Mendime
Ibrahim Kabili: Ferit Hoxha dhe kontributi i tij në Shoqatën "Atdhetare Kulturore Benda"
E marte, 18.05.2021, 08:09 PM
Ferit Hoxha dhe kontributi i tij në Shoqatën "Atdhetare Kulturore Benda"
Nga
Ibrahim Kabili
Eshtë
kënaqësi të shkruash për Feritin! Eshtë kënaqësi, jo vetëm për faktin se po
shkruan për ish-nxënësin shumë të mirë, por për vetë faktin se ai po jep një
kontribut të madh në shoqatën tonë të përbashkët dhe organizimin e shumë
veprimtarive të saj! Unë këtë e shoh dhe e prek në këndëvështrimin tim,
shpresoj se me mua do ndajnë të njëjtin qëndrim e të bashkohen e shtohen shumë
zëra të tjerë. Kam bindjen e plotë dhe pa ekuivoke se duke menduar, vepruar dhe
kontribuar më shumë secili nga ne, krahina jonë do shpalosë vlera si në çdo
periudhë historike të saj... Ekonomia është e para, ajo duhet dhe është
kryesore, por duhen më shumë kontribute prej saj, të ndajmë
"sadakanë", në promovimin e vlerave të krahinës e banorëve të
mrekullueshëm të saj. Benda është një "thesar" që ka filluar të
kërkohet, eksplorohet dhe vlerësohet...Këtë nuk mund ta bëjë një person i
vetëm, qoftë dhe kryetari i saj Feriti, i cili qe nismëtari kryesor i formimit
dhe mori përsipër një barrë të rëndë, kryesimin e saj! Le të kontribuojmë
secili me nga një "gurë" në ngritjen dhe fortifikimin e kalasë sonë
të përbashkët, Bendës...
Feriti
lindi në fshatin Bulçesh më 15.03.1968 në një familje me shumë antarë dhe me
tradita.
Arsimin
fillor dhe 8-të vjeçar e kreu në fshatin e tij të lindjes. E filloi në vitin
1975 dhe e përfundoi në vitin 1983 me rezultate shumë të mira. Ai kujton me
nostalgji fillimin e klasës së parë dhe mësuesen plot pasion ,Naime Nela. Flet
me shumë konsideratë për mësuesit e CL-së drejtorin Arjan Hysenbegasi dhe
mësuesit Thoma Kolonica, Dulejman Doçi, Agron Shkëmbi, Faik Xhabrahimi, Haxhi
Shehu etj. Arsimin e mesëm e filloi në Shkollën e Mesme Zall-Bastar në
vitin 1983 ,në degën agronomi, dhe e përfundoi në vitin 1987 me rezultate shumë
të mira. Duke u kthyer në kohë pohon: "Shkolla e Zall-Bastarit qe model.
Punohej shumë, kishim mësues të përgatitur dhe të përkushtuar, kishte
seriozitet dhe bënim edhe shumë veprimtari kulturore-artistike dhe sportive.
Kam përshtypjet dhe vlerësimet maksimale për drejtorin Nazmi Shima dhe mësuesit
Bilal Koçi, Hysen Hysa, Sefer Gracari, Agim Skoku etj. Nostalgji për ato vite
dhe këtë shkollë". Arsimin e lartë e filloi në vitin 1987 në UBT-në, në
Fakultetin e Agronomisë në degën Agronomi e Përgjithëshme dhe e përfundon në
vitin 1993. Ka mbaruar në vitin 2008 edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës,
dega Biologji-Kimi, në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.
