Kulturë
Gëzim Llojdia: Pse Ago Agaj e shkroi - “Milloshi, Heroi i Kosovës” ?
E premte, 02.07.2021, 07:43 PM
Pse Ago Agaj e shkroi: “Milloshi, Heroi i Kosovës” ?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Ish-ministër
dhe prefekt i Mitrovicës prezent në:”
Luftën e Vlorës” të vitit 1920 me një libër brilant si një prej pjesëmarrësve të saj për kushtet
dhe autorët e kësaj lufte, Ago Agaj ka shkruar edhe një libër që sot bëhet aktual kur serbët, thotë poeti Visar Zhiti( dhëndër
i Agaj ) na kanë vjedhur jo vetëm
territore, por edhe histori dhe heronj të saj. Mirëpo përse Ago Agaj e shkroi
këtë libër?Shumë personazhe të njohur si diplomat ,studiues të kohëve të hershme
sidomos të viteve’ 30-40 kishin në fokusin e tyre çështjen tonë kombëtare .Ata
kapnin problematikën e origjinës tonë të hershme pellazgjike dhe trajtonin prej
saj pjesë të hershme, sidomos ato që fqinjët tanë verior, na i kishin rrëmbyer.
Kur Ago Agaj punonte në Kosovë si
prefekt i Mitrovicës ai krahas të tjerave ka njohur më mirë historinë,folklorin
e trevave të saj .Dhe sapo ju dha rasti kur ishte azilant në Egjypt ai filloi
të mendoj të shkruaj këtë libër me një domethënie tw veçantë. Sot ka ende
diplomat që heronjtë tanë si Miloshi i Kosovës u atribuohet gabimisht
sërbëve.Në këtë hulli ra edhe një diplomat i administratës së Trampit. Meqë
folëm për këtë libër pak të njohur por të ribotuar në 2002 nga :”Toena”autori
V.Zhiti në 11 gusht 1993, në gazetë “RD”boton këtë shënim: (Shënime për
librin “Milloshi, Heroi i Kosovës” me autor Ago Agaj nga diaspora”).
Serbët
na kanë vjedhur jo vetëm territore, por edhe histori dhe heronj të saj.
Ballkani
më poetiku në botë krijues perëndish dhe gjysmë perëndish që s’e kishin të
vështirë fare të ndërhynin në fatin njerëzor që ndërkohë u dha atyre pavdeksinë
me beteja gati të parreshtuara duke shkurtuar jetët e veta. Ballkani gadishull
ky që siç ka ¾ e tij të rrethuara me ujë, ¾ e historisë i ka legjendë, bujaria
e pasardhësve të pellazgëve dhe mençuria antike e grekërve pranuan bujtjen e
madhe të sllavëve ne shekujt VII e më pas. Kompleksi i joautoktonit, të
shpërngulur këtu nga stepat pas Uraleve me cilësinë aspak fatlume të skllavit u
dha atyre një zili agresive ndaj zotërve të gadishullit, një inat ndaj
shqiptarit fqinj duke shtyrë e shtyrë kështu kufirin e tyre sa më afër detit.
Popujt e Ballkanit, ndërkohë i huazonin njëri-tjetrit legjenda të tëra,
eksperiencë dhe fjalë në rast reziku të përbashkët bashkoheshin edhe më. Pastaj
ndërsa vendasit të lashtë i mjaftonte kjo siguri dhe dinjiteti natyral,
ardhacaku i lind nevoja të prehte dinakërinë, të rrëmbente jo vetëm territor,
por edhe histori. Ndërsa vendasi prej-historik, i goditur forconte kujtesën
kolektive, ardhacaku mundohej të rregullojë dekumentacionin, arkivat duke ia
dëmtuar tjetrit sa më shumë. Herë herë duke vërshuar harresë siç kapen
fshehurazi pendët e një lumi përmbytës e herë herë duke vjedhur heronjt si
statujat e një muzeu. Dhe pastaj vetë pushtuesi, për paradoks të bëhej mbrojtje
nga dhuna e sllavizmit të gjithçkaje, të gurëve dhe emrave. Ky shqetësim u
ngrit që me betejën e parë të përbashkët të ballkanasve. I cilit popull është
Milloshi, ai që në betejën fatrëndë të Kosovës më 1389 vrau me dorën e tij
Sulltan Muratin e I dhe humbi jetën duke fituar një pavdekësi enigmatike.
