Mendime
Skënder Kapiti: Me Donika Gërvallën janë e drejta, patriotizmi, Republika dhe Historia
E shtune, 22.05.2021, 06:05 PM
Me Donika Gërvallën janë e drejta, patriotizmi, Republika dhe Historia
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Ajo
për të cilën jam dhe ndjehem vërtet krenar ashtu si çdo shqiptar është edhe
vepra e lartë kombëtare, perkushtimi
patriotik e kombëtar i Heroit Kombëtar Jusuf Gërvalla dhe familjes së tij, i cili
tashmë prej vite e vitesh ka hyrë në Tempullin e Lavdisë.
Familja
Gërvalla është emër i madh i Lavdisë dhe i Krenarisë Kombëtare.
Jusuf
Gërvalla, të gjithë qënien e tij me shpirt e zemër ia kushtoi Çështjes Kombëtare, lirisë, pavarësisë, Republikës dhe
për shtetin e për Bashkimin Kombëtar.
Çështjes
Kombëtare ai iu perkushtua me tërë
inteligjencën, dhuntinë, talentin, me urtësinë dhe mençurinë por edhe me
guximin patriotik të pashëmbullt , shëmbulli i të cilit u bë dhe i dha shpresë,
guxim dhe besim brezave të cilët të frymëzuar nga vepra e tij vazhduan misionin
dhe realizuan vizionin e tij për lirinë, demokracinë dhe për Pavarësinë e per
Republikën e Kosovës.
Vepra
e tij i frymëzoi dhe i bëri krenar kudo në Botë të gjithë shqiptarët
,vepra e tij e lartë dhe sakrifica e jashtëzakonshme e familjes Gërvalla bëri
dhe ndryshoi historinë në favor të Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Jusuf
Gervalla ndryshoi historinë jo vetëm atë shqiptare, por edhe atë europiane,
pasi ai dhe vepra e tij ishin në anën e
duhur të historisë, duke sfiduar kështu
Perandorinë Komuniste siç ishte Jugosllavia komunisto-titiste.
Për
shqiptarët e Kosovës Republika
Socialiste Federative e
Jugosllavisë ishte pasuese e Mbretërisë SKS, sepse edhe ajo
pavarësisht maskës mashtruese të komunizmit, edhe Federata socialiste jugosllave i trajtonte shqiptarët si qytetarë
të dorës së dytë, pasi as regjimi komunisto-titist nuk repektoi dhe as nuk njohu liritë dhe të
drejtat qytetare, humane e kombëtare të popullit shqiptar për të pasur edhe ata
Republikën e tyre pavarësisht se nga numri
i popullsise shqiptarët ishin
kombi i tretë pas serbëve e kroatëve në Jugoslllavi, i
cili jetonte në trojet e veta etnike në
ishngrehinën artificiale dhe antishqiptare të Jugosllavisë.
Koha
kur Jusuf Gërvalla veproi e punoi për
Kosovën Republikë ishte shumë e vështirë, pasi kundër lirive dhe të drejtave kombëtare të
shqiptarëve të Kosovës, kundër Republikës së Kosovës në atë kohë ishin e gjithë Federata
Jugosllave, pra përkrah serbëve kundër shqiptarëve ishin e gjithë makineria propogantistike,
shtetërore, policore dhe ushtarake dhe
të gjitha kombet sllave të ishJugosllavisë.
Lëvizja
kombëtare shqiptare në Kosovë për Republikënm e Kosovës ishte lëvizje kundër të
cilës ishin edhe të gjitha shtetet e Bllokut ishkomunist.
Fatkeqësisht
Kosovën nuk mund ta ndihmonte as Shqipëria, e cila ishte nën regjimin
marksist-leninist; një regjim ekstrem shtypëz, izolues; nje regjim ideologjiko-klasor e diktatorial por edhe një shtet e sistem tepër armiqsor me demokracinë, me Shtetet europerendimore dhe një regjim
armik i SHBA-ve.
Pra,
Kosova ishte e izoluar nga të gjitha anët me shtete antidemokratike dhe
komuniste, duke bërë të mundur moskomunikimin me perendimin. edhe nga vetë
shteti shqiptar i Shqipërisë, ku pushtetit enveristo-komunist i interesonte
ideologjia dhe sundimi në Shqipëri dhe “ushqehej” me mitet e dokrrat
marksist-leninmiste të revolucionit proletar
komunist botëror i cili si “vizion”parësor kishte internacionalizmin propletar dhe
jo atë nacionalist e kombëtar..
Në
këto kushte veprimtaria patriotiko-kombëtare e Jusuf Gërvallës ka specifikën e madhe,për atë se nga njëra
anë ishte qëndresa dhe sfida e guximshme
që Jusuf Gërvalla i bëri shtetit genocidist antishqiptar të Jugoslllavisë por
edhe ishkomunizmit, kësaj fatkeqësie
njerzore , por nga ana tjetër,
ajo, veprimtaria e Jusuf Gërvallës
pati rëndësinë dhe jehonën e madhe në botën demokratike perendimore
pasi e europianizoi dhe e
ndërkombëtarizoi si kurrë më parë ekzistencën e Çështjes kombëtare shqiptare në
ishJugosllavi e cila kërkonte zgjidhje.
