Kulturë
Përparim Hysi: Pse fshat është Vërzhezha?!
E marte, 27.07.2021, 05:02 PM
PSE FSHAT ËSHTË VËRZHEZHA?!!! *
Si
shenjë nderimi e mirënjohjeje për PROFESOR-DOKTOR, PANDELI ÇINA
Nga
Përparim HYSI
Kjo
pyetje retorike që e ka brenda përgjigjen, më është bërë, pothuja 9-vjet më parë dhe jo
vetëm më bashkëshoqëron, por edhe më rri varur mbi kokë si"SHPATA MITIKE E
DEMOKLEUT". Shkurt i jam përgjigjur
kësaj pyetjeje dje tek faqa "JEHONA
E SKRAPARIT", se VËRZHEZHA ndodhet në SKRAPAR. E shkrova për VËRZHEZHËN
se është vendlindja e timeti, HAZIS HYSI; të xhaxhallarëve dhe hallove të mia.
Në VËRZHEZHË kanë lindur motra ime e madhe, PROTOKOJA dhe vëllai im i madh, QAZIMI.
Mandej, nga tetori i vitit 1941 ne kemi ikur dhe jemi vendosur në fshatin
PETOVË të FIERIT. Nisur, nga sa shkruaj, unë jam myzeqar. Dhe, para se t'i
përgjigjem KARDIOLOGUT TË SHQUAR, PANDELI ÇINA, vendosa që ta zgjeroj përgjigjen e kësaj
pyetjeje.
* *
*
Parabolë:
Mesviteve
'70-të të shekullit kaluar kam përjetuar me të tillë pyetje që, edhe ato, kanë brenda një histori të tërë dhe, veç
historisë, edhe domethënie të madhe. Ishim në makinë si pasagjerë që udhëtonim për në Tiranë. Në
të djathtë një lab me veshjen"VERSAÇE made in SELAM SALARIA" (me dok
të zi, pothuaj të zgjyrosur dhe identitetin që ishte lab, ia jepte qeleshja me
shajak të bardhë dhe"thumbi" si rrufepritëse mbi kokë. Pasagjeri
tjetër, veshur qytetëse, por dhe kostumi i roitur, tregonte për një jetë të
vështirë. Nga të folmet, dukej që ishte shkodran. Sa u ul, shkodrani pyeti
labin:
-Nga
të kemi?
-Jam
nga fshati i SHEFQET PEÇIT, - tha labi.
Shkodrani
u murrtye një fije, kur thonë në Shkodër, mend do t'i thoshte diçka këtij
të"SHEFQET PEÇIT", por duket ndaloi.
Tani
qe radha e labit të pyeste.
-Na,
mor shok, nga të kemi?
Dhe
shkodrani sikur mori vijëshënimi mbi labin, e mbushi "pushkën e mllefit, e
ngriti nja dy oktavë zërin dhe tha:- Jam nga BURGAJETI i MATIT, fshati i LARTMADHNISË,
MBRETIT ZOGU i PARË!!!
U
murrëtye labi, më keq se xhaketa që kish veshur, por shkodrani u shtriq tërë
kënaqësi mbi kolltukun ku qe ulur.
Dhe
tani që shkruaj për t'I dhënë përgjigje PROFESOR-DOKTOR PANDELI ÇINËS, e përqasa këtë ndodhi si për të zgjeruar përgjigjen
time.
* *
*
Pyetja
retorike nga PROFESOR-DOKTOR PANDELI ÇINA m'u bë në një promovim libri. Shkova
atje dhe rastisi që të ulem pranë PROFESORIT. Natyrisht, unë e njihja.E dija, në vija të trasha, gjithë Golgotën e tij. Kish
mbaruar në Poloni dhe bashkë me diplomën e mjekut kardiolog, mori dhe gruan
polake. Sado që qe lauruar shkëlqyeshëm, kish filluar"lufta e
shtrigave", ngaqë gruan e kish polake, e degdisën në SKRAPAR. Më vonë, në BERAT dhe, kur erdh demokracia në TIRANË.