Shqetësim për të është shqetësim për të vërtetën dhe kur dëmton të vërtetën e
tjetrit, ke dëmtuar edhe tënden. Nuk ka si të mos biesh në mendime kur mbaron
së lexuari librin e ardhur nga Amerika të patriotit Ago Agaj, faqen e fundit të
të cilit të lënë posaçërisht të bardhë për shënime, ke dëshirë t’i mbushësh.
Autori mjeshtërisht e zotëron materialin dhe na i shpalos bukur, bindshëm në
mënyrë tërheqëse nga e paqarta tek më e qarta. Të duket sikur po udhëton përmes
mjegullave të largëta të kohës të buzë humnerave të ngjarjeve. Ngjarja është në
retrospektivë dhe autori brenda kësaj për retrospektivën e arsyetimit duke
aklimatizuar, me informacion interesant, guxim të logjikës që herë pas here bef
si vetëtimat duke ndriçuar hareshëm pllaja të së panjohurës. Shkurt përshkruhet
ajo betejë e shkurtër e 15 qershorit 1389 në Fushë- Kosovë. Në këtë ditë e në
këtë vend u ndeshën fuqitë ballkanase me ato të osmanllinjve, dmth vendasit me
të ardhurit, oxidenti me orientin, pra dy botë që ishin në çdo pikëpamje krejt
të ndryshëm. Ndeshja megjithëse qe e shkurtër u bë me shumë inat dhe ishte
tmerronjëse… rrallë në histori ka pasur betejë kaq të vogël dhe efekte kaq të
mëdha. Kjo betejë vendosi fatin e të gjithë popujve të Ballkanit për 500 vjet,
atë të Hungarisë për disa shekuj… dhe influencoi gjithë jetën ekonomike,
politike e ushtarake të Austrisë, e cila atere ishte sinonime me Gjermaninë.
Pasi fuqitë turke arritën të rrethojnë dy herë Vienën, kaloria e tyre hyri
thellë në Gjermaninë e sotme dhe kjo u detyrua të paguaje haraç. Ndër ne
shqiptarët efektet ndihen edhe sot. Ballkanasit e tjerë më realistë, më
diplomatë, iu nënshtruan fatit. Mbasi i jepet version i thatë i historianëve
osmanllinj njihemi me atë të tradicionit serb e grek e gjithashtu, plot
romantizëm e komplekse mbi bëmat e çuditshme ku të humburit fitojnë ne vdekjen
e kokës së fitimtarëve. Merren në ndihmë historianë të tjerë e personalitete
byzantine, sllavë, gjermanë e shqiptarë (historian Saad, bizantini J. Dukas, Schiro,
Hammer Hopf Hahn, Marka Gjoni, M. Frashëri, Koliqi, Dosti, aprovohet Barleti,
citohet Kissling e Dragutin Kostiç, polemizohet me Nolin etj.), çohet më tej
dilema, guxohet akoma ç’maskohet gënjeshtra dhe e vërteta del si shpata nga
milli. Gojëdhëna shqiptare është më interesantja, më bindësja. Autori bën tri
pyetje: a) përse nuk e përmend fare kronika serbe emrin Millosh gjer në fund të
shekullit 15, (për herë të parë në Duv. Rodoslov); b) përse e përmend atë
përpara, këtyre kronistëve turq e të huaj; c) përse i përmend siç duhet të
kuptohet prej kronikave të huaja atë emër gojëdhëna e vendit. (Kupto:
shqiptare; shënimi im). Dhe përgjigjet i gjejmë nëpër libër arsyetuar me
gjakftohtësi ku primar është argumenti e jo dëshira. Kronikat serbe vonuan ta
kujtojnë heroin e Kosovës se heroizmi i tij nuk ndjehej i tyre. Kur koha
errësoi origjinën “ata filluan të këndojnë dhe i ndërruan edhe emrin e dytë në
Obiliç”. Sepse i kishte për mbiemër, siç është zakon ndër ne, emrin e fshatit
të tij; “Kopilicë” të Drenicës në Kosovën Shqiptare atëhere edhe sot. Dhe më së
fundi si një epilog i debatit të gjatë e shekullor jepen fakte të gjalla të
pakontestueshme për origjinën dhe vadishmërinë e gjakut të tij tek shqiptarët,
