Mendime
Idriz Zeqiraj: LVV trshëgoi ''tokën e djegur'' nga paraardhësit
E merkure, 07.07.2021, 05:49 PM
LVV TRASHËGOI "TOKËN E DJEGUR" NGA PARAADHËSIT
NGA
IDRIZ
ZEQIRAJ
Thonë
se 100 ditëshi është i mjaftueshëm, për të vlerësuar qeverisjen e një partie
apo koalicioni. Ndoshta, në kushtet normale, kur qeveria apo qeveritë
paraprake, kanë lënë një trashëgimi, në mos të mirë, të paktën, brenda
normales. Por, në rastin konkret, kur gjithçka ka qenë rrënuese, jo vetëm në
aspektin ekonomik, por, edhe në atë politik, përfshirë këtu edhe tjetërsimin e
territorit tokësor të Kosovës.
Elementi
i tradhtisë, në disa raste është konsumuar, siç është rasti i aprovimit të
Demarkacionit. Dhe, nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociacionit; zgjërimi,
shtrirja e Manastirit të Deçanit më pronën shtetërore, duke aprovuar Gjykata
Kushtetuese dhe ratifikuar Parlamenti. Lista e fajeve, deri në krime, është e
gjatë. Shkurt, LVV trashëgoi nga paraardhësit "tokën e djegur!"
1)
Megjithatë, qeveria vazhdon të punojë, ndërsa opozita të zhurmojë! Një shtet i
kapur, me të gjitha institucionet, nga vrasës dhe hajna, kërkon kohë për t`u
çkapur. Nuk mund të vazhdohet të udhëhiqet me borde të inkriminuara. Pas çdo
shkrimi, opozita destruktive, e pajtuar me krimin dhe korrupsionin, kërkon
ruajtjen e status-quosë.
Përtej
dy dekadave, të gjitha punësimet të opozitës të sotme, kanë qenë me SHIK-as dhe
militantë partiakë, në të shumtën e rasteve, profanë dhe hiç profesionalë. Dhe,
tani, e bëjnë namin, duke hulumtuar në biografitë e secilit të punësuar
rishtarë.
2)
Qeveria Kurti renditi prioritetet. Punësimi dhe mirëqenia, zhvillimi. Ndërkohë,
presioni i BE-së dhe SHBA-së, imponoi fillimin e dialogut. Shumë zhurmë u bë
për shkarkimin e disa bordeve, të dalë boje.
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, e kishte mbushur kupën. Hapur i shërbente
partisë, që e kishte emëruar. Kulmoi me talljen që u bëri mërgimtarëve. Për
verifikimin e votuesëve, i pykoi mërgimtarët në pritje të zilës së telefonit,
që në përmasën absolute, kurrë nuk cingërroi.
Ishte
një mashtrim, një tallje, sa e poshtër, aq edhe kriminale. Dhe, horrakët e
opozitës, flasin për përformancën e Dakës, mbledhin firmat, për ta çuar
vendimin në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e duhur dhe të ligjshëm të
Presidentës dinjitoze, Vjosë Osmani!
Numri
i votuesëve u tkurrë skajshëm. Me arritjen e 174 mijë zarfave të parë, me
fletëvotime, 72 mijë zarfa u shpallën të pavlefshëm! Përllogaritjet e bëra,
dëshmojnë me shifra se gjysma e popullësisë të Kosovës, jeton në Mërgatë.
Kryekonsulli i vyeshëm i Kosovës, në Bavari, Afrim Nura, ka arritur të
regjistrojë shqiptarët e Kosovës në këtë Republikë, njëra nga 16 Republikat e
Federatës gjermane, 90 mijë kosovarë.
3)
Sistemi i drejtësisë është rrënuar i tëri. Qysh në fillim të qeverisjes Kurti
1, nismoi përgaditjen për Vettingun në drejtësi. Hajna e vrastarë opozitarë,
bënë rezistencë të madhe, me akuzën se "po përzihen në institucionet e
pavarura!" Edhe pse zgjodhi një Komision të pavarur, e rrast profesional,
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, prishën koalicionin LDK-LVV; rrëzuan qeverinë
Kurti; komprozuan qeverinë Hoti. Banda e PAN-it emëroi një Komision partiak, të
kontrollueshëm nga ai. Rezultoi se ata ishin të parët që duhej të hetoheshin!