Nuk është vetëm kardiolog, por dhe POET.
Shkruan poezi dhe ka përkthyer në polonisht MIGJENIN dhe poetë të tjerë.
Përkthime ka bërë dhe në gjuhën franceze.Unë
u ula ngjitur me të dhe në dorë kisha revistën "HORA" që ma
dhuroi, miku im.DURO MUSTAFAJ! DURO MUSTAFAJ, gazetar i vjetër;shkrmtar, poet, skenarist, sado
që kish dalë në pension, duhet të
shkruhet në librin"Geenes". Për 25-vjet me radhë boton revistën
"HORA". HORA është emri i vjetër i fshatit VRANISHT të VLORËS dhe, ngaqë
gjaku nuk bëhet ujë, sado që DUROJA nga viti 1960 jeton në TIRANË, ka qenë i lidhur pazgjidhmërisht me
VRANISHTIN e tij. E kujtoj me dhimbje e
mall mikun tim të mirë, se ka njëvit e ca që është ndarë nga jeta. U ula pranë PROFESORIT dhe në dorë, mu në
kapak DOROJA kish shkruar me gërma kapitale emrin dhe mbiemrin tim. Profesori, sa
pa emrin, më pyeti:
-
Nga jini?
-
Prindërit i kam nga SKRAPARI?
-
Nga ç'fshat?
-
Nga VËRZHEZHA.
-
Pse fshat është VËRZHEZHA? Mos të dëgjoj që të thuash që VËRZHEZHA është fshat.
Unë
e mbylla shkarpën dhe vërtet isha në atë pozcionin që djali i tha babait.-Hajde,
baba, se do të tregoj arat. PROFESORI i kish nxjerrë
ujtë e zi VËRZHEZHËS dhe, pse e "kish pirë atë ujë", kish arritur në
atë përfundin aq me domethënie.
* *
*
Dhe
ca më tutje. Ka qenë verë e vitit 1957, kur
isha në SKRAPAR dhe ca më shumë në VËRZHEZHË. Zbrita në ÇOROVODË dhe, pasi
kalova URËN e SHAROVËS, lashë SPATHARËN,
VËLESHNJËN, djathtas në një faqe mali Cërovën dhe duke ngjitur malore të
sforcuara, mbrrita në NISHICË ku rronte gjyshi im nga nëna, HEKURAN PËLLUMBI
dhe dajot e mi:ENEVER dhe SKËNDER PËLLUMBI. I kishin cilësuar kulakë dhe të
mëdhenj e të vegjël, mend u binte bretku në atë zheg vape. Më dhimbeshin dhe më
dukej që, ndërsa atyre u digjej mjekrra, unë kërkoja të ndizja cigar. I
shkurtova ditët e mia në NISHICË dhe, pasi u riktheva në ÇOROVODË, u nisa për
tek dajot e babait tim në KORITË. Kur ngjita maloren e fortë të PIROGOSHIT, hasa
tek pusi i DERVISH ILAZIT.KY bamirës me zemrën oqean qe nga VËRZHEZHA dhe më
bëhej si i gjallë aty, pranë pusit.NË KORITË në shtëpinë e XHEPES(REXHEPIT) dhe NESHATIT, Safetit
;XHELalit e ZAIMIT qendrova një javë dhe malit e malit rashë në DOBRUSHË. Tek
teze REFIKOJA, atëherë e ve dhe djali i vetëm i saj, ALIU ishte dëshmor. Pak
qendrova në DOBRUSHË dhe u vara tatëpjetë për në VËRZHEZHË. Së pari, e rroka qytetarinë e VËRZHEZHËS tek DERA E
MADHE E KAPLLANËVE. E KAPLLANËVE që ishin kulakë; që partia i kish burgosur;që
kish pushkatuar oficerin me akademi italiane, Muharrem KAPLLANIN. Porta
dykanatëshe e KAPLLANËVE ishte e hapur. Unë qendrova një çast para asaj porte.