Njëkohësisht Feriti pas shkollimit dhe vazhdimit të punës në pozicione të
ndryshme ka kryer dhe këto kualifikime dhe veprimtari kualifikuese si: Kurse
për anglisht, italisht, për ambientin etj . Ka kryer kurse trajnimi për
mësimdhënie; seminare për funksionimin e pushtetit vendor dhe qendror; Ka marrë
pjesë në një studimin 2- vjeçar për "Studimin Limnologjik" të
Bovillës; ka marrë pjesë e referuar në seminare në Shoqata të ndryshme për tema
të profesionit dhe të drejtat e njeriut; ka menaxhuar dhe drejtuar disa
veprimtari artistike dhe kulturore me shumë ansamble të disa shoqatave në vend;
është përgjegjësi i veprimtarive Kulturore të Shkollës Mëzez-Fushë; është
themelues dhe kryetar i Shoqatës Benda dhe Ansamblit Artistik të saj i krijuar,
viteve të fundit. Feriti ka krijuar një përvojë në vite dhe po mundohet ta vejë
në shërbim të Bendës e promovimin e vlerave të saj. Duhet përgëzuar dhe
mbështetur për këtë! Pas mbarimit të UBT-së dhe në vijim Feriti ka punuar:
•
Në vitet 1993-'96 në aktivitet privat.
• Në në vitet 1996-2001 ka punuar në Komunën Zall-Bastar me
disa detyra, kryesisht me kadastrën, shërbimet dhe ndihmat ekonomike. Këtu ai
tregoi përkushtim në punë dhe u vu në shërbim të komunitetit të zonës.
•
Nga viti 2002 deri në vitin 2010 ka punuar si biolog në Impiantin e Trajtimit
të Ujit Bovillë. "Kjo qe një përvojë e madhe pune, pasi punova në
profesion dhe mora shumë nga përvoja e biologëve e specialistëve me emër
këtu",- sqaron Feriti.
•Në
vitet 2010-2014 ka punuar në firma dhe aktivitete private e shoqata kulturore e
artistike.
•
Specialist në Komunën Cudhi, janar-mars 2015.
•
Nga marsi i vitit 2015 deri janar 2016 ka punuar si zevendës drejtor në Shkolln
9- vjecare Ahmetaq. Për këtë periudhë kohore pune në këtë shkollë, shprehet me
shumë konsideratë për drejtorin e shkollës Ilir Domi e punën e tij, për
kolektivin pedagogjik dhe komunitetin.
•
Nga janari i vitit 2016 dhe në vijim punon si mësues bio-kimie në Shkollën 9
-Vjeçare Mëzez-Fushë. Rezultatet në punën e tij me nxënësit në këtë shkollë
kanë ardhur në rritje. Feriti bën përpjekje për ngritjen shkencore e
profesionale dhe përmirësimin e metodave të mësimdhënies. Ai këtu drejton siç
cekëm më lart dhe grupin artistik të shkollës. Për punën në këtë shkollë Ai
shprehet: "Kolektivi ku punoj është shumë i mirë, shkolla ka staf mjaft të
përgatitur, dhe shumë të përkushtuar në punën me nxënësit. Meqë më jepet
mundësia dua të shpreh mirnjohjen time të lartë për ish drejtoreshën Valbona
Duraj (Jaupaj) dhe kolegët në pension Sibe Mata dhe Sami Haka. Në arritjet që
ka shkolla jonë dhe kolektivi pedagogjik, një rol të veçantë ka drejtoria e
shkollës, dhe puna plot përkushtim e drejtoreshës Diana Tanushi dhe zevendëses
drejtoreshës Majlinda Gjiku".
Meqenëse
puna e tij në dobi të komunitetit ka qenë e mirë, ai është zgjedhur:
•
Anëtar i Këshillit të Komunës Zall-Bastar viti 1996.
•
Anëtar i Këshillit Bashkia Kamëz në vitin 2003 dhe rizgjedhur në 2007.