4)
Komisioni parlamentar aprovoi shkarkimin e bordit të RTK-së. Përsëri opozita në
mbrojtje të krimit dhe të hajnisë zyrtare industriale. "LVV po ndërhynë në
institucionet e pavarura", - një kundërshti klishe e paushalle. Realisht,
qeveria Kurti nuk duhet të humbasë kohë. Katrahura emërtuese enorme; vjedhja
dhe abuzimi masiv; anarshia dhe mospuna betere; cilësia e përtokshme
programore; refuzimi për të dhënë llogari organeve mbikëqyrëse e paguese të
televizionit "publik", nuk lënë vend për seleksionim të personelit të
RTK-së! Vetëm shkarkimi kolektiv, vënia e drynit, deri në përzgjedhjen e
kuadrit profesional, që nga kryesuesi e deri ke gazetarët, mbetet e vetmja
zgjidhje.
5)Është
bërë shumë zhurmë nga opozita, për trajtimin e Pandemisë COVID 19. Kosova, duke
mos qenë pjesë e organizmave ndërkombëtare, e kishte të pamundur të përfitonte
nga vaksionimi i hershëm, ashtu siç bënë shtetet tjera. Megjithatë, tashmë, kjo
pengesë u tejkalua dhe vaksionimi masiv po vazhdon. LVV, duke ia ditur
"hallin Kosovës", vendosi masat profilaktike, parandaluese, duke
karantinuar popullin, atje ku Covid ishte shfaqur. Hashim presidenti urdhëroi
Gjykatën Kushtetuese, të anulojë vendimet e LVV, duke i shpallur si jo
kushtetuese! Dhe, kësaj "teneqeje të shpuar", i binin jo vetëm PAN-i,
por, edhe paterica e tij, LDK-ja, përkatësisht, klani uzurpator i saj!
6)
Dallimet në mes qeverive të djeshme, me këtë të sotme, dallojnë në formë dhe
përmbajtje. Asnjë pikë të përbashkët nuk kanë në mes tyre. Qeveritë e grupit
PAN-istë, e kishin bërë normë krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare.
Nëpërmjet APK (Agjensia e Privatizimit të Kosovës), abuzuan më pasuritë e brezave shqiptarë, duke i bërë, kryesisht,
pronë uzurpuese të komandantëve mujësharë e kriminelë.
7)
Qeveritë paraprake mashtruan popullin se, kinse, po bënin dialog për çështje
teknike, por, rezultuan të jenë, tërësisht, politike. Sa herë që Edita Tahiri,
me ekipin e vet dhe Hashimi, nga ana tjetër, ktheheshin nga Brukseli, lajme
ogurzeza i sillnin Kosovës. Ato qeveri donin, madje, me çdo kusht, pajtimin me
Serbinë, qoftë edhe me çmimin e lartë të dhënies të tokave si dhe bërjen
hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës. Mjerisht, edhe klani, brenda
Kryesisë të LDK-së, duke qenë patericë e PAN-it, aprovoi dhe nënshkroi
marrëveshjet fatale për Kosovën.
Ndërsa
sot "qyteti ka një Sherif (polic) tjetër", një shprehje amerikane
kjo. Dhe, populli nuk rron me ankthin e lajmeve të zeza, nga dialogu me
Serbinë. Pavarësisht se ndërkombëtarët kërkojnë dialog me kompromise, qoftë
edhe me epilog të dhimbshëm. Por, qeveria aktuale, ka përjashtuar kompromiset
shtesë, jashtë atyre të bëra me pakon e presidentit Ahtisari. Realisht, në
dialog Kurti ka sjellur një standard të ri, duke shtruar kërkesa të ligjshme
dhe logjike, për të mos thënë, bllokuese për presidentin serb Vuçiq.
Kurti
po përballet, seriozisht, me pazaret e pista, të bëra me Serbinë, nga qeveritë
e kaluara. Ndonëse kemi të bëjmë me Marrëveshje me ndërmjetësi ndërkombëtare,
është vështirë anashkalimi i tyre. Aq më parë, kur qeveria aktuale nuk kërkon
ndëshkimin e krerëve zyrtarë, që kanë bërë këtë krim ndaj Kosovës.
Akuzat
e opozitës destruktive e hiçe, për 100 ditëshin e qeverisjes Kurti, e ka marrë
përgjigjen e qartë nga kryeministri Kurti: "Pjesën më të madhe të
energjisë, e kemi shpenzuar, për zhbërjen e dëmeve që keni shkaktuar ju!"
Kjo e vërtetë, sa absolute, aq edhe e hidhur, ua mbyllë gojën të gjthë
llapaqenëve horrakë.