nëpër Blloshmët e Bëerzeshtës gjë që e pranojnë edhe serbët. Mbreti Aleksandër
i Jugosllavisë i pat drejtuar një letër Hajdar Bej Blloshmit, krushkut të
Ismail Qemalit, me anën e së cilës e ftonte të shpërngulej familjarisht dhe
përgjithnjë prej Shqipërisë e të vendosej në Jugosllavi ku “do të gëzonte të gjitha
përkrahjet morale e materiale dhe nderimet e duhura si pasardhës i Heroit të
Kosovës”. Kuptimi i fjalës “Blloshm” ndjehet si shtrembërim i fjalës “Bollshëm”
që ka të njëjtin kuptim “Obiliç” emër që iu dha shekuj më vonë Heroit (sipas
Z.Kostiç) mbasi fjala Kopilic u vriste veshët. (Është i njohur pasioni i
serbëve për të përkthyer emrat). Dhe Dardania që gjeografët e vjetër helenë,
s’dihet përse e quanin “Kosifospedhion” që do të thotë “Fusha e Mëllenjave” siç
i thonë edhe historianët gjermanë “Amselfeld” u shkurtua dhe u përshtat në
gjuhën serbe si “Kosovopolje-Kosovë”. Duke lexuar këtë libër do të ishte naive
të thoshe se ndjehesh vetëm krenar, por edhe më i arsyeshëm e dinjitoz, më i
sakrifikuar në gjithë ato kryqe dhe udhëkryqe të historisë që gati bëhet
legjendë. Dhe vetëm me 53 faqe autori Ago Agaj ia ka dalë të zhveshë legjendën
dhe ndërhyrjeve brutale të fatit duke na dhënë profilin e heroit shqiptar si
një medalion i rëndë ku ndryshku i kohës i ngjan gjakut të përtharë! Ndërsa u
kthehesh edhe një herë vijëzimeve të librit të kap kërshëria për autorin. Asnjë
të dhënë nuk kemi në kopertinën e pasme apo brenda në libër. Cili është Ago
Agaj. Mund të mbledhësh vetëm kaq: U
lind në 1896 në Smokthinë të Vlorës. Ndërsa shkollën fillore e mbaroi në qytetin
e tij plot dallgë jete, të mesmen e mbaroi përtej detit, në bregun tjetër në
Itali. Donte të studionte për mjekësi në Gjermani. I ra të fikët në një
operacion. E tronditi çarja e njeriut dhe kështu i mbaroi studimet e larta për
agronomi në Vienë. Po gjithsesi në shërbim të njëriut dhe natyrës. Kthehet në
Shqipëri, bëhet pjesëmarrës i luftës së Vlorës më 1920 për të cilën ka shkruar
dhe një vepër të gjerë e me interes. Punon nënprefekt në Gjirokastër, por edhe
drejtor i shkollës bujqësore në Lushnje. Më 1937 pse nuk denoncoi kryengritjen
e Et’hem Totos për të cilin dinte gjithçka, dënohet me vdekje. Falë rropatjeve
pafund fati i të cilit për një kohë të gjatë “s’i hoqi këpucët nga këmbët” duke
shkuar zyrë më zyrë (drama e njeriut gjithmonë vesh dhembjen e tjetrit). Ai bën
burg vetëm dy vjet. Vjen Italia dhe lirohet. Më 1940 shkon prefekt në Kosovën
martire, (dhimbja për të vazhdimisht i rritej si ai zjarri i vatrës). Me
ardhjen e Gjermanisë, kur Mehdi Frashëri krijon një qeveri me krerët e vendit
Ago Agajt i beson detyrën e ministrit të ekonomisë kombëtare e bujqësisë deri
më 1944. Prapë ikën në Itali pastaj në Austri. Mbas 5 vjetësh shkon në Egjypt e
më pas në Amerikë ku jeton edhe sot. Merret me studime dhe shkrime. Dashuria
për atdheun bën që zemra e tij të kalojë
oqeanin e të rrahë në brigjet e Vlorës se ai vetë, gati një shekullor s’vjen
dot. Ago Agaj është nga ata patriotë që ikën për të qenë më pranë atdheut në
kundërshtim me ata që ishin aq pranë, tmerrësisht pranë e na u bënë tmerrësisht
të largët e të huaj. Diktatura s’u prononcua kurrë kundër Ago Agajt. Siç duket
ai u përket atyre njerëzve nderi i të cilëve nuk përlyhet dot as nga armiku.
