Mendime
Agron Shehaj: Udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore
E hene, 24.05.2021, 07:55 PM
Agron Shehaj:
Vendosa
të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e
tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.
Po
kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit, si
një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.
Kandidimi
im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti
ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.
Më
13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin
e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të humbasin prapë edhe në
zgjedhjet e 2025-ës.
Mosndryshimi
i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të
humbur përsëri.
Unë
kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike
në rrugën e fitores.
Edi
Rama është politikan i korruptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur regjimin e
tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe
nga ai: të pakorruptuar, të pakorruptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës.
Me
këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta
çojmë atë drejt fitores.
Partia
jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të
jetë moderne, demokratike, meritokratike.
Të
qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por
duhet të jetë edhe përgjegjësi.
Prandaj
propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet
të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur
humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë
përjashtim.
Partia
Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.
Për
këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i
zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar,
një votë”.
Kështu
do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.
Vetëm
në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan
të japin kontributin e tyre në politikë.