•
Nga viti 2003-2007 Anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Motivi
kryesor që më bëri të bëj këtë shkrim për Feritin qe: Veprimtaria dhe prirja e
tij në aspektin shoqëror, iniciativa e tij së bashku me grupin nismëtar për
krijimin e Shoqatës "Atdhetare Kulturore Benda, përpjekja e vazhdueshme e
tij për promovimin e vlerave më të mira të Bendës, dhe ringjalljen e
veprimtarive artistike me "Ansamblin Benda", që me të drejtë është
emërtuar me këtë emër. Benda ka dhe dy shoqata të tjera si atë të Selitë së
Malit dhe Bena. Feriti bashkëpunon me to, dhe jo vetëm kaq por ka bashkëpunim
dhe me shumë Shoqata dhe ansamble kulturore në vend. Benda tanimë është një
realitet që mori jetë nga data 01.03. 2015, dhe brenda këtyre vjetëve ajo është
bërë shtëpia jonë e përbashkët. Sa më shumë të kujdesemi dhe investojmë për të,
aq më të shëndetshëm do të jenë pjestarët e familjes së saj. Duke kujtuar
fillimet e Shoqatës, Feriti shton: "Banorët e krahinës janë të shpërndarë
brenda dhe jasht vendit. Benda i mbledh të gjithë ato. E ndjej veten me fat që
jam nga nismëtarët për formimin e Shoqatës Benda. Më mbështeti grupi nismëtar,
më motivoi që të siguroja gjithë dokumentacionin ligjor dhe në mbledhjen
themeluese, më votuan unanimisht mua si kryetar. Kjo për mua qe privilegj por
dhe përgjegjësi e madhe. Vitë pas viti ne u rritëm si shoqatë, morëm dhe
krijuam përvojë të re dhe sot mund të them se jemi në rrugë të mbarë. Unë jam
munduar të punoj me shumë pasion për "shtëpinë tonë" dhe mendoj se
secili nga ne ndihet krenar për të. Këto punë nuk bëhen vetëm e pa përkrahje,
pa përkrahje morale, pa përkrahje financiare dhe aq më shumë pa angazhimin tonë
të përgjithshëm. Si shoqatë kemi organizuar disa veprimtari si: "Sofra e
Bendês" viti 2016 në Vilëz; "Sofra e Bendës 2016 në Zall-Bastar;
"Sofra e Bendës" në Qafë-Shtamë më 2018 etj.Te gjitha këto me
kontributin e dhënë nga biznesmenët : Ahmet Flora, Besim Kuka, Pëllumb Gjoka, Ibrahim
Zeneli, Xhevahir Bilja, Sami Flora e shumë të tjerë. Kemi patur edhe
ndihmën financiare të disa intelektualë dhe anëtar të kryesisë, dhe jo
vetëm. Kontribut të madh ka dhënë dhe Mehdi Elmaz Hoxha me gazetën dhe
sponsorizime të tjera, kontribut ka dhënë dhe doktorr Azemi, disa drejtor
shkollash, kolektiva pedagogjikë etj. për evente të ndryshme, figura të
spikatura dhe ngjarje me vlera. Po kështu si kryetar i Shoqatës sonë kam bërë
propozime, akorduar tituj, kam bërë kërkesa të ndryshme në instanca shtetërore,
dhënë çertifikata, akorduar tituj, marrë vendime etj. Të gjitha këto me
përgjegjësi nga ana ime, me marrjen e mendimit dhe aprovimin e anëtarëve të
kryesisë. Më kanë ndihmuar shumë intelektualë të krahinês për probleme të
ndryshme që lidhen me profesionin e tyre dhe jo vetëm". Shoqata dhe
veçanërisht kryetari i saj Feriti kanë bërë një punë shumë të mirë në
"ringjalljen" e vlerave kulturore dhe artistike. Kjo në vitet '90
mori goditje vdekjeprurëse në gjithë republikën, përkatëdisht dhe Bendë.