2.
Ago
Agaj,sa shumë punë dhe sa pak njohje?Leu 7 mars 1897 në Ramice e Mesaplikut, i
biri i Shero Emin Agajt, , familje, besnik, qehaja i oxhakut të Vlorajve.
Mësimet e para i mori në Tiranë. Studimet e mesme dhe të larta në Vjenë në
Austri, për Agrikulture, kthehet në Shqipëri më 1919. Ai mori pjesë në
Kongresin e Lushnjës dhe Luftën në Qytet në vitin 1920 në çetën e Shullerit, ai
ka punuar si praktikant në Silezine e Sipërme, në Gjermani. Gjatë viteve 1920 –
23 punoi ngushtë me Dr. Ernst Noëack 1891 - 1946, në Universitetin e Kölnit,
Gjermani, për hartimin e Kartës së Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë,
dhe në vitin 1924 është pjesë e Komisionit për përcaktimin definitiv në
nomenklaturës së Harta e Shqipërisë. Punoi për dy vjet në Poloni, dhe Moldavia,
dhe kur ai vjen në Tiranë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë. Ai ishte një
nder nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonite e zhvilluara, pas
vrasjes së A. Rustemit.
Në
vitin 1925-26 ngushtësisht me
shkencëtarin zvicerian, Dr. Miller,punuan në
në hulumtimin vajguror të nëntokës , në emër të Dutch Shell Oil Comp.
Dhe ka një shans të jenë të pranishëm në hapjen e parë vajguror të Shqipërisë. Në fund të vitit 1926 emërohet
agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj Shijak, dhe Drejtori i Shkollës Fermë
në Lushnjë, dhe më tej , shërben agronom direkt në Berat, Gjirokastër .Nga viti
1937, është e ndaluar për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës, dhe dënohet me
burg te perjetshem. Dita 7 prill 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë, ago Agajn
gjenden në burg. Që nga viti 1941 shkon në Mitrovicë, i cili emërohet drejtues,
çon në organizimin dhe administrimin e, një
xhandarmërisë të popullsive
vendase, dhe hapjen e shkollave në gjuhën angleze. Në të njëjtën kohë, mban
rezistencën kombëtar, si nevojë për tu
mbrojtur nga sulmet e çetnikeve e Drazha Mihajloviçit.Qeveria e Mustafa Krujës,
Ago Agajn, e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga
Kryeministria.Në Qeverinë e Rexhep Mitrovicë, kur Shqipëria ishte shpallur e
pavarur e neutrale, (mbasi fashizmi më 7 Shtator 1943 kishte rënë), Ago Agaj
emërohet Ministër i Ekonomisë.Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në
mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që
u mbajt më 15 janar 1944. Pas vendosjes së regjimit në vend, shkoi fillimisht
në Austri dhe në Itali, dhe pastaj u zhvendos në Egjipt. Shtyhet për 20 vjet,
ku ai ishte i punësuar për administrimin e pasurive të Aziz Izet Pashë Arnautit
Qiprilijve, dhe drejton sektorin "Vinicole e Viticole". Vdes në
Florida në dhjetor 1994.