E hene, 18.10.2021, 10:32 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Havzi Nela për diktatorin - “Kryepadron me zagarë”

E marte, 10.08.2021, 08:55 PM


1974/Havzi Nela për diktatorin: “Kryepadron me zagarë”

Nga Kastriot Dervishi

Më 26.4.1967 Havzi Nela u arratis në Jugosllavi së bashku me bashkëshorten. U kthye nga jugosllavët dhe u arrestua më 26.4.1967. Gjykata Popullore e Shkodrës me vendimin nr.25, datë 22.5.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e me konfiskimin e pasurisë. U dërgua fillimisht për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Elbasan dhe prej prillit 1968 u zhvendos në Repartin nr.303 Spaç. Për qëndrime e deklarata të vijueshme kundër Enver Hoxhës, më 2.4.1974 u vu në përpunim aktiv 2A, se zhvillonte agjitacion e propagandë. Pas kësaj u arrestua më 29.9.1975 dhe në bashkim të dënimeve u dënua me 12 vjet burgim.

Pjesë nga deklaratat e Havzi Nelës në Spaç më 5.6.1974 në tarracën e Repartit nr.303 Spaç, raportuar nga një bashkëpunëtor:

"Më 29 nëntor 1944 populli ynë është shkalluar nga regjimi komunist, skllavëria e të cilit nga ana e Enver Hoxhës, mbrohet me ligj. Enver Hoxha është një si ata mjekët që kërkon të ketë sa më shumë pacientë të sëmurë dhe nga ata prokurorët që kërkojnë të kenë sa më shumë procese gjyqësore. Politika e tij ka qenë dhe ngelet përçarëse, pra përça e sundo. Populli ynë nga ky regjim ka hequr të zezën e ullirit, ka ngel në dorë dhe me gisht në gojë. Pra Enver Hoxha e zhveshi nga të gjitha gjërat popullin tonë, i hoqi pronësinë private, fenë. I mori nderin nëpër këmbë, etj. Atdheu është atje ku ka mirëqenie, siç është në Perëndim, si në Amerikë e vende të tjera. Enver Hoxha si kryepadron i këtij vendi me zagarët e tij ka bllokuar, izoluar popullin, prandaj flasin ashtu me të drejtë udhëheqësit e Perëndimit. Ekzistenca e tij si udhëheqës dhe e komunizmit në vendin tonë është e shkurtër. Vdekja e Enver Hoxhës dhe e klikës së tij do të vijë si më keq, edhe kockat do t’ia djegin, ashtu si ia dogjën Stalinit".

Lexoni edhe:

Kastriot Dervishi: Ata që përgatitën litarin për ekzekutimin e Havzi Nelës



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Burgosur nga serbi, internuar nga Enveri Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që u dobësua deri në 47 kilogram dhe vdiq në burgjet e komunizmit Kastriot Dervishi: Të uritur nga regjimi i tollonit Kastriot Dervishi: Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare” Kastriot Dervishi: Dy vëllezër nga Mitrovica në kampet dhe burgjet e diktaturës enveriste Kastriot Dervishi: "Thuaj babait të të sjellë para nga Jugosllavia" Kastriot Dervishi: "Le të qorrohet, është kosovar" Kastriot Dervishi: Për Miladin Popoviçin, nacionalistët ishin "qenër" që duheshin prerë me sëpatë Kastriot Dervishi: 70 vjet nga vrasja e desantëve të kompanisë 4000 Kastriot Dervishi: Veterani i Sigurimit Kastriot Dervishi: “Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë Kastriot Dervishi: Emigroi në Shqipëri, e dërguan në kampin e Semanit Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora