| E enjte, 20.05.2021, 07:43 PM |
Një realitet i ri në shoqërinë shqiptare
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Përmbysjet
që s’kishin  fuqi t’i  bënin perandoritë më të mëdha të botës e as
regjimet  më të egra të kohës i bëri një  sëmundje-virus   misterioz i frymëmarrjes me origjinë të
panjohur  në qytetin Vuhan të provincës
kineze Hubei, më 31 dhjetor 2o19.  Me shfaqjen
për herë të parë  të këtij koronavirusi
të ri  ( COVID-19) në të gjitha
vendbanimet  me popullatë shqiptare në
Malin e Zi, sikurse në gjithë botë, solli ndryshime të mëdha.  Pandemia çoi në një ndryshim të rregullave të
sjelljes në marrëdhëniet shoqërore dhe kontaktet, kështu që në vend që të
shtrëngonim duart dhe të putheshim, ne iu drejtuam disa formave të tjera të
përshëndetjes, të tilla si prekja me bërryla ose një grusht i mbyllur.
Brenda
një kohe të shkurtër ky virus i padukshëm, i cili ndryshoi krejt botën, bëri që
edhe  ritet fetare, doket e zakonet
tona  të trashëguara nga periudha e
lashtë, të  përjetojnë thjeshtime e
ndryshime ,  për të mos thënë zhdukjen
e  tyre. 
Këto pjesë të kulturës sonë tradicionale,   të 
cilat i kishin  rezistuar  kohës 
tashmë ,  u përulën përpara një
virusi që, sot për sot, dihet vetëm se si quhet. Të shpresojmë për një kohë sa
më  të shkurtër.  Ajo që ishte e paimagjinueshme deri vitin e
kaluar është bërë përditshmëri e jetës shqiptare.
Në
këtë kohë pandemie jemi dëshmitarë të realitetit të hidhur të zhvillimit të
ceremonive tona  në raste gëzimi e
pikëllimi, siç janë lindjet, darsmat e vdekjet. 
Deri dje pothuaj ishte e paimagjinueshme dhe e papranueshme që   të afërmit e familjes  të mos shkonin me dhurata në dorë në shtëpinë
e çiftit të rinj për t’i uruar foshnjës 
së posalindur jetëgjatësi. 
Shqiptarët besonin se  data e
dasmës  nuk mund të ndryshojë, sepse në
rast  se ajo shtyhet sjell fatëkeqësi tek
çifti i ri. Po ashtu për shqiptarët ishte e pabesueshme  që personi 
që ka ndërruar jetë të shoqërohet 
për në shtëpinë e përjetshme 
vetëm nga familjarët. Masat për parandalimin e koronavirusit nuk lejuan
asnjë përveç familjarëve të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjithashtu u
ndaluan edhe drekat mortore, pra një lamtumirë në distancë.Të gjitha këto
rregulla zakonore të shqiptarëve  që  përmenda nuk besohen më. Ato  kalojnë pa zhurmë, në fshehtësi të plotë e
larg syve të botës. Thënë shkurt e shqip, të gjitha ceremonive, qofshin këto
për të mirë apo për të keq , në kohën e virusit korona, iu ka mbetur vetëm
emri.  Dhe ky realitet krejt i ri  ndodhi  
brenda një harku të shkurtër kohor.
Pandemia
Covid-19,   përveç gëzimit të jetës dhe
fatkeqësive njerëzore,  ndryshoi tek
shqiptarët në  Malin e Zi    edhe shumë tradita të tjera që i kishin
rezistuar kohës.Distanca fizike dhe 
masat e   tjera që
imponoikoronavirusi sollën  që ritet e
festave, meshat dhe lutjet   të mos
praktikohen  si në kohën normale. Ato u
zhvilluan  në shtëpi për të shmangur
grumbullimet e njerëzve. Meshat e lutjet 
në shumë kisha e xhami  janë kryer
online. Besimtarët kanë festuar vetëm me familjet e tyre.Ajo që, sipas
psikologëve dhe  sociologëve,  duhet  
të marrim  si shoqëri pas një viti
e gjysmë  ne dhe e gjithë bota, është
se  duhet të ndiejmë se njerëzimi është
një tërësi e vetme dhe se një armik i përbashkët na bashkon globalisht dhe na
bën të vetëdijshëm për përkatësinë e njeriut, 
racës dhe civilizimit.Ne, siç 
pohojnë  ata,  duhet të shohim se e vetmja rrugëdalje është
një qëndrim bashkëpunues, si dhe  të
mbështetemi  te shkenca dhe njohuritë e
saj, e jo te  kategoritë e vlerave
dogmatike  dhe retrograduese, duke
përfshirë  këtu edhe të ashtuquajturat “
teori të  konspiracionit” të cilat
janë  vetëm maja e Ajsbergut. Pa marrë
para sysh  këto vlerësime të sociologëve
dhe psikologëve  mbetet e drejtë e
secilit  person ( individ)  që 
ritualet ( ngjarjet)  më  intime t’i vlerësojë  vetë.