Mendime
Mehmet Musa: Prekaz, 13 maj 1981
E marte, 18.05.2021, 08:35 PM
Prekazi me 13 maj 1981
Nga
Mehmet Musa
Si sot, katër dekada të shkuara në një vend të
Shqipërisë,vatër ndër shekuj e atdhedashurisë,heroizmit e trimërisë,në Prekazin
e shkëndijave të luftës e lirisë,në atë vend ku pandërprerë gjatë shekujve
buron trimëria,nderi dhe burrëria ,aty ku bijtë e kësajë toke ,që në djep
,përkunden dhe rriten me ninullat që ju këndojnë nënat e tyre „rritu biro e
lufto për lirinë e këtij vendi“,aty në atë vend dhe pjesë të Shqipërisë ku
shumë armiq që kanë ardhur me pushkë e janë këthyer pa kokë,në atë vend ku
babai me të birin me luftën e tyre heroike kundër bishave të egra të karpateve
mahnitën botën mbarë,me qëndresën heroike, e me syrin pishë në nishanin e
pushkës me luftën e pabarabartë 1:1000 ,paguan veten njëqind fish,ngritën
nderin e Shqipërisë dhe të flamurit të Skenderbeut duke i dalë zot Atdheut dhe
duke e trimëruar e nderuar me aktin e tyre heroik çdo gjak dhe oxhak të Arbërit.
Kështu qëndroi e luftoi
trimërisht e burrërisht Ahmet Delia me të birin Mursel Ahmetin,e luftëtarin
Ramë Islamin;kështu luftoi e qëndroi Nebih Emini me të birin Tahir Nebihin e
kështu qëndruan e luftuan burrërisht e shqiptarisht duke ndezur flakë zemrat e
çdo liridashësi Shaban Murati me të bijtë Hamëz e Adem Shabanin në folenë e
shqiponjave dykrenore, në Prekazin heroik.Prandaj nuk mundet kush të ma hedhë
poshtë tezën se Prekazi eshtë zemra e Drenicës,Drenica eshtë zemra e Kosovës e
, Kosova eshtë zemra e Shqipërisë.Kjo eshtë dëshmuar e vertetuar me 5,6,e 7
mars 1998 dhe eshtë vulosur me gjakun e 58 Jasharëve. Maja e piramidës së
lirisë së pritur nder shekuj,pra kulmi i lirisë së gjysmës së Shqipërisë së
okupuar nga serbosllavia u vu pikërisht nga bijtë e Prekazit legjendar.Me shumë
të drejte poeti shkruan;
N‘Prekaz krisi,
N‘Prekaz pushoi
N‘Prekaz nisi
N‘Prekaz mbaroi.
Shtrohet pyetja :pse eshtë
Prekazi zemra e Drenicës? Mu në zemër të Prekazit, në oxhakun e Shaban Muratit
,lindi e u rrit për të luftuar,luftoi për t'u çliruar nga zgjedha dyshekullore
e hienave te karpateve,heroina: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Pra,lindi liria që
kurr nuk e ka pasur më parë. kjo pjesë e Shqipërisë natyrale.
Drenica eshte zemër e
Kosovës,sepse më shume se kudo tjetër ,burrat trima të kesaj pjese të
Shqipërisë ,zërit të kushtrimit për liri e bashkim iu përgjigjën trimërisht e
shqiptarisht, me pushkë në dorë.
E tille ishte qëndresa
heroike e lëvizjës kaçake nga viti 1918 deri në vitin 1928 ,me Azem Bejtë
Galicën ne krye,kundër çetnikëve të Shumadisë dhe akti i pashembullt i
trimërisë, qëndresa dhe lufta titanike e Shaban Polluzhës dhe brigadave të Tij
në shkurt e mars 1945 që nuk pranoi urdhërat e kolaboratorëve për të shkuar në
Srem por u vendos në Drenicën e djegur dhe pjekur duke i kthyer pushkën
pushtuesve dhe kolaboratorëve të tipit Fadi Hoxha me divizionin e 46 serb ,që e
lanë në gjak Drenicën ,këte pjesë të Shqipërisë dhe djep i kryengritjeve për
liri e pavarsi.
Ndërsa Kosova që eshtë zemër
e Shqipërisë ,eshte faktuar se çdo here gjatë rrebesheve të historisë për
vendosjën e fateve të Shqipërisë ,Kosova ka qenë në ballë të proceseve
historike,për të vetmen arsye se Kosova eshtë Shqipëri!
Pra si sot me 13 maj
1981,u mbushën plot 40 vjet që kur forcat e ushtrisë , policisë e Partisë së
kasnecit Tito,Mehmet Hoxhës,Milovan Gjillasit,Ali Shukrisë,Aleksandër
Rankoviçit,Fadil Hoxhës,Stefanoviçit,Sinan Hasanit,Milan Gjuriçit,Kolë
Shirokës,Lubiçiqit,Veli Devës,Herleviçit,Mehmet Maliqit,Dushan Ristiçit,Azem
Vllasit ,Miniçit,Isa Mustafës,Vidiçit,Rrahman Morinës e Stamboliçit sulmuan
celulën kryesore të nderit ,burrërisë,trimërisë e besës së shqiptarisë Prekazit
legjendar e Drenicës heroike të Azem e Shote Galicës,Ahmet Delisë e Shaban
Polluzhës,për ti vrarë, prerë e gritë zogjtë e shqiptarisë, babë e birë Nebih e
Tahir Meha.Por ata u thyen keq nga pushka e kullave të Prekazit duke lënë të
vrarë më shumë se 28-policë e ushtarë.Pushka e Nebih dhe Tahir Mehës me 13 maj
1981 ishte edhe një përkrahje e fuçishme morale e forcave revolucionare të
tëgjitha grupeve ilegale pa përjashtim që kishin demonstruar dhe lagur me gjak
rrugët e Atdheut në mars e prill të atij viti,me kërkesën :
Republikë ,Kushtetutë
Ja me hatër ja me luftë,
Kushtetutë Republikë
Ja me hatër ja me thikë.
Lufta e 13 majit të vitit
1981 në Prekaz i tmerroi shërbëtorët dhe simpatizantët e
“bashkim-vllazerimit”dhe i bëri t'i vënë gishtin kokës e të reflektojnë se
bashkim -vëllezërimit me sllavët e jugut i ka hyrë flaka dhe i ka dalë tymi.
Në shenjë respekti dhe
nderimi për dëshmorët e Atdheut Nebih e Tahir Meha ,me rastin e 40 vjetorit të
rënjës në fushën e nderit,mjeshtri i madh i folklorit dhe artisti i popullit
Gjon Frroku,do këndoj kengen:Rrofsh Prekaz shkruar nga revolucionarët e
kohës në Prishtinë me 28 nëntor 1981,ku thuhet;
Lumë Kosova e lumë Drenica
Që u ngjall Azem Galica
U ringjall Ahmet Delia
Që shum frikën ia pat
Serbia!
Nder dhe lavdi për trimat
e Prekazit legjendar ndër shekuj të tëgjitha kohërave, nder e lavdi për
Ahmet Delinë e Mursel Ahmetin,Nebih Eminin e Tahir Nebihin e gjerë të 58
Jasharët e gjallë më në ballë Shaban Muratin e Hamëz e Adem Shabanin!
Nder dhe lavdi të gjithë
dëshmorëve të Atdheut të tëgjitha kohërave!!!
Lavdi të përjetshme !
Isniq, 13 maj 2021