Mendime
Gjekë Gjonaj: Një realitet i ri në shoqërinë shqiptare
E enjte, 20.05.2021, 08:43 PM
Një realitet i ri në shoqërinë shqiptare
Nga
Gjekë Gjonaj
Përmbysjet
që s’kishin fuqi t’i bënin perandoritë më të mëdha të botës e as
regjimet më të egra të kohës i bëri një sëmundje-virus misterioz i frymëmarrjes me origjinë të
panjohur në qytetin Vuhan të provincës
kineze Hubei, më 31 dhjetor 2o19. Me shfaqjen
për herë të parë të këtij koronavirusi
të ri ( COVID-19) në të gjitha
vendbanimet me popullatë shqiptare në
Malin e Zi, sikurse në gjithë botë, solli ndryshime të mëdha. Pandemia çoi në një ndryshim të rregullave të
sjelljes në marrëdhëniet shoqërore dhe kontaktet, kështu që në vend që të
shtrëngonim duart dhe të putheshim, ne iu drejtuam disa formave të tjera të
përshëndetjes, të tilla si prekja me bërryla ose një grusht i mbyllur.
Brenda
një kohe të shkurtër ky virus i padukshëm, i cili ndryshoi krejt botën, bëri që
edhe ritet fetare, doket e zakonet
tona të trashëguara nga periudha e
lashtë, të përjetojnë thjeshtime e
ndryshime , për të mos thënë zhdukjen
e tyre.
Këto pjesë të kulturës sonë tradicionale, të
cilat i kishin rezistuar kohës
tashmë , u përulën përpara një
virusi që, sot për sot, dihet vetëm se si quhet. Të shpresojmë për një kohë sa
më të shkurtër. Ajo që ishte e paimagjinueshme deri vitin e
kaluar është bërë përditshmëri e jetës shqiptare.
Në
këtë kohë pandemie jemi dëshmitarë të realitetit të hidhur të zhvillimit të
ceremonive tona në raste gëzimi e
pikëllimi, siç janë lindjet, darsmat e vdekjet.
Deri dje pothuaj ishte e paimagjinueshme dhe e papranueshme që të afërmit e familjes të mos shkonin me dhurata në dorë në shtëpinë
e çiftit të rinj për t’i uruar foshnjës
së posalindur jetëgjatësi.
Shqiptarët besonin se data e
dasmës nuk mund të ndryshojë, sepse në
rast se ajo shtyhet sjell fatëkeqësi tek
çifti i ri. Po ashtu për shqiptarët ishte e pabesueshme që personi
që ka ndërruar jetë të shoqërohet
për në shtëpinë e përjetshme
vetëm nga familjarët. Masat për parandalimin e koronavirusit nuk lejuan
asnjë përveç familjarëve të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjithashtu u
ndaluan edhe drekat mortore, pra një lamtumirë në distancë.Të gjitha këto
rregulla zakonore të shqiptarëve që përmenda nuk besohen më. Ato kalojnë pa zhurmë, në fshehtësi të plotë e
larg syve të botës. Thënë shkurt e shqip, të gjitha ceremonive, qofshin këto
për të mirë apo për të keq , në kohën e virusit korona, iu ka mbetur vetëm
emri. Dhe ky realitet krejt i ri ndodhi
brenda një harku të shkurtër kohor.
Pandemia
Covid-19, përveç gëzimit të jetës dhe
fatkeqësive njerëzore, ndryshoi tek
shqiptarët në Malin e Zi edhe shumë tradita të tjera që i kishin
rezistuar kohës.Distanca fizike dhe
masat e tjera që
imponoikoronavirusi sollën që ritet e
festave, meshat dhe lutjet të mos
praktikohen si në kohën normale. Ato u
zhvilluan në shtëpi për të shmangur
grumbullimet e njerëzve. Meshat e lutjet
në shumë kisha e xhami janë kryer
online. Besimtarët kanë festuar vetëm me familjet e tyre.Ajo që, sipas
psikologëve dhe sociologëve, duhet
të marrim si shoqëri pas një viti
e gjysmë ne dhe e gjithë bota, është
se duhet të ndiejmë se njerëzimi është
një tërësi e vetme dhe se një armik i përbashkët na bashkon globalisht dhe na
bën të vetëdijshëm për përkatësinë e njeriut,
racës dhe civilizimit.Ne, siç
pohojnë ata, duhet të shohim se e vetmja rrugëdalje është
një qëndrim bashkëpunues, si dhe të
mbështetemi te shkenca dhe njohuritë e
saj, e jo te kategoritë e vlerave
dogmatike dhe retrograduese, duke
përfshirë këtu edhe të ashtuquajturat “
teori të konspiracionit” të cilat
janë vetëm maja e Ajsbergut. Pa marrë
para sysh këto vlerësime të sociologëve
dhe psikologëve mbetet e drejtë e
secilit person ( individ) që
ritualet ( ngjarjet) më intime t’i vlerësojë vetë.