Oborrin ta lëpije me gjuhë me një pastërti virgjine dhe, ndryshe, fare ndyshe
nga shumë shtëpi, në oborr kundërmonin
lule. Epo qytetaria nuk ka brirë dhe një
syripreçiz si të PROFESORIT nuk kishte
se si i shpëtonte ky fakt me kaq domethënie.Por qëndrova dhe për një fakt
tjetër. Në shtëpinë tonë, në PETOVË të
FIERIT, kish ardhur për punë të pushtetit një veteran i asaj kohe:XOXI ANDONI.
Në darkë i tha babait:-Ore HAZIS ku bëhen ata, KAPLLANËT e VËRZHEZHËS dhe, ndërsa
imatë po tregonte seç i kish gjetur, veterani tha:- Vëllan e MUHARREM KAPLLANIT,
DERVISHIN e kishim arrestuar.Ishte 17-vjeç. Kërkoj të vinte në banjo dhe një
nga partizanët e shoqëroi për atje. Prit, prit dhe i burgosuri nuk po dilte.
Partizani hapi derën dhe e gjeti që me brisk, kish çarë barkun dhe me duarët e
gjakosuar copëtonte zorrët.Derëtrimmash.- tha veterani. Kërkoja mos shquaj
njeri dhe, pa u larguar nga ajo portë, m'u kujtua xhaxhai im, HILMI HYSI që
kish mbaruar si jurist në MON PELIE dhe u bë avokat mbrojtës për
bashkëfshatarin e tij, MUHARREM KAPLLANI, por partia ua kish prerë qyrkun që të
dyve, duke u marrë jetën.
QYtetarinë
e VËRZHEZHËS, atë verë, e hasa tek GJINECËT, tek QAFOKËT;tek MYFTARAJT;tek
ÇELAJT dhe kudo ku më shpuri kushëriri i babait, XHA MAKSUTI apo siç e
thërrisnim: MAKSUT BE! Padyshim, qytetarinë edhe tek HYSËT se në SKRAPAR askush
nuk e ha bukënthatë
* *
*
Natyrshëm,
që ndihem krenar për atë mendësi të PROFESORIT për VËRZHEZHËN dhe ka të tjerë
që dinë të flasin më mirë për VËRZHEZHËN, por, tek e mbyll, dua të them që
VËRZHEZHA e ka të bardhë ballin para historisë. I ka dhënë vendit patriotë e
luftëtarë;i ka dhënë njerëz të ditur dhe, pa menduar se mund të jem i
drejtpërdrejtë, pa frikë mund të shkruaj: VËRZHEZHA ka patur KLERIKUN më
ZEMËRMADH, njësoj si NËNË TEREZA që është quajtur:DERVISH ILAZI! VËRZHEZHA ka
një nga prozatorët më të mirë që quhet
SHKËLQIM HAXHI ÇELA, me profesion ekonomist që rron në AMERIKË dhe para
trivjetësh mori çmimin"KADARE". Nga VËRZHEZHA është sopranoja me emër
në botë, ERMONELA JAHO alias MARIA KALLAS. NGa VËRZHEZHA janë Ekonomisti
GJERGJI QAFOKU që veçlibrit për "DERVISH ILIAZIN" ka bërë "PEMËN
GJENEALOGJIKE TË VËRZHEZHËS". Nga VËRZHEZHA është i ndjeri, kolonelGAZMOR
HYSI që ka bërë "PEMËN GJENEALOGJIKE" të HYSËVE. Dhe me kaq, sikur i
jam përgjigjur asaj pyetjes retorike të PROFESORIT. Vërtet ca vonë. Vonë është
më mirë se kurrë.
Sa
për PROFESOR-DOKTOR, kardiologun e
shquar, PANDELI ÇINA e di që mot mbush 90-vjeç.I uroj të rrojë një shekull.
*Fshat i madh në
SKRAPAR.