua në mënyra në ndryshme në atë kohë. Disa
muaj më vonë, por me ndryshimin e gjendjes politike në vend, xhandarmëria mundi
të vrasë autorët dhe të prangosë dy të tjerë
Shtypi
i kohës njoftonte se më 14 maj 1925, pasi njëri nga autorët e pritës kish
treguar, në Xhafzotaj pas 3 orësh luftimesh ishin vrarë dy autorë krimi, ndërsa
të tjerët ishin zënë të gjallë dhe i kaluan gjyqin. Nga xhandarmëria ishin
plagosur rëndë dy xhandarë.
Shtypi
shënonte këtë rast trimërinë e treguar nga krahinari i Shijakut, Sadik Zharri
dhe rrethkomandanti i Shijakut Dulejman Çelo. Përmendeshin po ashtu edhe
kapteri i Shijakut Asim Preza dhe postkomandati i Rashbullit Avdi Asllani.