Mendime
Berat Buzhala: Do te votoja per Agron Shehajn
E shtune, 22.05.2021, 07:00 PM
Berat Buzhala:
Sot e lexova qe ne garen per kryetar te Partise Demokratike
u fut edhe Agron Shehaj. Agroni eshte prej te rralleve politikan ne Shqiperi qe
me ka pelqy qe ne paraqitjen e tij te pare. E kam pas pa per here te pare ne
nje emision te Arian Cani.
Fillimisht, gjeja qe me ka be SHUME pershtypje te Agroni
ishte ngulmimi i tij i pashoq per zbardhjen e krimeve te komunizimit ne
Shqiperi. Kurrgjo nuk me ben me shume nervoz ne Shqiperi se sa relativizimi qe
Partia Socialiste, e qe besa edhe Partia Demokratike, i ben krimeve te
diktatures komuniste. Shqiperia ka qene nje Kore e Veriut per per rreth 40
vjet, jane vrare, jane deportuar, jane hetuar, qindra mijera shqiptare, kurse
askush nuk ka dhane pergjegjesi. Perkundrazi une vazhdimisht kam pa eksponente
te atij regjimi qysh krekosen per ditet e arta te Shqiperise. Buke nuk kane
pase me hanger populli. Nese ke provu me e kalu kufirin, e nese nuk ke jetu ne
Bllok, te kane vra si qenin. Prandaj u pata befasu per te mire me njerzillekun
e Agronit per kete teme.
Ne anen tjeter ajo cfare me ka be pershtypje te Agroni ka
qene edhe qasja e tij ndaj ekonomise, ndaj oligarkise, ndaj tenderomanise. Me
aq sa ka pas mundesi Agroni i ka ekspozu plot dukuri te tilla.
Ai ideologjikisht eshte i djathte, eshte pro tregut te lire
dhe duket qe nuk eshte i kapur as nga Rama e as nga njerezit e Rames ne
ekonomi.
Une jam i bindur qe per PD'ne do te ishte nje perparesi e
madhe qe ne krye te vetin ta kishte Agronin, qe per ta bere edhe me te bukur te
gjithe kete storie, eshte qe kreun e partise do ta zhvendoste ne nje bastion te
PS'se, ne Vlore.
Prej cfare po shoh deri me tash, une me qene delegat, ose me
qene cfaredo vendimmarresi ne kete subjekt, do te votoja per Agron Shehajn.
https://www.facebook.com/berat.buzhala