Kulturë
Ramadan Ademaj: Cikël poetik nga libri ‘Mos ma vritni shpresën’
E hene, 05.07.2021, 06:15 PM
(Cikël poetik nga libri “Mos ma vritni shpresën” i poetit Ramadan Ademaj. Redaktor Mr. Skënder R. Hoxha, Botoi Art poetika, Pejë, 2021)
RAMADAN ADEMAJ
UNË LESHANASI
Leshanas kam mbetur
Sikur foshnja që qetësohet
kur te mëmë e tij pi gji
ashtu dhe shpirti im
në fshatin e lindjes –
gjen të ëmblën qetësi...
Andaj zemra ime
gjithnjë atje rri
te Kroi i Etheve ndalet
e uje pi
Aty lidhen zemrat
lindin dashuri
edhe kur bën vapë
aty gjenë freski.
Leshanas u linda
e leshanas kam mbetur
ta ndryshoj këtë dashuri
as në ëndërr s'është gjetur!
Erërat fryjnë nëpër
botë
Brezat shkojnë e
vijnë
Unë poeti leshanas –
Thur malësorçe
melodinë!
NË BALLKAN JAM SHUMË I VJETËR
Kurvës plakë i çoj fjalë
s’jam i egër as i marrë
terrorist as barbar
Në radhë t’parë jam shqiptar.
Dhe nuk dua të jem tjetër
në Ballkan jam shumë i vjetër
Kam traditë kam kulturë
s’jam me bisht as shiftar!...
Kam flamur si të tjerët
Jam njeri
Jo ashtu si thua ti
Edhe këtë ti mirë e di.
Isha i pari në këtë shtill bote
mes njerëzve të urtë
që kërkoi barazi
fjalë të lirë Demokraci
Për këtë ti më ke mshelë
Asnjë derë nuk ma le çelë
m’vure kusht demarkimin
për këtë mbylle edhe kufirin
Dije mirë pra kurva plakë
Nuk ta them këtë për inat
As pse zemra dëshiron
Por pse këtë e meriton...
NËNA TEREZË
Nënë Terezë
në sytë e mi
Gjashtë vjeçar i pa nënë
sikur nata e pa hënë
Fati im në këtë jetë
pata gjyshe të vërtetë
Me gjithë shpirt
ajo luftonte
asgjë n’jetë
mos t’më mungonte!
Për cdo mbrëmje
më pastrone
T'bëhem shembull
më këshillonte.
Gjyshja ime krenari
gjatë tërë jetës rriti fëmijë
Nënë Terezë në sytë e mi
n’botën tjetër kaloftë mirë
e gjettë qetësi!
UDHËKRYQE
Udhëkryqe rrugësh
udhëkryqe drejtimesh
unë nuk di kah të shkoj
malli im mbushur lot
kënga ime mbushur vaj
A ta ndjeku zogun
me krahë të thyer?
Gjegrafia ka mbetur
fustan i çendisur
me lule të kuqe
ne shtatin e nuses
mua me rrjedhin stinët
duke soditur fustanin
e varur në mur!
Ne kemi murosur nusen
në Urën e Fshejtë !
KAH VAJTI AI PLIS
Ku shkoi ai lis
kah vajti ai plis
nga djersët rreth nxirë
pse u nise në kohë të vështirë?
Kush i muar opingat te sheshi
varur n’rrap gunën prej leshi
ku la kacurrelën që e deshi?
Kah na erdhi ajo erë
gjithë zhurmë e poterë
që nuk la derë pa çelë
pemët nga dheu pa i nxjerrë
në çdo dhomë pa hyrë
egërsinë e saj pa e shfryrë!
Era erdhi nga veriu
Në livadh lulet mërdhiu...
2.
Por një ditë lisi e plisi
kanë vedosur për t’u ndalë
për t’i dalë erës përballë...
Era zgjati tërë një natë
dhe kur iku la shamatë
plagë të reja dhe shumë vërragë
Në mëngjes kur lindi dielli
iku Marsi e erdhi Prilli
n’maja borën nisi e shkriu
n’livadh lulet që mërdhiu
ngadalë nisën me u kthjellë
prapë filluan për të çelë
u ngroh moti në praneverë !
EDHE TI DUAJE SI UNË
Lum kush nënën e ka nënë
Mjer për atë që e ka njerkë
veç tokës arbërore
atdhe tjetër nuk do t’ketë...
Po s’e deshe me gjithë shpirt
ajo mund të të mallkojë
jetën ta bën t’zezë
errësira t’dominojë!
Duaje edhe ti ashtu si unë
mbroje atë me gjakun tënd
edhe futu n'flakë t'barotit
sepse është i vetmi vend
që e kemi dhuratë prej zotit...
RRUGËT E KURBETIT
KUR U NISA
1.
Bashkë me plaçkat tjera
mora çiftelinë
te Kroi i Etheve
mora dashurinë
Në shaminë e xhepit
mora një grusht dhe
që t’i shëroj dhembjet
e mallin për atdhe
Dhe shikimin tend
Nga sytë e tu dritë shprese
dete në luggjirin tënd
djersët pika vese
nuk harrojnë këtë vend!
MOS EJA NË KURBET!
1.
Mos mos
Të lutem Mos
O mik
O shok
O vëlla
Mos eja!
Atdheu mbi çdo gjë
Atdheu Atdhe
tjetër nuk ke
Mos mos
Të lutem Mos
O mik
O shok
O vëlla
Mos eja
As sot
As mot
As kurrë!
2.
