E premte, 26.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Sadri Kapiti: Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

E shtune, 29.05.2021, 06:36 PM


Ja pse Partisë Socialiste  i intereson që kryetar i PD-së të mos  rizgjidhet  Lulzim Basha

Nga Skënder Sadri KAPITI

Së pari nëse nuk do të zgjidhej Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021,këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vënd  demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë  kunder  regjimit të Ramës për  blerjen e votave.

Së dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet i preferuari i Berishës, e ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai   do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen  e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht asgresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brënda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Lulzim  Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët dhe mjeranët brënda Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e dështakëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kunder Vjosa Osmanit pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi LDK-ja, kur në të vëretetë LDK-ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin  historik prej saj , prej kandidaturës së saj për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin LDK-ja pësoi humnbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021.

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëhere ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo  zgjedhje të reja parakohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD ai që dëshiron Berisha, atëhere Partia Demokratike do të merrej e do vepronte  si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëejnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora