Mendime
Dedë Preqi: Shuplakat e Hashimit e rrahën tërë Kosovën
E diele, 23.05.2021, 10:29 AM
SHUPLAKAT E HASHIMIT E RRAHËN TËRË KOSOVËN
Nga
Dedë Preqi
Është
ish ambasadori Gjergj Dedaj, që e nxiti këtë artikull dhe janë edhe disa nxitës
të tjerë, që po shkruajnë me eufori dhe fjalë vetëm sa për të mbushë faqet e
gazetave tona dhe jo fjalë që komunikojnë me publikun dhe përafrojnë opinionin
tonë.
Sikur
janë disa shtysa që mund të veprohet edhe kur asaj i kundërvihen ide të
krisura, pasi zakonisht është armiku që na i dikton metodat e mbrapshta dhe
metodat shpeshherë janë më të fuqishme se idetë, të cilave u japim formë dhe
sharm, por më në fund e nxjerrim fytyrën e kombit tonë në pasqyrën e botës.
Nuk
duhet të zbrazëmi në njëri-tjetrin dhe të depëtojmë në një ligësi të thellë, e
cila e dëmton në rrënjë gjenezën tonë kombëtare, nëse i referohemi tiparit
djallëzor, të atij që e kishte në plan dhe program për ta çfarosë kombin tonë
deri në farë dhe ne sot ndaj njëri tjetrit, e nxjerrim me mllef dhe e
mbështesim përfideologjinë e tij, duke i thënë njëri-tjetrit, në kohën e
Milloshit, nuk kishe guxuar me kundërshtue dekretin e shtetit, sepse ta kishte
heqë kokën, sikur i thuhet Gjergj Dedaj, në një opinion.
Duhet
ta njohim mirë Gjergj Dedaj, por edhe preardhjen e tij nga një familje
atdhetare, e cila kaloi nëpër shumë sfida përballë armiqëve të kombit tonë,
edhe pse e dëmtuar disa herë në periudhe të ndryshme dhe me humbje të madhe të
familjarëve të saj, kjo familje i mbeti gjithmonë besnike dhe fisnike amanetit
të parëve të vet, duke e ruajtë shembëlltyrën e tyre për komb dhe atdhe.
Ish
ambasadorin Gjergj Dedaj, të cilin e dekretoj vetë Hashim Thaqi, si ambasador
në Maqedoninë e Veriut, nuk do të thotë se shuplakat e Hashimit, ia dhanë edhe
këtë pozitë, edhe pse kishte edhe shumë pozita të tjera në qeveritë e Kosovës,
i cili e ka merituar apo se ka merituar, sikur edhe të tjerët, që ish
presidenti i vendit ua ka bërë vendin aty ku i ka konvenuar atij dhe klanit të
vet.
Gjergj
Dedaj dhe të tjerët, si ambasador të
Kosovës, të akredituar përmes Ministrisë së Jashtme dhe presidencës së Kosovës,
nëpër vendet e ndryshme të rajonit dhe botës, nuk e kanë të garantuar dhe nuk e
kanë me «tapi «, që të mbetën të përjetshëm në këtë pozitë apo tjetren, poashtu
edhe në këtë rast sikur gjithë
ambasadorët tjerë të shkarkuar edhe Gjergj Dedaj, duhet të pajtohet me
vendimet e qeverisë së Kosovës, deshëm apo nuk deshëm, një vendim i tillë është
sjellë në marrëveshje me ministrinë përkatëse dhe presidencën dhe në përputhje
me ligjet e vendit.
Ish
ambasadori Gjergj Dedaj, por edhe të tjerët, që përfaqësojnë shtetin e Kosovës,
ku do në botë, duhet ta ruajnë parimin e vlerave dhe madhështinë ndaj shtetit
të vet, dhe për atë do quhen ambasador, që të japin një shembëll të mirë të
demokracisë të shtetit tonë, sepse detyrat për të organizuar pushtetin vijnë e
shkojnë, ndërsa njeriu e përdor këtë pushtet që të mbetët përsëri njeri edhe pa
pozitë.
Akuzat
dhe etiketimet ndaj presidentës Vjosa Osmani, nga Gjergj Dedaj, por edhe të
tjerët, janë reagime të nxituara dhe të pa tolerueshme, që nuk përkojnë fare me
realitetin, sepse zonja presidente nuk është presidente e kontrabanduar dhe as
e diktuar, por e ka meritën më të madhe se kush do tjetër, të cilën ia ka dhënë
vetë populli, që do të ishte një pasardhëse e denjë dhe e merituar e
presidentit dr. Ibrahim Rugova.
Në
kuptimin e vërtetë të fjalës, shuplakat e Hashimit, e rrahën jo vetëm Gjergj
Dedaj (nëse do të është e vertetë), por shuplakat e Hashimit e rrahën tërë
Kosovën, i cili edhe ndaj të tjerëve u sjellë në të njëjtën mënyrë, dhe
pikërisht përmes këndvështrimit tashmë të diskutuar, sipas të cilit njeriu nuk
duhet ta zotëroj dhe ta mbajë pushtetin me fuqi dhe pa dhënë llogari, por së
pari ta zotëroj vetëvetën, dhe fuqinë ta përdor për të punuar, por edhe për të
përhapur fronte të reja të punës dhe aq më shumë ti shtohet energji jetës dhe
mirëqenjës së popullit të vet.