Krahina në këtë aspekt është thesar, thesar në vlera kulturore, thesar me
element që zevendësohen brez pas brezi... Këto u venitën pak a shumë nga
trazicioni... E ky ansambël që u riorganizua gjatë vitit 2915 dhe 2016 nën
kujdesin e Shoqatës Benda, do t'u paraprijë grupeve artistike, në shkolla,
elementëve dhe instrumentistëve të rinj në promovimin e vlerave kulturore
dhe artistike të krahinës. Duke folur për këtë problem Feriti thotë:
"Fillimisht ju përgjigjën thirrjes sonë muzikantët; Ramazan Cani, Shaban
Luga dhe Musa Kabili dhe valltarët; Nazmie Dedja, Adriatik Lila, Antoneta Tafa
dhe Kujtim Balliu. Kjo qe fillimisht bërthama e vogël. Më pas me këtë bërthamë
u bashkuan muzikantët e tjerë; Jashar Disha, Xhemal Heta; valltarët: Arjan
Dërvishi, Reshat Kodra, Hasan Sulmeta (Meta), Avdi Sefa (Hajdini), Rudina Fejza
dhe Fiqirete Pera. Po kështu u ofruan edhe këngëtarët: Kasem Murati, Gëzim
Hida, Haxhi Gjoni, Afërdita Murati (Lala). Falë punës sonë erdhën edhe disa
valltarë të rinj si; Sinan Afmati, Florenc Tafa, Marsela Tafa, Arlind dhe Erjola
Hoxha. Këto i dhanë impuls të ri ansamblit duke ngjallur shpresat për të
ardhmen". Krijimi i këtij ansambli është arritja më e madhe në promovimin
e vlerave kulturore. Kur i sheh si preformojnë si ansambël të rritet shpresa,
se këto do ecin shumë përpara në promovimin e vlerave të pashterëshme
kulturore të krahinës... Suksese dhe arritje të mëtejshme këtij grupi në
shpalosjen e folkut tonë në përgjithësi dhe vlerave të tyre individuale në
veçanti. Duhet vullnet, punë, përkushtim dhe profesionalizëm që ta imponojnë
profesionalistët. Kjo nuk mjafton dhe ndër të tjera mendoj se duhet:
1-
Mbështetja nga Bashkitë dhe Njësitë Administrative me sponsorizime dhe
profesionistë.
2-
Të kërkohet ndihma dhe përkrahja financiare edhe e biznesmenëve të zonës për
sponsorizimin e grupit!
3-Të
vendoset një udhëheqës artistik dhe të grumbullojë elementë të rinj, të
bëjë një program afatgjatë mbi veprimtarinë e grupit!
4-
Grupi me rapsodët që do ketë të kalojë nga vallet e kënduara tradicionale
në këngët që do jenë të larmishme!
5-
Grupi të krijojë orkestrën instrumentale dhe të performojë me të!
6-
Grupi të bashkëpunojë me poetë të zonës dhe jo vetëm, për krijime këngësh të
reja!
7-
Besoj se grupi do avancojë në repertor dhe do eci në shembujt e ansambleve të
krahinave të tjera. Këto janë disa mendime modeste që mund të merren në
konsideratë...Shumë mirë ato vallet e kënduara në dekada, nostalgji dhe vlerë
janë ato, por të avancojmë më tej. Fjalën e fundit e thotë specialisti dhe jo
unë...
8-
Me këtë grup të ristrukturuar ne si krahinë mund të marrim pjesë në evenimente
kombëtare, pse jo, dhe jashtë vendit në trevat e më gjërë.
9-Duhen
bërë vidioklipe të reja, koncerte recitale, inçizime, dhe publikime në media
dhe rrjetet sociale të këtyre vlerave...
Mendoj
gjithashtu Institucionet dhe Kryesia e Shoqatës sonë do i shohin më me
përparësi problemet e kulturës dhe promovimin e vlerave kulturore të
krahinës si për këngët, vallet, doket, zakonet, traditat, veshjen e bukur
karakteristike, ritet etj.
Feriti
krahas problemeve të Shoqatës "Atdhetare Kulturore Benda" ka dhënë
një kontribut edhe në gazetën "Benda" duke shkruajtur artikuj të
ndryshëm me tematika atdhetare, historike, kulturore dhe të profesionit të tij,
ka shkruar dhe në organe të tjera shtypi. Mban korespondencë me një numër të
madh njerëzish, intelektualësh, përfaqësues të shoqatave simotra dhe
organizatave jo qeveritare.
Urime
për arritje të reja, Shoqatës "Atdhetare Kulturore Benda" në
rrugëtimin e saj!
Urime
Grupit Artistik, si pjesë e indentitetit tonë. Ai duhet të na përfaqësojë
denjësisht në eventet e tij! Suksese dhe punë të mbarë Feritit në realizimin e
detyrave që rrjedhin nga pozicioni dhe dashuria për vendlindjen!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 21.03.2021