Vepra
e madhe e Jusuf Gërvallës na ripërtëriti dhe na i rilindi shpresat edhe mua
ashtu si të gjithë shqiptarëve me
origjimnë nga Kosova që jetonin në Shqipëri, të shpresës dhe besimit se
Kosova një ditë do të fitojë dhe do të bëhet Republikë dhe shtet dhe ne
do të na mundësohej kthimi në trojet dhe në shtëpitë tona në Kosovë.
Misionin
kombëtar të Jusuf Gërvallës e vazhduan brezat me Lëvizjen kombëtare paqësore të
udhëhequr nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova,
si dhe Lufta e madhe patriotiko-kombëtare e Çlirimtare e UÇK-së.
Veprën
e madhe kombëtare të Jusuf Gërvallës e vazhdoi edhe e bija e tij Znj. Donika
Gërvalla, si trashëgimtare dhe e edukuar me pasionin dhe me përkushtimin për t’i shërbyer Çështjes së Madhe Kombëtare.
Ajo
vazhdoi dhe nuk reshti asnje çast, por e
ngriti dhe e mbajti lart flamurin dhe zërin e të drejtës dhe të së vërtetës ,
zërin e rezistencës dhe të protestës në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave
humane dhe kombëtare të Shqiptarëve dhe të Kosovës, duke kontribuar në maksimum
me tërë shpirtin e saj patriotik dhe me tërë
dhuntinë intelektuale e përkushtimin
kombetar të saj në shërbim të
kauzës kombëtare shqiptare; duke kontribuar edhe sot për shtetndërtimin modern
e ligjor të shtetit të Kosovës ku të sundojë e vërteta, e drejta, patriotizmi e
ligji kundër padrejtësive,kundër krimit,
kundër vjedhjeve e hajnive, kundër zullumeve e poshtërsive , kundër
padrejtësive e tradhtive publike e
kombëtare, për një shtet i cili t’u
shërbejë individëve dhe të gjithë antarëve të tij, gjë të cilën Znj. Gërvalla
edhe si Zv/kryeministre dhe Ministre e Jashtme po i shërben më së miri
Republikës dhe shoqërisë në Kosovë.
Zonjën
Gërvalla po e sulmojnë lukunia e hajnave, e atyre me rekorde krimi e tradhtie
kombëtare.
Znj.
Gërvalla do e sulmojnë politika dhe klanet nepotiko-familjare si dhe injorantët
të cilët ia kanë zënë frymën diplomacisë shqiptare, me të cilët janë
mbushur ambasadat dhe konsullatat
Prandaj
është për t’u përshëndetur verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 që bëri të
mundur fitoren e LVV dhe të Listës “GUXO” , si dhe Z. KURTI dhe Znj. OSMANI të
cilët ia besuan drejtimin e diplomacisë Znj. Donika Gërvalla.
Mirëpo
si Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani ashtu edhe Kryediplomatja
Gërvalla, ky realitet politiko-demokratik
tashmë i ri në Kosovë , nuk u pëlqen atyre dështakëve, injorantëve,
egoistëve dhe as atyre të cilët kanë shpërdoruar dhe kanë spekuluar me vlerat,
me sakrificat dhe me kontributin e atyre që
kanë bërë e dhënë aq shumë për kombin
e shtetin; kjo nuk u pëlqen nihilistëve
dhe as atyre që kanë spekuluar dhe keqpërdorur
drejtësinë, dhe as atyre që kanë
bërë korrupsionin ,hajdutërinë dhe që kanë
shfrytëzuar shtetin e shoqërinë per interesa personale e klanore.
KURTI,
OSMANI dhe GËRVALLA do kenë përballë
rrangallat shpifese e intriguese
te politikës së vjetër dështake e mjerane e cila do të bëjë
gjithcka cfarë do të ketë takat për ta bllokuar e penguar
punën për reformimin e shtetit, të drejtësisë, diplomacisë e të demokracisë dhe
do bëjnë maksimumin edhe për mosVETING-un dhe për mosndëshkimin e korrupsionit dhe të
vjedhjeve instituconale që ishpushteti ka bërë.
Pra,
me Donika Gërvallën janë vlerat: e vërteta, e drejta, ligji, aftësia,
demokracia, patriotizmi, Republika dhe Historia.
Dhe
janë mjeranë dhe i pret vetëm dëshpërimi, dështimi dhe përhumbja gjithnjë e më e thellë të gjithë
ata individë e klane, apo më sakt disa
celula të verbërish të ishpushtetit si
dhe disa injorantë me grada pseudopolitikani e “profesori” të cilët kot mundohen që ta sulmojnë Donika Gërvallën
me akuza fallco e me trillime bajate e të pabesueshme. Qëllimi mercenar dhe i
errët i tyre është që ta largojnë
vëmëndjen e opinionit dhe ta drejtojnë dhe manipulojnë opinionin andej nga synojnë ata; qëllimi i tyre është
të zhurmojnë kundër qeverisë KURTI në mënyrë që ta pengojnë dhe ta vënë nën
presion sa të munden; që ta bllokojnë qeverinë KURTI që ajo të mos
ndërmarrë një reformë VETING-u i cili do
t’ua konfiskonte pasuritë atyre të cilët i kanë bërë me zullum, krim, korrupsion, me
hajni e me lloj-lloj pazaresh e dallaveresh.