Mendime
Dedë Preqi: Tungjatjeta Kosovë
E premte, 14.05.2021, 06:31 PM
TUNGJATJETA
KOSOVË
Nga
Dedë Preqi
Tungjatjeta
Kosovë ! Ku dreqin ishe dje, dhe sikur po harrojmë shpejt nganjëherë dhe
po bëjmë hopa pa kapërcyer tamam hendekun, edhe pse jemi të lirë dhe mund të
shkojmë përpara me potencialin tonë, që nuk e kemi arritur kurrë ndonjëherë,
mundemi tani ti prekim dhe përjetojmë
kufijt e këtij potenciali njerëzor, vetëm duke e respektuar njëri-tjetrin.
Beteja
më e fortë që duhet të bëjmë sot është beteja për t’u mbrojtur kundër covidit
19-të, dhe pas kësaj beteje, e cila është edhe më e rrezikshme se covidi, është
ajo mafia ekonomike dhe pasuria e kundërligjshme, që ia dhanë të drejtën vetës
ata që ishin për 20 vite në pushtet, për të vjedhur pasurinë dhe djersën e
popullit.
PDK,
LDK dhe AAK, e kullotën dhe e ç’kullotën pasurinë e këtij shteti, tani në opozitë i kanë futur veshët në lesh
dhe vetëm e luajnë rrolin e vëzhguesit dhe hetuesisë për të zënë pisk dikund
qeverinë e Albinit, dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke vjedhur deri në dhomën
e dëshmive edhe arkën e shtetit të vet, dhe sikur nuk jemi vetëdijësuar, kur
akoma kësaj Kosove, po i kullojnë plagët e luftës.
Tungjatjeta
Kosovë, ashtu më erdhi në mendje, që të ia jap titullin këtij shkrimi, që
jetëzgjatja e saj të jetë e pëlqyer dhe jo e urryer, duke ia shtuar edhe disa
fjalë të shkrimtarit hebre i quajtur Wisel, i cili thotë : kur të vdesim,
nëse takohemi me krijuesin tonë, ai nuk do na kërkojë pse nuk jemi bërë Mesia,
apo pse nuk e zbulove se si ndreqët kjo apo ajo gjë, por të vetmën gjë do na
pyeste, « përse nuk e bëre ti » ?
Kaluan
më shumë se 20 vite mbas luftës dhe Kosova, me qeveritë dhe pushtetet e veta
sikur po flinë në gjumë, dhe vetëm mafija e korrupsionit po punon natën edhe
ditën, edhe nëse dikush po tenton nga qeveria e re e kryeministrit Kurti, që
t’ua zbulojë rrënjët, e ka të vështirë, sepse janë shumë 20 vite, që është
thurur dhe ç’thurur ky rrjet i kësaj bande ekonomike dhe politike, në krye me
klanin « pronto » dhe bashobuzukët e tij.
Kosovë,
ku i ke Akademikët e Shkencave dhe Arteve, ata po e luajnë jo rrolin e
akademikëve, por rrolin e shurdhmemecëve, që nuk po u shohin sytë dhe dëgjohet zëri
i tyre, duke i parë dhe përjetuar gjitha këto copëza të jetës së arnueme në
Kosovë, dhe duke u ballafaquar Kosova me gjitha këto propaganda të Sërbisë, kjo
elitë e dijës e artit dhe shkencës, nuk e gjuan bile një kritikë në letër të
bardhë, kundër këtyre hodhive të egra dhe kriminale.
Sa
është e rëndë për familjet e atyre që akoma nuk i kanë gjetur më të dashurit e
tyre, që i rrëmbyen dhe i zhduken hordhitë fashiste serbe në kohën e luftës dhe
iniciativa e qeverisë Kurti dhe kryetares së vendit z.Vjosa Osmani, për të
paditur Serbinë për gjenocid, pothuaj se fare pak gjenë përkrahje nga opozita e
vendit, apo fare përkrahje as nga Akademia e Shkancave dhe Arteve të Kosovës,
dhe një iniciativë e tillë, sikur bëhët disi e pa mundur, apo e jo kohërente,
duke ditur se Serbia, masakroi dhe vrau më se 20 mijë civil shqiptarë të pa
fajshëm.
Prandaj,
jemi në ballafaqim me një të kaluar të hidhur, që nuk mund të harrohet lehtë,
por duhet të dijmë se si do ia bëjmë ta ndërtojmë të ardhmën që e kemi përpara,
dhe sikur thotë edhe një artist i njohur ; « nëse e keni penelin, i
keni edhe ngjyrat, piktoroni parajsën dhe pastaj hyni në të , po
deshe pikturoje edhe ferrin, por më
pastaj mos ua hudh fajin të tjerëve ».
Kosova,
sot sikur i ka të gjitha mundësitë për të treguar kapacitetet e veta dhe askush
nuk mundet të na i shërojë të gjitha plagët që i kemi në tërësi, dhe as
Amerika, nuk ka kohë të mirret vetëm me problemet tona, apo të na pajtojë së
paku brenda shoqërisë tënë politike, kur ne mundemi ta bëjmë vetë dhe të çlirohemi
nga « uni » që po e shkatërrojmë vetëvetën.
Kosova
nuk është e njërës parti apo tjetres, por është e të gjithëve që jetojmë dhe
arnohemi në këtë vend. Kosova është pasqyra e jonë dhe e njëri-tjetrit, dhe
nëse duam që të njihemi nga dikush tjetër, do ta zbulojmë vetën përmes
reagimeve dhe kritikave të të tjerëve, dhe nëse edhe të tjerët nuk janë të
kënaqur me ne, atëherë të ndalemi dhe ta shikomë me vëmendje vetën se kush
jemi…