Këtu ke veç dhembje
Dhembje
Dhembje
dhe lot
të dhembjes
Të lutem Mos...
O mik
O shok
O vëlla
Mos eja!
veç pritjeve
para semaforëve
tjetër këtu nuk ka
Mos
mos të lutem
Mos!
Mos eja
Më mirë atje
Bukë edhe kripë
Këtu s’ka tjetër
Veë mall
Mall edhe vaj
Cdo ditë
3.
Atdheu im
nuk është letër
në hartë
Atdheu im
nuk është mal
Të shitet me arë
Sikur qumësht lope
Në një ditë pazari
Nuk paguhet me dollar
Nuk e lanë as marka
Për t’u falur po falet
Për dreka e për darka
Për interesa t`veta
Për interesa t’lehta
Herë serbit herë grekut
E bënë copë e grimë
Si të ishe mish byrekut!
Pasuri e atdheut
Po falet
Po shitet
për pak pare
Veç për t`i mbushur xhepat
Klasa jonë tradhtare...
Atdheu im nuk është letër
Të prehet me thika
Ashtu si duan popat
E thotë Amerika
MOS MA VRITNI SHPRESËN
Mos ma vritni shpresën
dhe ëndrrat e mia
së paku i vdekur
të kthehem
Në trojet e mia!
Sepse Atdheu im
edhe toka nënë
dy metra vend
mua do t’mi lënë...
Mos m’i vrit ëndrrat
se koha ka afruar
t’i them lamtumirë
kurbetit të mallkuar!
Mos ma vritni shpresën
dëshirën e mbramë
t’varrosem atje –
ku kam babë e nanë!
MOS MI SHAJ
SHKRIMTARËT
Mos mi shaj germat
e mos mi shaj vargjet
se të mallkojnë
zemrat
se të mallkojnë
pragjet!
Mos ma shaj strofën
mos mi shaj
shkrimtarët
se e korit sofrën
të mallkojnë
shqiptarët
Mos ma shaj Matrëngën
as Marin Barletin
se ta thej sharrën
që t’ka maruar djepin
Mos ma shaj Ismailin
mos ma shaj Agollin
se ta kalli shtëpinë
e ta vras sharovin!
Mos ma shaj Demaçin
mos ma shaj Rexhepin
se ta kalli magjen
e ta thej çerepin
!...
MOS E MALLKO
DASHURINË
Mos i mallko lisat
se atje janë plisat
As mos i mallako urat
se na shemben kullat
Mos mallko konaqet
se s´tymojnë oxhaqet
as mos i mallko netët
se vdesin poetët
Mos i mallko gurrat
ku shuajnë etjen
burrat
As mos e mallko erën
se s´na sjell
pranverën
Mos e mallko
dashurinë
se ne e vret keq
lirinë!
NË KOHË PANDEMIE
(Kësaj vere që s’i
thuhet verë)
Edhe pse i mbyllur
Edhe pse në karantinë
Me maskë e pa maskë
Pesë e më shumë jetë
Për çdo ditë po i fshin!
Kësaj vere
që s’i thuhet verë
Dhe ky virus
që botën kaploi
Për Atdhe rrugët
na i ka mshel’
ndaj
Me gjithë zemër
dua ta mallkoj
I mallkuar “COVID” qofsh
Për jetë e për mot
Në dreq të mallkuar shkofsh
mos u kthefsh kurrë më
as sot as mot në këtë botë!
(verë 2020)
MES POETËSH E KËNGËTARËSH
Hyra mes poet?sh
të thur vargje p?r ty
Desha të jen? romantike
ato dolën tragjedi...
Hyra mes k?ngetar?sh
të k?ndoj këngë për trim?ri
nuk dita t? k?ndoj
ato dolën komedi.
At?her? i thash vetes
E sheh që nuk di
mjafton ta kesh për zem?r
ta ruash n? gji!
LUM KUSH NËNËN E KA NËNË
Lum kush nënën e ka nënë
Mjer për atë që e ka njerkë
veç tokës arbërore ...
Atdhe tjetër nuk do t’ketë...
Po s’e deshte me gjithë shpirt
ajo mund të të mallkojë
jetën ta bën t’zezë
errësira t’dominojë!
Duaje edhe ti ashtu si unë
mbroje atë me gjakun tënd
edhe futu n'flakë t'barotit
sepse eshte i vetmi vend
që e kemi dhuratë prej zotit...
ORA E MALIT
Një orë mali
shkoi te perënditë
bar shërues të kërkojë,
nga ethet e luftës –
botën ta shërojë!
Bar shërues këkoi
Në një cep bote të lartë
me dëshirë të flaktë
Bashkë me të
kërkoi edhe aspirinë
trojet e Kosovës
t’i bashkojë me Shqipërinë
MOS VONO
Eja me vrap
Atdheu zemrën e
thërret
ka hapur dyert e po e
pret!
Mos vono eja me vrap
sa s’janë mbyellur
dyeret prap’!
MOS M’I VRITNI ËNDRRAT
Mos më prekni në Atdhe
Mos ma vidhni shpresën
se e humb burrërinë,
e humbe edhe besën!
Që s’e kam Mëmëdhe
askush s’mund t’më bind
me jetë do ta mbroj
se aty jam lind!
Andaj –
mos ma vritni ëndrrën!
të drejtën për jetë
mallkimi im dhe i zotit
prapa do t'ju ndjekë!
Më quajti dhëmbëprishur
edhe gërnac më tha
që s’ka nevojë për neve
edhe ne për ta!